Beselidhja e ReLuka: Kushtimi Teofilit
- 1 Pasi shumë vetë ndërmorën të rendisin tregimin mbi ngjarjet që ndodhën në mesin tonë
- 2 ashtu siç na i lanë ata që i panë me sytë e vet që në fillim dhe u bënë mbarështues të Fjalës
- 3 e, pasi i shqyrtova hollësisht të gjitha që prej fillimit, vendosa t`i shkruaj për ty, i pëdritshmi Teofil, të gjitha me radhë,
- 4 që të jesh i sigurt për palëkundshmërinë e mësimeve që more.Paralajmërimi i lindjes së Gjon Pagëzuesit
- 5 Në kohën e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift me emrin Zakari, i rendit të Abisë. Gruaja e tij ishte prej bijave të Aronit dhe emrin e kishte Elizabetë.
- 6 Të dy ishin të drejtë para Hyjit, sepse u përmbaheshin pikë për pikë të gjitha urdhërimeve e porosive të Zotit.
- 7 Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte beronjë e të dy ishin të shtyrë në moshë.
- 8 Dhe një herë, kur Zakaria, sipas rendit të klasës së vet, po kryente shërbesën priftërore para Hyjit
- 9 sipas rregullores së priftërisë, i ra shorti të hyjë në Shenjtërore të Zotit për të kushtuar kemin.
- 10 Në kohën e flisë së kemimit, mbarë populli rrinte përjashta e lutej.
- 11 Atëherë iu duk engjëlli i Zotit: qëndronte në të djathtën e lterit të kemimit.
- 12 Zakaria, kur e pa, u tremb dhe e kapi frika.
- 13 Por engjëlli i tha:Mos u tremb, Zakari! Lutja jote u pranua dhe Elizabeta, gruaja jote, do të lindë një djalë. Ti ngjitja emrin Gjon.
- 14 Do të gëzohesh e do të galdosh, po edhe shumë të tjerë do t`i gëzohen lindjes së tij.
- 15 Sepse do të jetë i madh para Zotit. Nuk do të pijë verë as pije dehëse dhe do të jetë plot me Shpirtin Shenjt që në kraharorin e s`ëmës.
- 16 Shumë bij të Izraelit do t`i kthejë kah Zoti, Hyji i tyre.
- 17 Do të shkojë para tij me frymë e me fuqi të Elisë, `për të kthyer zemrat e etërve kah fëmijët`, e të padëgjueshmit në urtinë e të drejtëve që t`i bëjë gati Zotit një popull të gatshëm.
- 18 Atëherë Zakaria i tha engjëllit:Si mund të jem i sigurt për këtë gjë? Unë jam i vjetër e gruan e kam në moshë të shkuar.
- 19 Engjëlli iu përgjigj:Unë jam Gabrieli që rri para Hyjit. Ai më dërgoi të flas me ty e ta sjell këtë lajm të gëzueshëm.
- 20 Dhe, ja, ti do të mbetësh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri atë ditë kur këto të plotësohen, sepse nuk u besove fjalëve të mia, të cilat patjetër do të plotësohen kur të vijë koha.
- 21 Ndërkaq populli e priste Zakarinë dhe habitej pse vonoi aq shumë në Shenjtërore.
- 22 Kur doli, nuk mundi të flasë. Njerëzit e morën me mend se do të ketë pasur në Shenjtërore ndonjë vegim. Ai mundohej t`u tregojë me shenja, e mbeti i pagojë.
- 23 Kur u kryen ditët e shërbesës së tij, u kthye në shtëpinë e vet.
- 24 Pas kësaj kohe Elizabeta, gruaja e tij, mbeti shtatzënë. Pesë muaj u fsheh e thoshte:
- 25 Ja, çka bëri Zoti për mua: në këto ditë u denjua të ma heqë turpin që kisha para njerëzve!Lajmërimi i lindjes së Jezusit
- 26 Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret,
- 27 te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.
- 28 Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha:Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!
- 29 Kjo fjalë e shqetësoi Marinë dhe zuri të mendojë: ç`do të thotë kjo përshëndetje.
- 30 Por engjëlli i tha:Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!
- 31 Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus.
- 32 Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t`ia japë fronin e Davidit, atit të tij.
- 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s`do të ketë mbarim.
- 34 Atëherë Maria i tha engjëllit:Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë jam virgjër?
