Beselidhja e ReMateu: Jezusi ushqen pesë mijë vetë
- 1 Në atë kohë Herodi tetrark dëgjoi ç`flitej për Jezusin
- 2 dhe u tha shërbëtorëve të vet: Ky është Gjon Pagëzuesi! U ngjall së vdekuri! Ja, përse ka pushtet të bëjë mrekulli!
- 3 E vërtet Herodi e kishte zënë Gjonin, e kishte lidhur dhe e kishte qitur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.
- 4 Sepse Gjoni i kishte thënë: Nuk guxon ta mbash për grua Herodiadën!
- 5 Herodi donte ta vriste, por druante nga populli, sepse Gjonin e mbanin për profet.
- 6 Në ditëlindjen e Herodit, bija e Herodiadës vallëzoi para të ftuarve dhe aq i pëlqeu Herodit,
- 7 sa që me përbetim i premtoi se do t`i jepte çkado që t`i kërkonte.
- 8 Ajo, e mësuar prej së ëmës: Ma jep;tha;këtu në pjatë kokën e Gjon Pagëzuesit!
- 9 Mbretit i erdhi keq, por për shkak të përbetimit e të të ftuarve, urdhëroi t`i jepej.
- 10 Dërgoi dikë dhe ia preu Gjonit kokën në burg.
- 11 Kokën e Gjonit e sollën në pjatë, ia dha vajzës e kjo së ëmës.
- 12 Pastaj erdhën nxënësit e Gjonit, e morën trupin, e varrosën, shkuan dhe i treguan Jezusit.Jezusi ushqen pesë mijë vetë(Mk 6, 30-44; Lk 9, 10-17; Gjn 6, 1-14)
- 13 Kur dëgjoi Jezusi, shkoi prej andej me barkë dhe u shmang në një vend të pabanuar;në vetmi. Por, kur e hetoi populli, u nis pas tij në këmbë prej qyteteve.
- 14 Kur doli Jezusi prej barke, pa një turmë të madhe njerëzish, pati dhembshuri për ta dhe i shëroi të sëmurët e tyre.
- 15 Në mbrëmje iu afruan nxënësit e thanë:Vendi është i shkretë dhe u bë vonë; lëri njerëzit të shkojnë në fshatra e të blejnë ushqim.
- 16 Jezusi u përgjigj:Nuk është nevoja të shkojnë: jepuni ju të hanë!
- 17 Ata iu përgjigjën:S`kemi këtu veçse pesë bukë e dy peshq.
- 18 Jezusi vijoi:M`i sillni këtu!
- 19 Pastaj i dha urdhër popullit të ulet në bar.I mori pesë bukët e dy peshqit, i çoi sytë kah qielli, i bekoi, i ndau dhe ua dha nxënësve, kurse nxënësit turmës.
- 20 Të gjithë hëngrën e u nginë. I mblodhën tepricat: dymbëdhjetë shporta plot me copa.
- 21 E ata që hëngrën, pa i numëruar gratë e fëmijët, ishin rreth pesë mijë meshkuj.Jezusi ecën mbi ujë(Mk 6, 45-52; Gjn 6, 15-21)
- 22 Pastaj aty për aty Jezusi i urdhëroi nxënësit të hyjnë në barkë e të kalojnë para tij në anën tjetër derisa ai ta shpëdante popullin.
- 23 Jezusi, si e nisi popullin, u ngjit vetëm në mal për t`u lutur. Ishte bërë natë e ai ende gjendej aty vetëm.
- 24 Barka, që tashmë ishte shumë stadje larg tokës, përplasej prej valëve, sepse era fryente kundër.
- 25 Në rojën e katërt të natës erdhi Jezusi tek ata duke ecur përmbi det.
- 26 Kur nxënësit e hetuan duke ecur përmbi det, u frikësuan e thanë: Diçka po na shtihet! e prej frikës bërtitën.
- 27 Por, menjëherë Jezusi u tha:Guxim, jam unë, mos kini frikë!
- 28 Pjetri u përgjigj:Zotëri, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti përmbi ujë!
- 29 Eja!;i tha.Atëherë Pjetri zbriti nga barka e po ecte nëpër ujë për të shkuar te Jezusi.
- 30 Porse, kur e pa erën e fortë, u frikësua, filloi të humbasë në ujë dhe bërtiti:Më shpëto, o Zot!
- 31 Jezusi pëjëherë shtriu dorën, e kapi dhe i tha:Fepakët! Përse dyshove!
- 32 Kur hynë në barkë, pushoi era.
- 33 Ata që ishin në barkë u përkulën me nderim para tij e thanë:Me të vërtetë je Biri i Hyjit!Jezusi shëron në rrethet e Gjenezaretit(Mk 6, 53-56)
- 34 Pasi kaluan detin, u kapën në breg në Gjenezaret.
- 35 Njerëzit e atij vendi, posa e njohën, e vunë në dijeni mbarë krahinën dhe ia sollën të gjithë të sëmurët.
- 36 I luteshin t`i lejonte t`i preknin vetëm kindin e petkut të tij. Ata që e prekën, u shëruan.