Beselidhja e ReLuka: Jezusi bën disa qortime
- 1 Jezusi u tha nxënësve të vet:Është e pamundur që të mos vijnë shkandujt, porse, vaj për atë njeri, nëpër të cilin vijnë.
- 2 Më mirë do të ishte për të t`i lidhej për qafe guri i mullirit dhe të hidhej në det se të shkandullojë njërin prej këtyre të vegjëlve.
- 3 Ruajuni fort! Po mëkatoi vëllai yt, qortoje. Po u pendua, fale!
- 4 Edhe po qe se shtatë herë në ditë gabon kundrejt teje e shtatë herë të drejtohet i penduar e të thotë:`Më vjen keq`!, fale!
- 5 Apostujt i drejtuan Zotërisë këtë lutje:Na e shto fenë!
- 6 Zotëria u tha:Po të kishit fe aq sa është kokrra e sinapit, do t`i thoshit këtij mani: `Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det!` e ai do t`ju dëgjonte.
- 7 Cili prej jush do t`i thotë shërbëtorit të vet që i punon tokën ose i ruan delet, kur të vijë në mbrëmje prej fushës: `Hajde e ulu me të shpejtë në tryezë!`
- 8 a thua jo, përkundrazi, nuk do t`i thotë: `Bëje gati darkën, ngjeshu e më shërbe sa të ha e të pi unë njëherë e pastaj ha e pi edhe ti!?`
- 9 A thua do ta falënderojë shërbëtorin pse zbatoi çka iu urdhërua?
- 10 Po kështu edhe ju, kur të kryeni gjithçka ju qe urdhëruar, thoni: `Jemi shërbëtorë të pavlefshëm. Bëmë vetëm atë që patëm detyrë të bëjmë. `Shërimi i dhjetë të gërbulurve
- 11 Duke udhëtuar për Jerusalem, kaloi nëpër Samari e Galile.
- 12 Kur hyri në një fshat [i] dolën para dhjetë të gërbulur. Ata zunë vend larg
- 13 e filluan të bërtasin: Jezus, Mësues, ki mëshirë për ne!
- 14 Kur i pa u tha:Shkoni e paraqitjuni priftërinjve!E ndodhi që, ndërsa po shkonin, u pastruan.
- 15 Njëri prej tyre, si pa se u shërua, u kthye duke e lëvduar Hyjin me zë të madh lartë.
- 16 Ra përmbys para këmbëve të Jezusit dhe e falënderoi. E ky ishte samaritanas.
- 17 Jezusi mori fjalën e tha:Po a nuk u pastruan të dhjetët? Ku janë nëntë të tjerët?
- 18 A nuk u gjet asnjë që të kthehet e t`i japë lavdi Hyjit, përveç këtij të huaji?
- 19 Çohu e shko;i tha;feja jote të shpëtoi!Ardhja e Mbretërisë së Hyjit(Mt 24, 23-28; 37-41)
- 20 I pyetur prej farisenjve: Kur do të vijë Mbretëria e Hyjit? ai iu përgjigj:Mbretëria e Hyjit nuk vjen në mënyrë të dukshme,
- 21 as nuk do të mund të thuhet: `Qe këtu!` Ose `Qe atje! `Porse, ja, Mbretëria e Hyjit është mes jush!
- 22 Atëherë u tha nxënësve të vet:Do të vijë koha, kur do të dëshironi të shihni një ditë të vetme të Birit të njeriut, por nuk do ta shihni.
- 23 Do t`ju thonë: `Qe, këtu është! Ja, atje!` Mos shkoni as mos i ndiqni!
- 24 Sepse, sikurse vetëtima që vetëton në njërin skaj e ndrit deri në skajin tjetër të qiellit, ashtu do të jetë edhe Biri i Njeriut [Ditën e tij].
- 25 Por, më parë i duhet të vuajë shumë e të përbuzet prej kësaj breznie.
- 26 Dhe, siç ndodhi në kohën e Noehit, po ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut:
- 27 njerëzit hanin, pinin, merin gra e merin burra deri atë ditë kur Noehi hyri në arkë. Atëherë erdhi përmbytja e i fshiu të gjithë.
- 28 Po ashtu, siç ndodhi në kohën e Lotit: sodomasit hanin, pinin, blenin, shitnin, mbillnin, ndërtonin,
- 29 por, atë ditë, kur Loti doli prej Sodomës, ra zjarr e sulfur prej qiellit e i zhduku të gjithë.
- 30 Ashtu do të ndodhë atë ditë, kur Biri i njeriut të dëftohet ashtu siç është në të vërtetë.
- 31 Atë ditë, kush të ndodhë mbi pullaz e gjërat t`i ketë në shtëpi, të mos zbresë t`i marrë. E kush të gjendet në fushë, të mos kthehet prapa.
- 32 Le t`ju kujtohet gruaja e Lotit!
- 33 Kushdo që të mundohet ta ruajë jetën e vet, do ta humbasë, e kush ta humbasë, do ta ruajë.
- 34 Unë po ju them: atë natë, prej dyve që do të jenë në të njëjtin shtrat, njëri do të merret e tjetri do të lihet.
- 35 Dy gra që do të bluajnë së bashku, njëra do të merret e tjetra do të lihet.
- 37 Atëherë e pyetën:Ku, o Zotëri?Ku të jetë kufoma;iu përgjigj;aty do të mblidhen edhe shqiponjat.