Beselidhja e ReMateu: Shërimi i të paralizuarit
- 1 Jezusi hipi në barkë, kaloi në anën tjetër dhe shkoi në qytetin e vet.
- 2 Dhe ja, ia sollën para një të paralizuar, të shtrirë në vig. Jezusi, kur e pa fenë e tyre, i tha të paralizuarit: Guxim, biro! Të janë falur mëkatet!
- 3 Dhe ja, disa prej skribëve menduan me vete:Ky po blasfemon!
- 4 Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, tha:Pse mendoni keq në zemrat tuaja?
- 5 Çka është më lehtë të thuhet: `Të janë falur mëkatet` apo të thuhet: `Ngrihu e ec!?`
- 6 `Por që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi tokë;i tha atëherë të paralizuarit;Çohu në këmbë, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!
- 7 I paralizuari u ngrit e shkoi në shtëpi të vet.
- 8 Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit që u dha njerëzve pushtet kaq të madh.Thirrja e Mateut(Mk 2, 13-17; Lk 5, 27-32)
- 9 Jezusi, si shkoi prej andej, pa një njeri që quhej Matu00e9, ndenjur në doganë. Jezusi i tha: Eja pas meje! Ai u ngrit dhe shkoi pas tij.
- 10 Dhe, kur më vonë, Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, ja se ia behën shumë tagrambledhës e mëkatarë e u ulën në tryezë bashkë me Jezusin e me nxënësit e tij.
- 11 Farisenjtë kur e panë këtë, i pyetën nxënësit e tij:Pse mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhës e me mëkatarë?
- 12 Jezusi, kur i dëgjoi, u përgjigj:Mjeku nuk u duhet të shëndoshëve, por të sëmurëve!
- 13 Shkoni e mësoni çka do të thotë: `Më pëlqen mëshira e jo flia!` Sepse unë nuk erdha të ftoj të drejtët, por mëkatarët.Çështja e agjërimit(Mk 2, 18-22; Lk 5, 33-39)
- 14 Atëherë iu afruan nxënësit e Gjonit e i thanë:Përse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, kurse nxënësit e tu nuk agjërojnë?
- 15 Jezusi u përgjigj:A është e mundur të mbajnë zi dasmorët derisa të jetë me ta dhëndri? Por, do të vijë koha, kur do t`ua rrëmbejnë dhëndrin. Atëherë edhe ata do të agjërojnë.
- 16 Askush nuk vë aë pëlhure të re në petk të vjetër, sepse aa e shtrin petkun dhe grisja bëhet më e madhe.
- 17 As nuk shtihet vera e re në rrëshiqa të vjetër: pëdryshe rrëshiqat shpohen, vera derdhet edhe rrëshiqat shkojnë dëm. Vera e re hidhet në rrëshiqa të rinj e kështu ruhen të dy.Ngjallja e vajzës së kryetarit dhe gruaja që preku kindin e petkut të Jezusit(Mk 5, 21-43; Lk 8, 40-56)
- 18 Ndërsa Jezusi po ua mësonte këto, ja se iu afrua një kryetar, ra përmbys para tij dhe i tha: Posa më vdiq vajza. Megjithatë eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të ngjallet.
- 19 Jezusi u ngrit dhe bashkë me nxënësit e vet shkoi pas tij.
- 20 Dhe ja, një grua e cila vuante nga derdhja e gjakut prej dymbëdhjetë vjetësh, iu afrua pas shpine e ia preku kindin e petkut të tij,
- 21 sepse thoshte në vete: Do të shërohem nëse ia prek qoftë edhe vetëm petkun e tij!
- 22 Jezusi u soll, e pa dhe i tha: Ki besim, o bijë! Feja jote të shpëtoi! Dhe gruaja u shërua në atë moment.
- 23 Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit, dhe si i pa ata që u binin fyejve dhe njerëzit që po bënin zhurmë,
- 24 u tha: Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por po fle. Ata e përqeshën.
- 25 Dhe, pasi u qitën njerëzit përjashta, hyri Jezusi, e mori për dore vajzën dhe ajo u ngrit.
- 26 Lajmi i kësaj mrekullie u përhap anembanë asaj krahine.Shërimi i dy të verbërve
- 27 Kur Jezusi u nis prej andej, shkonin pas tij dy të verbër duke bërtitur e thoshin: Ki mëshirë për ne, Biri i Davidit!
- 28 Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan e Jezusi u tha: A besoni se mund ta bëj këtë gjë? Ata iu përgjigjën: Po, Zotëri!
- 29 Atëherë ua preku sytë e tha: U bëftë sipas besimit tuaj!
- 30 Dhe atyre iu çelën sytë. Atëherë Jezusi i urdhëroi: Kini kujdes! Askush të mos e dijë!
- 31 Por ata, posa dolën, e përhapën zërin për të nëpër mbarë krahinën.Shërimi i memecit të djallosur
- 32 Posa dolën këta, ja se i sollën një memec të djallosur.
- 33 Pasi e nxori djallin, memeci foli. Njerëzit të mrekulluar, thoshin: Kurrë s`u pa një gjë e tillë në Izrael!
- 34 Ndërsa farisenjtë thoshin: Ai i nxjerr djajtë me fuqinë e kryetarit të djajve.Dhembshuria e Jezusit për popullin
- 35 Kështu Jezusi qarkullonte nëpër të gjitha qytetet e fshatrat. Mësonte në sinagogat e tyre: predikonte Ungjillin e Mbretërisë dhe shëronte çdo sëmundje e lëngatë.
- 36 Kur e pa turmën e popullit, ndjeu dhembshuri për të, sepse ishte e nëpërkëmbur dhe e lënë pasdore si delet pa bari.
- 37 Atëherë u tha nxënësve të vet:Të korrat janë të mëdha, kurse punëtorë ka pak.
- 38 Lutjuni, pra Zotërisë së të korrave, të dërgojë korrtarë në të korrat e veta.