Beselidhja e ReMateu: Mos i gjykoni të tjerët
- 1 Mos gjykoni, që të mos gjykoheni!
- 2 Sepse me çfarë gjykimi të gjykoni, me atë do të gjykoheni! E me atë masë që matni, me atë edhe juve do t`ju matet.
- 3 Pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd, kurse nuk e sheh traun në syrin tënd?
- 4 Dhe, si mund t`i thuash vëllait tënd: `Prit të ta nxjerr lëmishten nga syri yt`, ndërsa ke traun në syrin tënd?
- 5 Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt, e pastaj do të shohësh ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.
- 6 Mos ua jepni qenve gjënë e shenjtëruar as mos i qitni para derrave margaritarët tuaj që, pasi t`i shkelin, të mos kthehen kundër jush e t`ju shqyejnë.Lyp, kërko, trokit(Lk 11, 9-13)
- 7 Lypni e do t`ju jepet, kërkoni dhe do të gjeni, trokitni e do t`ju çelet!
- 8 Sepse, kush lyp, i jepet, kush kërkon gjen, e kush troket, i çelet.
- 9 Dhe, a gjendet njeri ndër ju, që po i lypi i biri bukë, i jep gur?
- 10 Ose, po i lypi peshk, i jep gjarpër?
- 11 Po ja, pra, nëse ju që jeni të këqij, dini t`u jepni gjëra të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj që është në qiell, do t`u japë gjëra të mira atyre që ia lypin.
- 12 Gjithçka dëshironi t`ju bëjnë juve njerëzit, bëjuani edhe ju atyre! Ja, vërtet Ligji e Profetët!Dera e ngushtë(Lk 13, 24)
- 13 Hyni nëpër derën e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e gjerë rruga që çon në bjerrje e shumë janë nga ata që kalojnë nëpër të!
- 14 Sa e ngushtë është dera e sa e ngushtë është rruga që çon në jetë e janë pak nga ata që e gjejnë!Pema njihet prej fryteve të saj(Lk 6, 43;44)
- 15 Ruajuni prej profetëve të rrejshëm, që vijnë tek ju e ju shtiren si dele, kurse përbrenda janë ujq grabitqarë.
- 16 Do t`i njihni prej fryteve të tyre. A thua vilet rrushi prej ferrave ose fiqtë prej murrizave?
- 17 Kështu çdo pemë e mirë, jep fryte të mira, kurse çdo pemë e keqe jep fryte të këqija.
- 18 Një pemë e mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një pemë e keqe nuk mund të japë fryte të mira.
- 19 Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, pritet e hidhet në zjarr.
- 20 Kështu, pra, do t`i njihni profetët prej veprave të tyre.Unë nuk ju kam njohur kurrë(Lk 13, 25-27)
- 21 Jo secili që më thotë: `O Zot, o Zot!` do të hyjë në Mbretërinë e qiellit, por ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.
- 22 Shumë do të më thonë atë ditë: `O Zot, o Zot, a nuk profetizuam në Emër tënd, a nuk i nxorëm shpirtrat e këqij në Emër tënd, a nuk bëmë shumë mrekulli në Emër tënd?`
- 23 Atëherë unë do t`u them: Kurrë nuk ju kam njohur! Shporruni prej meje, o keqbërës!Dy themelet(Lk 6, 49)
- 24 Kështu, kushdo i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në veprim, mund të krahasohet me njeriun e urtë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi shkëmb.
- 25 Ra shiu, u çuan përrenjtë, frynë erërat e u përplasën për atë shtëpi, por ajo nuk u rrëzua, sepse i kishte themelet në shkëmb.
- 26 Kurse, ai që i dëgjon të gjitha këto fjalë të mia e nuk i vë në veprim, mund të krahasohet me njeriun e marrë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi rërë.
- 27 Ra shiu, u çuan përrenjtë, frynë erërat dhe u përplasën për atë shtëpi e ajo u rrëzua: rrënimi i saj qe i madh!
- 28 Kur Jezusi i kreu këto fjalime, turma e popullit mbeti e habitur nga mësimi i tij,
- 29 sepse vërtet i mësonte si njeriu që ka autoritet, e jo si skribët e tyre.