Beselidhja e ReMarku: Shëmbëlltyra e vreshtarëve vrastarë
- 1 Atëherë Jezusi filloi t`u flasë në shëmbëlltyra:Një njeri mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, punoi shtrydhësin, ndërtoi kullën, ua dha për gjysmë vreshtarëve dhe shkoi në dhe të huaj.
- 2 Në kohën e duhur dërgoi shërbëtorin e vet te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të fryteve të vreshtit.
- 3 Ata e kapën, e rrahën dhe e nisën duarthatë.
- 4 Ai prapë dërgoi tek ata një tjetër shërbëtor, por edhe këtij t`i hoqën dru kresë dhe e poshtëruan.
- 5 Pastaj dërgoi edhe të tretin: këtë e vranë. Çoi edhe shumë të tjerë. Edhe këta disa i rrahën e disa i vranë.
- 6 Kishte vetëm edhe një: djalin e vet të dishirit. Të fundit ua dërgoi atë. Mendonte. `Do të ma nderojnë djalin.`
- 7 Por ata, vreshtarët, i thanë njëri-tjetrit: `Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim e neve do të na mbesë trashëgimi!`
- 8 E kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.
- 9 Ç`do t`u bëjë (tani) zotëria i vreshtit? Do të vijë e do t`i vrasë ata vreshtarë e vreshtin do t`ua japë të tjerëve.
- 10 Po a nuk i keni lexuar këto fjalë në Shkrimin e shenjtë:`Guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimit u bë guri i këndit;
- 11 kjo është vepër e Zotit, sa mrekulli në sytë tanë!`
- 12 Mendonin ta kapnin, por druanin popullin. E morën vesh mirë se Jezusi e kishte drejtuar këtë shëmbëlltyrë kundër tyre. E lanë e shkuan.Pagimi i tatimit Cezarit(Mt 22, 15-22; Lk 20, 20-26)
- 13 Pastaj i dërguan disa prej farizenjve e herodianëve me qëllim që ta zënë në fjalë.
- 14 Këta erdhën e i thanë:Mësues, e dimë se je njeri që flet të vërtetën. Nuk shqetësohesh për askënd, se ti nuk e merr parasysh pozitën që kanë njerëzit kur është puna të mësosh të vërtetën ashtu si kërkon Hyji të jetojmë. A është e lejueshme t`ia paguajmë Cezarit tatimin apo jo? A t`ia japim apo të mos ia japim.
- 15 Ai e hetoi dredhinë e tyre dhe u tha:Pse po më sprovoni? Ma bini ta shoh një denar!
- 16 Ata ia sollën. Ai i pyeti: E kujt është kjo fytyrë e ky mbishkrim? Të Cezarit.;iu përgjigjën ata.
- 17 Jezusi u përgjigj:Çka i përket Cezarit, jepjani Cezarit e çka i përket Hyjit, jepjani Hyjit!I la me gojë hapur.Ringjallja e të vdekurve(Mt 22, 23-33; Lk 20, 27-40)
- 18 Saducenjtë që mësojnë se nuk ka ringjallje, erdhën dhe e pyetën:
- 19 Mësues, Moisiu shkroi për ne: `Po vdiq vëllai i ndokujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij të martohet me gruan e tij e t`i lindë fëmijë vëllait të vet`.
- 20 Tashti, ishin shtatë vëllezër. I pari u martua dhe vdiq, por nuk la pasardhës.
- 21 I dyti e mori atë e vdiq, por nuk la trashëgimtar. Po ashtu edhe i treti.
- 22 Asnjëri prej të shtatëve nuk la trashëgimtar. Pas të gjithëve vdiq edhe gruaja.
- 23 Pas ringjalljes (kur të ngjallen) gruaja e cilit do të jetë? Sepse, të shtatë e patën grua.
- 24 Jezusi u përgjigj:Po a nuk jeni në gabim pikërisht pse nuk e kuptoni Shkrimin e shenjtë e pushtetin e Hyjit?
- 25 Sepse, kur njerëzit të ngjallen prej së vdekuri, as burrat s`do të marrin gra, as gratë burra, por do të jenë porsi engjëjt në qiell.
- 26 Për sa pastaj i përket çështjes së ringjalljes të të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut, në fragmentin mbi dukurinë e `Kaçubës`, se si i tha Hyji: `Unë jam Hyji i Abrahimit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit?`
- 27 Hyji nuk është Hyji i të vdekurve, por i të gjallëve.Jeni shumë gabim!Më i madhi urdhërim(Mt 22, 34-40; Lk 10, 25-28)
- 28 Një nga skribët që kishte dëgjuar rragatjen e tyre, duke parë se Jezusi u përgjigj mirë, iu afrua dhe e pyeti:Cili urdhërim është i pari i të gjitha urdhërimeve?
- 29 Jezusi iu përgjigj:I pari është: `Dëgjo, Izrael! Zoti Hyji ynë, është një Zot i vetëm.
- 30 Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë mendjen tënde e me gjithë fuqinë tënde!`
- 31 Urdhri i dytë është: `Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!` Tjetër urdhër më të madh se këta nuk ka.
- 32 Skribi u përgjigj:Mirë fort, Mësues! U përgjigje ashtu siç është e vërteta! Ai është i Vetmi, e pos tij s`ka tjetër.
- 33 Të duash Atë me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë fuqi e të duash të afërmin tënd porsi vetveten, ` vlen më shumë se të gjitha flitë e shkrumbimit e theroret.
- 34 Jezusi, duke parë se u përgjigj me urti, i tha:Nuk je larg prej Mbretërisë së Hyjit.Dhe askush s`pati më guxim të hyjë me të në rragatje.Çështja e Birit të Davidit(Mt 22, 41-46; Lk 20 41-44)
- 35 Kurse Jezusi, duke mësuar në Tempull, bëri këtë pyetje:Si mund të thonë skribët se Mesia është biri i Davidit,
- 36 kur vetë Davidi, i shndritur prej Shpirtit Shenjt, tha:`I tha Zoti Zotit tim:rri në të djathtën time, derisa t`i vë armiqtë e tushtrojë të këmbëve të tua?`
- 37 Vetë Davidi e quan atë Zot! Si është atëherë i biri? Masat e popullit e dëgjonin me kënaqësi.Mendimi i Jezusit mbi skribët(Mt 23, 1-36; Lk 20, 45-47)
- 38 Pastaj në mësimin e vet u thoshte:Ruajuni prej skribëve, të cilëve u pëlqen të shëtisin në petka të gjata, t`i përshëndesin të tjerët në sheshe,
- 39 të zënë selitë e para në sinagoga e kryet e vendit në gosti.
- 40 Ata i përlajnë shtëpitë e vejushave, e bëjnë gjasme thonë uratë të gjata! Këta do të gjykohen veçanërisht rreptë!Dhurata e vejushës skamnore(Lk 21, 1-4)
- 41 Pastaj u ul përballë arkës e vërente si populli qitte para në arkë. Shumë pasanikë qitnin shumë.
- 42 Erdhi gjithashtu një vejushë skamnore. Ajo qiti dy lepta, d. m. th. një të katërtën e asit.
- 43 Atëherë Jezusi i grishi nxënësit e vet dhe u tha:Për të vërtetë po ju them: kjo vejushë skamnore qiti më shumë se të gjithë të tjerët që hodhën para në arkë.
- 44 Sepse të gjithë qitën prej tepricës, kurse kjo prej skamjes së vet qiti gjithçka pati: gjithë sa pati për jetesën e vet.