Beselidhja e ReMateu: Punëtorët në vresht
- 1 Mbretëria e qiellit është e ngjashme me atë zot shtëpie, i cili doli herët në mëngjes që të gjejë punëtorë për vreshtin e vet.
- 2 E, si u mor vesh me punëtorët me nga një denarë në ditë, i çoi në vreshtin e vet.
- 3 Pastaj doli edhe rreth orës tre, pa disa të tjerë duke ndenjur të papunë në treg
- 4 e u tha: `Shkoni edhe ju në vreshtin tim e do t`ju jap sa të jetë e drejtë.`
- 5 Shkuan edhe ata. Prapë doli rreth orës gjashtë dhe orës nëntë e bëri ashtu.
- 6 Doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti të tjerë që po rrinin të papunë dhe u tha: `Përse rrini këtu të papunë gjithë ditën?`
- 7 Ata iu përgjigjën: `Sepse askush nuk na mori në punë.` Ai u tha: `Shkoni edhe ju në vresht!`
- 8 Si u bë mbrëmje, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: `Thirri punëtorët dhe jepu pagën;fillo prej atyre të fundit e deri në të parët.`
- 9 Erdhën kështu ata të të njëmbëdhjetës orë e morën secili nga një denar.
- 10 Kur erdhën të parët, menduan se do të merin më shumë. Por edhe ata morën nga një denar.
- 11 Duke e marrë i ankoheshin të zotit të shtëpisë
- 12 e thoshin: `Këta të fundit punuan vetëm një orë e ti i barazove me ne që mbartëm mundin e ditës e vapën.`
- 13 E ai iu përgjigj njërit prej tyre: `Mik, s`po të bëj padrejtësi! A nuk u more vesh me mua për nga një denar?
- 14 Merr sa të përket e nisu! Unë dua t`i jap edhe këtij të fundit sa ty!
- 15 A nuk kam të drejtë të bëj me pasurinë time si më pëlqen mua? Vallë a duhet të jesh ti smirëzi pse jam unë i mirë?`
- 16 Kështu të fundit do të jenë të parët, e të parët të fundit!Jezusi paralajmëron të tretën herë vdekjen dhe ngjalljen e vet(Mk 10, 32-34; Lk 18, 31-34)
- 17 Kur Jezusi po ngjitej në Jerusalem, i mori veçmas të dymbëdhjetët dhe udhës u tha:
- 18 Ja, po ngjitemi në Jerusalem dhe Biri i njeriut do t`u dorëzohet kryepriftërinjve e skribëve. Ata do ta dënojnë me vdekje,
- 19 e do t`ua dorëzojnë paganëve për ta vënë në lojë, për ta frushkulluar e për ta kryqëzuar. Por ai të tretën ditë do të ngjallet.Kërkesa e nënës së Jakobit e Gjonit(Mk 10, 35-45)
- 20 Atëherë iu afrua nëna e bijve të Zebedeut me të bijtë dhe e përshëndeti me fytyrë për dhe për t`i lypur diçka.
- 21 Jezusi i tha:Çka dëshiron?Ajo iu përgjigj:Urdhëro që këta të dy, bijtë e mi, të rrinë në Mbretërinë tënde njëri në të djathtën e tjetri në të majtën tënde.
- 22 Jezusi u përgjigj:Nuk dini çka lypni. A mundeni ta pini ju kelkun që unë do ta pi?Mundemi!;iu përgjigjën.
- 23 Jezusi vijoi:Me të vërtetë ju do ta pini kelkun tim, por të më rrini njëri në të djathtë e tjetri në të majtë, nuk është në dorë time t`jua japë, por do t`u jepet atyre, për të cilët u bë gati prej Atit tim.
- 24 Kur morën vesh dhjetë të tjerët, u zemëruan me dy vëllëzërit.
- 25 Atëherë Jezusi i thirri pranë vetes e u tha: Ju e dini se sunduesit zotërojnë mbi popujt e vet e princat e tyre i mbajnë nën pushtet.
- 26 Porse, ndërmjet jush nuk duhet të jetë ashtu! Përkundrazi, ai që prej jush do të bëhet i madh, le të bëhet shërbëtori juaj,
- 27 kurse ai që ndër ju dëshiron të jetë i pari, le të bëhet skllavi juaj,
- 28 sikurse edhe Biri i njeriut, që s`erdhi për të qenë shërbyer, por për të shërbyer e për të flijuar jetën e vet si shpërblim për të gjithë!Shërimi i dy të verbërve të Jerihonit(Mk 10, 46-52; Lk, 18, 35-43)
- 29 Kur po dilnin nga Jerihoni, iu vunë pas shumë njerëz.
- 30 Dhe ja, dy të verbër, që rrinin në skaj të rrugës, si morën vesh se po kalonte Jezusi, ia filluan të bërtasin: Zotëri, Biri i Davidit, ki mëshirë për ne!
- 31 Populli u bërtiti të heshtnin, por ata klithën edhe më tepër: Zotëri, Biri i Davidit, ki mëshirë për ne!
- 32 Jezusi u ndal, i thirri dhe u tha:Çka kërkoni të bëj për ju?
- 33 Ata iu përgjigjën:Zotëri, që të na çelen sytë!
- 34 Jezusi pati dhembshuri për ta e ua preku sytë.Ata menjëherë panë dhe u nisën pas tij.