Beselidhja e ReLuka: Shëmbëlltyra e deles së humbur
- 1 Të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin Jezusit për ta dëgjuar.
- 2 Farisenjtë e skribët murmurisnin:Ky i pranon mëkatarët;thoshin;dhe po ha me ta.
- 3 Atëherë Jezusi u tregoi këtë shëmbëlltyrë:
- 4 Cili prej jush, po i pati njëqind dele dhe, nëse një prej tyre i humb, nuk i lë të nëntëdhjetenëntë të tjerat vetëm në kullosë e nuk shkon pas të humburës derisa ta gjejë?
- 5 Kur e gjen, plot gëzim e vë në krah,
- 6 dhe, posa arrin në shtëpi, i thërret miqtë e fqinjët e u thotë: `Gëzohuni me mua se e gjeta delen time që më humbi.`
- 7 Unë po ju them: në qiell do të ketë po kështu më shumë gëzim për një mëkatar që pendohet e kthehet se për nëntëdhjetenëntë të drejtë, që s`kanë nevojë të kthehen.Shëmbëlltyra e drahmës së humbur
- 8 Ose;cila grua që ka dhjetë drahma e po bëri e i treti njëra, nuk e ndez dritën e nuk e fshin shtëpinë dhe nuk e kërkon me kujdes derisa ta gjejë?
- 9 Dhe, kur e gjen, i bashkon mikeshat dhe fqinjet dhe u thotë: `Gëzohuni me mua se e gjeta drahmën që më pati humbur.`
- 10 Po kështu, unë po ju them: bëhet gëzim në mes të engjëjve të Hyjit për një mëkatar që kthehet.Shëmbëlltyra e djalit të humbur e të gjetur
- 11 Pastaj vijoi:Një njeri kishte dy djem.
- 12 Djali i vogël i tha të atit: `Babë, ma jep pjesën e pasurisë që më takon!` Ai ua ndau pasurinë.
- 13 Pas pak ditësh, djali i vogël mblodhi çka pati dhe shkoi në dhe të largët e atje e shkapërderdhi pasurinë e vet duke jetuar i dhënë pas vesesh.
- 14 Kur shpenzoi gjithçka pati, u bë zi e madhe buke në atë vend e djali filloi ta sprovojë skamjen.
- 15 Atëherë shkoi e u lidh rrogëtar te një njeri i atij vendi. Ky e dërgoi në toka të veta t`i ruajë thitë.
- 16 E dëshironte ta mbushte së paku ndonjë herë barkun me kokrra çiçibunesh që hanin thitë, por askush nuk ia jepte.
- 17 Atëherë i erdhën mendtë e thoshte:` Sa mëditësve të tim eti u tepron buka, kurse unë këtu po vdes urie!
- 18 Do të çohem e do të shkoj tek im atë e do t`i them: O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje!
- 19 Nuk jam më i denjë të quhem yt bir; më prano si një ndër rrogëtarët e tu.`
- 20 U çua dhe mori rrugën të kthehet tek i ati.Ndërsa ende ishte larg, i ati e pa, u ngashërye, u lëshua me vrap, e përqafoi dhe e puthi.
- 21 Atëherë i biri i tha: `O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje! Nuk jam më i denjë të quhem yt bir... !`
- 22 Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: `Sillni shpejt petkat më të mirat e vishjani! Vëriani unazën në dorë e sandalet në këmbë!
- 23 Sillni viçin e majmë e prejeni të hamë e të gëzojmë,
- 24 sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!`E filluan të dëfrehen.
- 25 Djali i tij i madh ndodhi në fushë. Kur u kthye e iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle,
- 26 thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç`ndodhi.
- 27 Ai iu përgjigj: `U kthye vëllai yt e yt atë preu viçin e majmë pse iu kthye djali shëndoshë e mirë.`
- 28 Ai u zemërua dhe nuk deshi të hyjë brenda. I ati doli jashtë dhe iu lut.
- 29 Atëherë ai i tha të atit: `Ja, unë të shërbej tash sa kohë e kurrë nuk e shkela asnjë urdhër tëndin. E ti kurrë s`më dhe as një edh të gostitem me miqtë e mi.
- 30 Por, kur të erdhi ky;djali yt;që e prishi pasurinë tënde me lavire, ti ia preve viçin e majmë!`
- 31 `Biro;i tha i ati;ti je gjithmonë me mua, e gjithçka kam, është jotja.
- 32 Porse, u desh të gëzohemi e të ngazëllohemi, sepse ky;vëllai yt;pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet. `