Beselidhja e ReMateu: Shëmbëlltyra e kremtimit të dasmës
- 1 Jezusi filloi prapë t`u flasë në shëmbëlltyra. Thoshte:
- 2 Mbretëria e qiellit është e ngjashme me mbretin që bëri dasmë për djalin e vet.
- 3 Mbreti dërgoi shërbëtorët e vet për të grishur të ftuarit në dasmë. Por ata nuk deshën të vijnë.
- 4 Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: `Thuajini të ftuarve: gostinë e kam gati: i preva demat e mi e bagëtitë e majura! Gjthçka është gati! Ejani në dasmë!`
- 5 Por ata nuk ia vunë veshin e shkuan: kush në arën e vet e kush në tregti të vet.
- 6 Të tjerët, pastaj, i zunë shërbëtorët e tij, i munduan e i vranë.
- 7 Për këtë punë mbreti u zemërua, dërgoi ushtrinë e vet, i vrau ata gjakësorë dhe e dogji qytetin e tyre.
- 8 Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: `Dasma njëmend është gati, por të ftuarit nuk qenë të denjë.
- 9 Shkoni, pra, në udhëkryqe e, këdo që të gjeni, thirreni në dasmë!`
- 10 Shërbëtorët dolën nëpër udhë dhe i sollën të gjithë ata që gjetën: të mirë e të këqij. Kështu salloni i dasmës u mbush me të ftuar.
- 11 Atëherë hyri edhe mbreti për t`i parë të ftuarit. Vuri re aty njërin që s`e kishte veshur petkun e dasmës. I tha:
- 12 Mik, si hyre këtu pa pasur petkun e dasmës? Ai s`e çeli gojën.
- 13 Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: `Lidheni këmbësh e duarsh e hidheni jashtë në errësirë, ku do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh!`
- 14 Sepse, shumë janë të grishur, por pak janë të zgjedhur.Pagimi i tatimeve Cezarit(Mk 12, 13-17; Lk 20, 20-26)
- 15 Atëherë farisenjtë u ndanë në një anë dhe u këshilluan si ta zënë gabim në fjalë.
- 16 Dërguan nxënësit e vet bashkë me herodianë për t`i thënë:Mësues, ne e dimë se ti gjithmonë flet të vërtetën dhe se me të vërtetë mëson udhën e Hyjit pa marrë parasysh kush është kush: ti nuk shikon ç`pozitë kanë njerëzit!
- 17 Na thuaj, pra, si mendon ti: a është e lejueshme t`i paguhet Cezarit tatimi apo jo?
- 18 Jezusi, duke e njohur mirë djallëzinë e tyre, tha:Shtiracakë, pse po më sprovoni?
- 19 Ma tregoni monedhën e tatimit!
- 20 Ata ia sollën një denar.E kujt është;u tha;kjo fytyrë e ky mbishkrim?
- 21 E Cezarit!;iu përgjigjën ata.Atëherë Jezusi u tha:Jepini, pra, Cezarit çka i përket Cezarit e Hyjit çka i përket Hyjit.
- 22 Kur e dëgjuan përgjigjen, u habitën, e lanë dhe shkuan.Ringjallja e të vdekurve(Mk 12, 18-27; Lk 20, 27-40)
- 23 Atë ditë erdhën tek ai disa saducenj që thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurish. Ata e pyetën:
- 24 Mësues! Moisiu tha: `Nëse ndokush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij për t`i lindur vëllait të vet trashëgimtarë.`
- 25 Tashti, ndër ne ishin shtatë vëllezër. I pari u martua e vdiq e, pasi nuk pati fëmijë, ia la gruan vëllait të vet.
- 26 Kështu ndodhi me të dytin, me të tretin... deri tek i shtati.
- 27 Dikur, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.
- 28 Në ringjallje, pra, gruaja e cilit ndër këta të shtatë do të jetë? Sepse, të gjithë e patën grua!
- 29 Ju jeni gabim;u përgjigj Jezusi;sepse nuk e meri vesh Shkrimin e shenjtë as pushtetin e Perëndisë.
- 30 Sepse, në ringjallje as meshkujt s`marrin gra as femrat burra, por janë porsi engjëjt e Hyjit në qiell.
- 31 E për sa i përket ringjalljes së të vdekurve a nuk keni lexuar çka ju tha Hyji?
- 32 `Unë jam Hyji i Abrahamit, Hyji i Isakut, Hyji i Jakobit?` Ai nuk është Hyji i të vdekurve, por i të gjallëve!
- 33 Kur e dëgjoi populli, u mrekullua nga mësimi i tij.Më i madhi urdhërim(Mk 12, 28-34; Lk 10, 25-28)
- 34 Farisenjtë, kur morën vesh se ua mbylli gojën saducenjve, u bashkuan
- 35 dhe njëri prej tyre [mësues Ligji], për ta vënë në provë, e pyeti:
- 36 Mësues, cili është më i madhi urdhërim i Ligjit?
- 37 Jezusi u përgjigj:Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde!
- 38 Ky është më i madhi dhe i pari urdhërim.
- 39 I dyti është i barabartë me të: `Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!`
- 40 Në këto dy urdhërime varet i tërë Ligji dhe Profetët.Krishti, Biri dhe Zotëria i Davidit(Mk 12, 35-37; Lk 20, 41-44)
- 41 Kur u bashkuan farisenjtë, Jezusi i pyeti:
- 42 Çka mendoni për Mesinë? Biri i kujt është?I Davidit.;iu përgjigjën ata.
- 43 Ai u tha:E si atëherë Davidi, i shndritur prej Shpirtit Shenjt, e quan Zotërinë e vet, kur thotë:
- 44 `I tha Zoti Zotërisë tim:rri në të djathtën timederisa t`i vë armiqtë e tushtrojë për këmbët e tua?`
- 45 E nëse Davidi e mban për Zotëri të vetin, si mund ta ketë bir?
- 46 Asnjëri s`qe i zoti t`i përgjigjë asnjë fjalë. E, që prej kësaj dite, askush s`guxoi ta pyesë më.