- 35 Engjëlli iu përgjigj:Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë;Biri i Hyjit.
- 36 Dhe ja, Elizabeta, kushërira jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, pret t`i lindë djali. Ajo që mbahet beronjë, është në të gjashtin muaj.
- 37 Vërtet, s`ka gjë të pamundshme për Hyjin!
- 38 Atëherë Maria tha:Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!Atëherë engjëlli u largua prej pranisë së saj.Maria i shkon në pasi Elizabetës
- 39 Ndër ato ditë Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës.
- 40 Ajo hyri në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën.
- 41 Tashti, Elizabetës, posa e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharor. Elizabeta u mbush me Shpirtin Shenjt
- 42 dhe brohoriti me zë të lartë:Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd!
- 43 Dhe, nga e pata fatin të vijë tek unë Nëna e Zotit tim?!
- 44 Ja, që, posa zëri i përshëndetjes sate arriti në veshët e mi, foshnja prej hareje kërceu në kraharorin tim.
- 45 E lumja ti që besove se do të plotësohet çka të qe thënë prej Zotit!Himni i Marisë
- 46 Atëherë Maria tha:Shpirti im e madhëron Zotin,
- 47 shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
- 48 sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvuajtur: ja, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
- 49 sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm i shenjtë është Emri i tij!
- 50 Mëshira e tij brezni më breznipër ata që e druajnë.
- 51 E tregoi fuqinë e krahut të vet:i hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
- 52 i rrëzoi princat prej froneve të tyree i lartësoi të përvuajturit.
- 53 Me të mira i mbushi ata që s`kishin ç`të hanëe të pasurit i nisi duarthatë.
- 54 I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet, duke e sjellë në mend mëshirën
- 55 si ua pati premtuar etërve tanë;në të mirën e Abrahamit e të pasardhësvetë tij në amshim.
- 56 Maria ndenji me Elizabetën rreth tre muaj e atëherë u kthye në shtëpinë e vet.Lindja e Gjon Pagëzuesit
- 57 Elizabetës i erdhi koha të lindë. Dhe ajo nxori në dritë një djalë.
- 58 Kur fqinjët e farefisi i saj dëgjuan se Zoti e tregoi mirësinë e vet të madhe ndaj saj, u gëzuan me të.
- 59 Të tetën ditë erdhën për të rrethprerë djalin. Donin ta quanin me emrin e të atit;Zakari,
- 60 por e ëma tha:Assesi, por le të quhet Gjon!
- 61 Ata iu përgjigjën:Askush në fisin tënd nuk quhet me këtë emër.
- 62 Atëherë me shenja e pyetën të atin ç`emër donte t`i vinte.
- 63 Ai kërkoi rrasëzën e shkrimit dhe shkroi: Gjon është emri i tij! Të gjithë u çuditën.
- 64 Po në atë moment i erdhi goja dhe iu zhdërvjellua gjuha: fliste dhe lëvdonte Hyjin.
- 65 Të gjithë fqinjët e tyre i kapi frikë e madhe. Edhe në mbarë krahinën malore të Judesë flitej për këto ngjarje.
- 66 Kushdo që dëgjonte, thoshte në zemrën e vet: Çka thua do të bëhet kjo foshnje? Vërtet, dora e Zotit ishte me të.Himni i Zakarisë
- 67 Atëherë Zakaria, i ati i tij, u mbush me Shpirtin Shenjt dhe profetizoi:
- 68 Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
- 69 Ai e ngriti Shpëtimtarin tonënë shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
- 70 sikurse premtoi kaherë me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
- 71 se do të na shpëtojë prej armiqve tanë dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
- 72 se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë e do t`i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
- 73 e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë, se do të na e bëjë të mundshme
- 74 t`i shërbejmë pa frikë, të çliruar nga duart e armikut
- 75 në shenjtëri e drejtësi para tij për çdo ditë të jetës sonë.
- 76 E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, sepse do të shkosh përpara Zotit për t`ia përgatitur udhët,
- 77 për ta vënë në dijeni popullin e tij se Hyji do tashëlbojë duke ia falur mëkatet e tij,
- 78 në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonëqë do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
- 79 për të shndëritur ata që gjenden në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për t`i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.
- 80 Ndërkaq foshnja rritej e zhvillohej shpirtërisht.Jetoi në shkretëtirë deri atë ditë, kur iu dëftua ballafaqe Izraelit.