Beselidhja e ReMateu: Shërimi i të gërbulurit
- 1 Kur Jezusi zbriti nga mali, iu vu pas një turmë e madhe populli.
- 2 Dhe ja, një i gërbulur iu afrua, ra përmbys para tij e i tha: O Zot, nëse ti do, mund të më shërosh.
- 3 Atëherë Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: Dua, shërohu! Dhe pëjëherë u shërua gërbula e tij.
- 4 Jezusi i tha: Ruaju se i tregon kujt! Por shko, paraqitu te prifti e kushtoje flinë që ka urdhëruar Moisiu, t`u vlejë atyre për dëshmi.Shërbimi i shërbëtorit të centurionit(Lk 7, 1-10; Gjn 4, 43-54)
- 5 Kur Jezusi hyri në Kafaaum, iu paraqit një centurion dhe iu lut:
- 6 Zotëri, shërbëtori im është i shtrirë në shtëpi i paralizuar dhe po vuan shumë.
- 7 Jezusi i tha:Do të vij dhe do ta shëroj.
- 8 Por centurioni iu përgjigj:O Zot, unë nuk jam i denjë të hysh nën pullazin tim, por vetëm jep urdhër e shërbëtori im do të shërohet.
- 9 Sepse, edhe unë që nuk jam tjetër, veçse një njeri i nënshtruar, kam nën urdhrin tim ushtarë dhe unë i them njërit: `Shko!` dhe ai shkon e një tjetri: `Eja!` dhe ai vjen, e shërbëtorit tim: `Bëje këtë!` dhe ai e bën
- 10 Jezusi, kur e dëgjoi, u mrekullua dhe u tha atyre që po i shkonin pas:Për të vërtetë po ju them: ende nuk e gjeta te asnjë njeri tjetër në Izrael një fe kaq të madhe!
- 11 Prandaj po ju them: shumë do të vijnë nga Lindja e nga Perëndimi e do të ulen në tryezë me Abrahamin, Izakun e Jakobin në Mbretërinë e qiellit,
- 12 ndërsa bijtë e Mbretërisë do të hidhen jashtë në errësirë, ku do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh.
- 13 Atëherë i tha centurionit: Shko e le të bëhet ashtu siç besove!Dhe shërbëtori i tij u shërua po në atë orë.Shërimi i shumë të sëmurëve(Mk 1, 29-34; Lk 4, 38-41)
- 14 Kur Jezusi shkoi në shtëpinë e Pjetrit, pa vjehrrën e Pjetrit të shtrirë me ethe.
- 15 Jezusi ia preku dorën, atë e lëshuan ethet, u çua dhe i shërbeu.
- 16 Kur u bë natë i sollën shumë të djallosur. Jezusi me fuqinë e fjalës i dëboi shpirtrat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët,
- 17 që kështu të plotësohej fjala e Isaisë profet që thotë: Ai i mori lëngatat tona e i mbarti sëmundjet tonaÇka lypet për të qenë i krishterë i mirë(Lk 9, 57-62)
- 18 Jezusi, kur e pa turmën e njerëzve që po e rrethonte, dha urdhër të kalojnë në anën tjetër.
- 19 Ndërkaq u afrua një skrib e i tha:Mësues, do të vij pas teje ngado që të shkosh.
- 20 Jezusi iu përgjigj:Dhelprat kanë strofuj e zogjtë e qiellit çerdhe, kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën.
- 21 Një tjetër nga nxënësit e tij tha:Zotëri, më lejo të shkoj një herë e ta varros tim atë.
- 22 Jezusi iu përgjigj:Eja pas meje e lëri të vdekurit t`i varrosin të vdekurit e vet!Stuhia e fashitur(Mk 4, 35-41; Lk 8, 22-25)
- 23 Si hyri në barkë, pas tij u nisën edhe nxënësit e tij.
- 24 Dhe ja, në det u çua një stuhi e madhe aq sa valët po e mbulonin barkën; e ai flinte.
- 25 Atëherë nxënësit iu afruan, e zgjuan dhe i thanë:Ndore tënde, o Zot, se u mbytëm!
- 26 Pse po frikësoheni, o fepakët?;u tha dhe atëherë u ngrit, u urdhëroi erërave dhe detit e u bë qetësi e madhe.
- 27 Njerëzit të habitur thoshin: Kush është ky që po i nënshtrohen erërat dhe deti?Të djallosurit prej Gadarës(Mk 5, 1-20; Lk 8, 26-39)
- 28 Sapo kaloi në bregun tjetër;në krahinën e gadarenëve, dy të djallosur që dolën nga varret, i erdhën para. Ishin aq të rrezikshëm, sa që askush s`guxonte të kalonte asaj rruge.
- 29 Dhe ja, bërtitën:Çka do prej nesh, o Biri i Hyjit? A erdhe këtu të na mundosh para kohës?
- 30 Jo larg tyre kulloste një tufë e madhe derrash.
- 31 Shpirtrat e këqij iu lutën Jezusit:Meqë po na dëbon, na ço në tufën e derrave!
- 32 Ai u tha: Shkoni!Ata dolën e hynë në derra. Dhe ja, mbarë tufa u lëshua me turr e prej greminës ra në det dhe u mbyt në ujë.
- 33 Barinjtë ikën, e si mbërritën në qytet, treguan gjithçka, veçanërisht për të djallosurit.
- 34 Dhe ja, mbarë qyteti i doli para Jezusit. Kur e panë, iu lutën të largohej prej krahinës së tyre.