Beselidhja e ReMarku: Hyrja kremtore në Jerusalem
- 1 Kur iu afruan Jerusalemit;te Betfaga e te Betania, afër Malit të Ullinjve, Jezusi i dërgoi dy prej nxënësve të vet
- 2 dhe u tha:Shkoni në fshatin që është para jush. Posa të hyni, do të gjeni një gomar të lidhur, të cilit askush ende nuk i ka hipur në shpinë. Zgjidheni e ma bini.
- 3 Po qe se ndokush ju pyet: `Çka po bëni ashtu?` përgjigjuni: `Po i duhet Zotërisë, dhe ai menjëherë do ta kthejë prapë këtu.
- 4 Ata shkuan, e gjetën gomarin e lidhur përjashta te dera në rrugë dhe e zgjidhën.
- 5 Disa që ndodhën aty i pyetën:Çka po bëni? Pse po e zgjidhni gomarin?
- 6 Nxënësit u përgjigjën si u kishte thënë Jezusi. Nuk i penguan.
- 7 Ata ia çuan gomarin Jezusit, hodhën mbi të petkat e veta dhe Jezusi hipi në të.
- 8 Shumë njerëz i shtrinë petkat e veta udhës e disa të tjerë gemat që këputnin nëpër ara.
- 9 Si ata që shkonin para Jezusit, si ata që i shkonin pas, klithnin:Hosana!Qoftë bekuar ai që vjen në Emër të Zotit!
- 10 Qoftë bekuar Mbretëria që po vjen e atit tonë Davidit!Hosana në qiejt më të lartët!
- 11 Jezusi hyri në Jerusalem, në Tempull, shikoi çdo gjë dhe, pasi dita ishte në të sosur, shkoi me të Dymbëdhjetët në Betani.Jezusi e mallkon fikun e pafrytshëm(Mt 21, 18-19)
- 12 Të nesërmen, kur dolën prej Betanisë, Jezusi ishte uritur.
- 13 Prej së largu pa një fik me gjethe, shkoi për të gjetur ndonjë kokërr në të. Por, kur iu afrua, nuk gjeti në të asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.
- 14 Atëherë i tha:Askush mos ngrëntë kurrë e për këtë jetë më fryt prej teje! Nxënësit e tij i dëgjuan këto fjalë.Jezusi i dëbon nga Tempulli shitësit(Mt 21, 12-17; Lk 19, 45-48; Gjn 2, 13-22)
- 15 Dhe arritën në Jerusalem. Kur hyri në Tempull, filloi t`i dëbojë ata që shitnin e blenin në Tempull. Ndërruesve të të hollave ua përmbysi tavolinat e shitësve të pëllumbave ua rrëzoi bankat.
- 16 Askënd s`la të mbartë ndonjë gjë nëpër Tempull.
- 17 I mësonte dhe u thoshte:Po, a nuk thotë Shkrimi i shenjtë:`Shtëpia ime duhet të jetë shtëpi lutjeje për të gjithë popujt?`e ju e bëtë shpellë cubash!
- 18 Kur dëgjuan kryepriftërinjtë e skribët, kërkonin mënyrën si ta vrisnin; por e druanin, sepse populli mbarë ishte i ngazëlluar me mësimin e tij.
- 19 Kur u bë natë, Jezusi e nxënësit po dilnin jashtë qytetit.Mësimi i fikut të nëmur(Mt 21, 20-22)
- 20 Kur, në mëngjes, kaluan andej, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë.
- 21 Atëherë Pjetrit i ra ndër mend e i tha:Rabbi, shiko! Qenka tharë fiku që ti nëme!
- 22 Jezusi mori fjalën e u tha:Kini besim në Hyjin!
- 23 Pëjëmend po ju them: nëse ndokush i thotë këtij mali: `Çohu dhe hidhu në det!`;e nuk dyshon në zemrën e vet, por beson se do të ndodhë siç thotë, ashtu do t`i ndodhë!
- 24 Prandaj po ju them:çkado që të kërkoni me lutje, besoni se e morët, e do ta fitoni me siguri.
- 25 E, kurdo të ngriteni për t`u lutur, falni nëse keni ndonjë gjë kundër ndokujt, që Ati juaj që është në qiell, t`jua falë edhe juve fajet.
- 27 Prapë erdhën në Jerusalem. Ndërsa Jezusi po ecte nëpër Tempull, iu afruan kryepriftërinjtë, skribët e pleqtë
- 28 e i thanë:Me ç`pushtet i bën ti këto? Ose kush ta dha ty pushtetin të veprosh kështu?
- 29 Jezusi u përgjigj:Edhe unë po ju bëj një pyetje të vetme. Më pëgjigjni ju e atëherë do t`ju përgjigjem me ç`pushtet i bëj këto.
- 30 M`u përgjigjni: Pagëzimi i Gjonit a ishte prej `Qiellit` apo prej `njerëzve`?
- 31 Ata filluan të pleqërojnë në vetvete:`Po thamë `Prej Qiellit`, ai do të na thotë: `Pse atëherë nuk i besuat?`
- 32 E po u përgjigjëm: `Prej njerëzve...` Druanin popullin sepse të gjithë e mbanin Gjonin profet të vërtetë.
- 33 Këndej iu përgjigjën Jezusit:Nuk dimë.Edhe Jezusi iu përgjigj:As unë, pra, s`po ju tregoj se me ç`pushtet i bëj këto!