Beselidhja e ReMateu: Të ngjallurit e Jezusit
- 1 Pas të shtunës, në të zbardhur të dritës;të ditës së parë të javës, shkuan Maria Magdalenë dhe Maria tjetër për të parë varrin.
- 2 Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse engjëlli i Zotit zbriti nga qielli, u afrua, rrokullisi gurin dhe u ul mbi të.
- 3 Fytyra e tij ishte porosi vetëtima e petku i tij i bardhë porsi bora.
- 4 Rojtarët, prej frikës së tij, u dridhën dhe u bënë si të ishin të vdekur.
- 5 Atëherë engjëlli u tha grave:Ju mos u trembni! E di se kërkoni Jezusin e kryqëzuar!
- 6 Ai nuk është këtu! U ngjall sikurse tha! Ejani e shikoni vendin ku qe vënë
- 7 e pastaj nxitoni të shkoni e t`ua tregoni nxënësve të tij: u ngjall së vdekuri dhe, ja, po shkon para jush në Galile. Atje do ta shihni. Ja, ju tregova!
- 8 Ato menjëherë u larguan nga varri me frikë e njëherësh me gëzim të madh; shkuan me nxitim t`u lajmërojnë nxënësve të tij.
- 9 Dhe ja, u doli Jezusi përpara e u tha:Ju falem!Ato u afruan, e përqafuan dhe e adhuruan.
- 10 Atëherë Jezusi u tha:Mos kini frikë! Shkoni e lajmëroni vëllezërit e mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin.Rojtarët lajmërojnë ngjalljen e Jezusit
- 11 Ndërsa gratë po shkonin, dhe ja, disa nga rojtarët arritën në qytet dhe i lajmëruan kryepriftërinjtë për krejt çka ndodhi.
- 12 Këta u tubuan në këshillim me pleqtë, morën shumë të holla, ua dhanë ushtarëve
- 13 dhe u thanë:Thoni: nxënësit e tij erdhën natën e, ndërsa ne po flinim, e vodhën.
- 14 Po qe se kjo fjalë i shkon në vesh qeveritarit, ne do të kujdesemi t`ia mbushim mendjen e juve s`do t`ju ndodhë asnjë e keqe.
- 15 Ata i morën paratë e bënë ashtu si i mësuan. Kjo përrallë është e përhapur ndër judenj edhe sot e kësaj dite.Jezusi i dërgon apostujt në mbarë botën(Mk 16, 14-18; Lk 24, 36-49; Gjn 20, 19-23; Vap 1, 6-8)
- 16 Ndërkaq të njëmbëdhjetë nxënësit shkuan në Galile, në atë mal, ku u kishte urdhëruar Jezusi.
- 17 Kur e panë, e adhuruan, por disa dyshuan.
- 18 Jezusi u afrua e u tha:Më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.
- 19 Prandaj, shkoni e bëjini nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt!
- 20 Mësojini të zbatojnë gjithçka ju kam urdhëruar! Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë;deri në të sosur të botës!