Beselidhja e ReMateu: Traditat e të parëve
- 1 Atëherë disa farisenj e skribë nga Jerusalemi iu afruan Jezusit e i thanë:
- 2 Pse nxënësit e tu nuk i përfillin mësimet që na i lanë të parët? Sepse nuk i lajnë duart para se të hanë bukë!
- 3 Ai u përgjigj:E ju pse e shkelni urdhrin e Hyjit për shkak të mësimit tuaj?
- 4 Sepse Hyji ka thënë: `Nderoje babain dhe nënën tënde` dhe `Kush e mallkon të atin e të ëmën le të ndëshkohet me vdekje.`
- 5 Kurse ju mësoni: `Kushdo i thotë babait e nënës: `Ndihma që prej meje të takon ty, le të jetë dhuratë e shenjtë Tempullit`,
- 6 ai s`është më i detyruar ta ndihmojë të atin. Kështu ju e shlyet fjalën e Hyjit në emër të mësimit tuaj.
- 7 Shtiracakë! Bukur parafoli për ju Isaia, kur tha:
- 8 `Ky popull më nderon me buzëe zemra e tij është larg meje.
- 10 Atëherë e grishi popullin t`i afrohej dhe i tha:
- 11 Dëgjoni e meri vesh mirë! Njeriun nuk e bën të papastër ç`hyn në gojë, por ç`del nga goja;ajo e bën njeriun të papastër!
- 12 Atëherë iu afruan nxënësit e i thanë:A e di se farisenjtë, posa e dëgjuan këtë fjalë, u shkandulluan?
- 13 Jezusi u përgjigj:Çdo bimë që nuk e ka mbjellë Ati im qiellor do të nxirret me gjithë rrënjë.
- 14 Hiquni tyre! Janë të verbër dhe prijës të verbërish. E kur i verbëri i prin të verbërit, të dy bien në gropë.
- 15 Atëherë Pjetri i tha:Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë!
- 16 Ai u përgjigj:Si? As ju nuk po kuptoni?
- 17 Po a nuk e meri vesh se gjithçka hyn në gojë, shkon në bark e del e mbaron jashtë?
- 18 Kurse çka del nga goja, del nga zemra e kjo e bën njeriun të papastër.
- 19 Sepse nga zemra dalin qëllimet e këqija, vrasjet, kurorëthyerjet, fëlligështia, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.
- 20 Këto e përlyejnë njeriun. Të hajë njeriu me duar të palara, kjo s`e bën njeriun të papastër.Feja e gruas kananease(Mk 7, 24-30)
- 21 Jezusi doli prej atij vendi e kaloi në krahinat e Tirit e të Sidonit.
- 22 Dhe, ja, një grua nga Kananeja, që kishte ardhur prej atyre anëve, filloi të bërtiste e të thoshte: Ki mëshirë për mua, o Zot, Biri i Davidit! Djalli po ma mundon tepër vajzën!
- 23 Por ai nuk iu përgjigj fare. Atëherë iu afruan nxënësit e tij e i thanë:Bëja këtë nderë e të shkojë, sepse po bërtet pas nesh!
- 24 Ai u përgjigj:Unë jam i dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.
- 25 Por ajo u afrua, u përkul thellë në nderim para tij e tha:Më ndihmo, o Zot!
- 26 Jezusi iu përgjigj:Nuk është mirë të marrësh bukën e fëmijëve e t`ua japësh këlyshëve të qenve.
- 27 Po, o Zot;shtoi ajo;se edhe këlyshët hanë dromcat që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre.
- 28 Atëherë Jezusi iu përgjigj:O grua, e madhe është feja jote! Le të bëhet ashtu si dëshiron!Në atë moment bija e saj u shërua.Shërime të ndryshme në popull
- 29 Jezusi u nis prej andej, ra bregut të detit të Galilesë, u ngjit në një kodër e u ul të rrijë atje.
- 30 Iu afrua një turmë e madhe e popullit që sillte me vete të shqepët, të verbër, dorëcungë, memecë e shumë të tjerë. I ulën para tij dhe ai i shëroi.
- 31 Populli u mrekullua duke parë se si memecët flisnin, dorëcungët u shëruan, të shqeptët ecnin drejt, të verbërit shihnin dhe i dha lavdi Hyjit të Izraelit.Jezusi ushqen katër mijë vetë(Mk 8, 1-10)
- 32 Atëherë Jezusi i thirri pranë vetes nxënësit e vet e u tha:Më dhimbset ky popull se, ja, ka tri ditë që rri me mua e nuk ka çka të hajë. Nuk dua t`i nis të uritur që të mos u bie të fikët udhës.
- 33 Nxënësit iu përgjigjën:Po ku të gjejmë këtu në shkretëtirë aq bukë sa të ngijmë gjithë këtë popull?
- 34 Jezusi pyeti:Sa bukë keni?Shtatë bukë e pak peshq të vegjël;iu përgjigjën ata.
- 35 Atëherë i dha urdhër popullit të ulej për tokë.
- 36 Pastaj mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi Hyjin, i theu, ua dha nxënësve të vet e nxënësit popullit.
- 37 Të gjithë hëngrën deri sa u nginë, e me copat që tepruan, çuan plotë shtatë shporta.
- 38 Ata që hëngrën ishin, përpos grave e fëmijëve, katër mijë burra.
- 39 Kur e shpëdau popullin, hyri në barkë e shkoi në Krahinën e Magadanit.