Beselidhja e ReMarku: Jezusi para Pilatit
- 1 Menjëherë në mëngjes krerët e priftërinjëve mbajtën kuvend bashkë me pleq e me skribë;mbarë Këshilli i lartë e, pasi Jezusin e lidhën, e çuan dhe ia dorëzuan Pilatit.
- 2 Pilati e pyeti:A je ti mbreti i judenjve?Ti thua!;iu përgjigj Jezusi.
- 3 Kryepriftërinjtë e paditnin rëndë.
- 4 Pilati e pyeti përsëri:Pse s`po përgjigjesh asgjë? Shih se sa po të padisin!
- 5 Jezusi s`u përgjigj më asgjë aq sa Pilati mbeti i habitur.Jezusin e dënojnë me vdekje(Mt 27, 15-26; Lk 23, 13-25; Gjn 18, 39-19, 16)
- 6 Pilati për çdo të kremte të Pashkëve u lëshonte atë të burgosur që ata kërkonin.
- 7 Në atë kohë ishte në burg një njeri që quhej Barabë, i burgosur bashkë me kryengritës të tjerë, të cilët në një kryengritje kishin bërë vrasje.
- 8 Njerëzit u ngjitën lart e filluan të kërkojnë prej Pilatit të bëjë atë që kishte zakon të bëjë për ta.
- 9 Pilati iu përgjigj:A doni t`jua lëshoj mbretin e hebrenjve?
- 10 Sepse e dinte mirë se kryepriftërinjtë e kishin dorëzuar prej smire.
- 11 Por kryepriftërinjtë e nxitën turmën t`ua lëshojë më mirë Barabën.
- 12 Pilati foli përsëri dhe u tha:Çka (doni) të bëj me atë që (ju thoni se) është mbreti i judenjve?
- 13 Kryqëzoje!;bërtitën ata përsëri.
- 14 Po ç`të keqe ka bërë?;u tha Pilati.Por ata bërtitën edhe më të madhe: Kryqëzoje!
- 15 Pilati, duke dashur të kënaqë turmën ua lëshoi Barabën, kurse Jezusin, pasi e frushkulloi, ua dha ta kryqëzojnë.Ushtarët përqeshin Jezusin(Mt 27, 27-3l; Gjn 19, 2-3)
- 16 Ushtarët e shtinë Jezusin brenda pallatit;d. m. th. në pretorium, dhe e bashkuan mbarë kohortën.
- 17 E veshën me mantel të kuq dhe në kokë i vunë një kurorë të gërshetuar me ferra.
- 18 Atëherë filluan ta përshëndesin: Të falemi, mbreti i judenjve!
- 19 Dhe i binin kresë me kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar para tij, gjasme e nderonin.
- 20 Pasi e vunë në lojë, ia hoqën mantelin e kuq, ia veshën petkat e tij dhe e hodhën përjashta për ta kryqëzuar.Jezusin e kryqëzojnë(Mt 27, 32-44; Lk 23, 26-43; Gjn 19, 17-27)
- 21 Ushtarët e detyruan një kalimtar që po kthehej nga fusha, Simonin prej Cirenës, babanë e Aleksandrit e të Rufit, të mbartë kryqin e Jezusit.
- 22 Jezusin e çuan në një vend që quhet Golgota, që në përkthim do të thotë: `Vendi i Kafkës`.
- 23 I dhanë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.
- 24 Atëherë e kryqëzuan dhe:`i ndanë petkat e tij, duke hedhur short`;çka t`i bjerë secilit.
- 25 Ishte ora tre kur e kryqëzuan.
- 26 Ishte i shkruar mbishkrimi i fajit të tij: Mbreti i judenjve.
- 27 Bashkë me të kryqëzuan edhe dy cuba, njërin në anën e tij të djathtë, kurse tjetrin në të majtën e tij.
- 29 Kalimtarët e shanin `duke tundur kokën` e thoshin: Hej, ti që e rrënon Tempullin dhe e rindërton për tri ditë,
- 30 shpëtoje, deh, veten, zbrit prej kryqit!
- 31 Po ashtu edhe kryepriftërinjtë e skribët e vinin në lojë me njëri-tjetrin dhe thoshin: Të tjerët i shpëtoi, por veten s`mund ta shpëtojë!
- 32 Mesia! Mbreti i Izraelit! Le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim e të besojmë! E fyenin edhe ata që ishin të kryqëzuar me të.Vdekja e Jezusit(Mt 27, 45-56; Lk 23, 44-49; Gjn 19, 28-30)
- 33 Kur u bë ora gjashtë errësira e mbuloi mbarë dheun deri në orën nëntë.
- 34 Në orën nëntë Jezusi lëshoi një gjëmë të madhe: Eloi, Eloi, lema sabahthani?
- 35 Që përkthehet: Hyji im, Hyji im, përse hoqe dorë prej meje? Disa prej atyre që ishin pranë, kur e dëgjuan, thanë: Ja, po thërret Elinë!
- 36 Njëri prej tyre u lëshua me vrap, e lagu shpuzën në `uthull`, e vuri në kallam, ia dha ta `pijë` duke thënë: Lëreni të shohim pale a po vjen Elia ta ulë nga kryqi!
- 37 Jezusi lëshoi një britmë të madhe;e dha shpirt.
- 38 Atëherë perdja e Tempullit u nda më dysh prej majës e deri në fund.
- 39 Centurioni që rrinte përballë Jezusit, kur pa se si i doli shpirti, tha:Ky njeri paska qenë me të vërtetë Biri i Hyjit!
- 40 Prej së largu vërenin edhe disa gra. Ndër to ishte: Maria Magdalenë, Maria, nëna e Jakobit të Ri dhe e Jozefit, edhe Saloma,
- 41 të cilat e kishin përcjellë dhe i kishin shërbyer kur ishte në Galile, edhe shumë të tjera që me të u ngjitën në Jerusalem.Varrimi i Jezusit(Mt 27, 57-61; Lk 23, 50-56; Gjn 19, 38-42)
- 42 Kur u bë natë dhe, pasi ishte përgatitja;d. m. th. nata e së shtunës
- 43 erdhi Jozefi prej Arimatesë, këshilltar i shquar e që edhe ai priste Mbretërinë e Hyjit, mori guxim dhe hyri te Pilati e ia lypi trupin e Jezusit.
- 44 Pilati, i habitur se kishte vdekur, thirri centurionin dhe e pyeti a kishte vdekur tashmë.
- 45 Si mori vesh prej centurionit, ia dhuroi trupin Jozefit.
- 46 Ky bleu pëlhurën, e uli nga kryqi Jezusin, e mbështolli në pëlhurë dhe e futi në varr të hapur në shkëmb. Pastaj rrokullisi një gur në grykë të varrit.
- 47 Maria Magdalenë e Maria e Jozefit shikuan ku e vunë.