Beselidhja e ReLuka: Shëmbëlltyra e gruas së vejë dhe e gjykatësit
- 1 U tregoi edhe shëmbëlltyrën se si duhet të lutemi gjithmonë e kurrë të mos pushojmë.
- 2 Ai tha:Ishte në një qytet një gjykatës që Hyjin nuk e dronte e për njerëz nuk e çante kokën.
- 3 Po në atë qytet ishte edhe një grua e vejë, e cila shkonte shpesh tek ai dhe i lutej: `Më mbro prej kundërshtarit tim!`
- 4 Por ai s`u shqetësua për një kohë të gjatë. Dikur tha me vete: `Edhe pse s`e druaj Hyjin e për njerëz nuk e nxej kokën, megjithatë,
- 5 pasi kjo grua e vejë po më trazon, do ta mbroj që të mos vijë më të më mërzisë prore. `
- 6 Zotëria vazhdoi:Dëgjoni ç`thotë gjykatësi i padrejtë!
- 7 Vallë, Hyji a nuk do t`i mbrojë të zgjedhurit e vet që i kërkojnë ndihmë ditë e natë? Po a do të vonojë ndoshta me çështjen e tyre?
- 8 Unë po ju them: do të ngrihet me nxitim për t`u ardhur në ndihmë atyre! Por, kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë?Shëmbëlltyra e fariseut dhe e tagrambledhësit
- 9 U tregoi edhe këtë shëmbëlltyrë për disa që e mbanin veten të drejtë e i përbuznin tjerët:
- 10 Dy njerëz u ngjitën në Tempull për t`u lutur: njëri farise e tjetri tagrambledhës.
- 11 Fariseu, qiri në këmbë, lutej në vetvete kështu: `Të falënderoj, o Hyj, që nuk jam porsi njerëzit e tjerë: cuba, të padrejtë, kurorëshkelës, ose;si ky tagrambledhës.
- 12 Agjëroj dy herë në javë, jap të dhjetën e krejt fitesës.`
- 13 Kurse tagrambledhësi zuri vend në fund, nuk i bëhej as sytë t`i ngrejë drejtë qiellit, por rrihte kraharorin e vet e thoshte: `O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin!`
- 14 Unë po ju them: ky u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar e jo ai, sepse: kushdo krenohet, do të përvujtërohet ndërsa kush përvujtërohet, do të lartësohet.Jezusi bekon fëmijët(Mt 19, 13-15; Mk 10, 13-16)
- 15 Disa ia binin edhe foshnjat që t`i bekonte. Nxënësit, kur i shihnin, ua ndalonin.
- 16 Jezusi i grishi fëmijët dhe tha:Lërini fëmijët të vijnë tek unë e mos ua ndaloni, sepse për të tillët është Mbretëria e Hyjit.
- 17 Pëjëmend po ju them: kush nuk e pranon Mbretërinë e Hyjit porsi fëmija, nuk do të hyjë në të.Bujari pasanik(Mt 19, 16-30; Mk 10, 17-31)
- 18 Një bujar i bëri këtë pyetje:Mësues i mirë, çka duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur?
- 19 Jezusi iu përgjigj:Përse më thua `i mirë?` Askush s`është i mirë, përveç një Hyji të vetëm!
- 20 Urdhërimet i di:`Mos the kurorën!Mos vra!Mos vidh!Mos dëshmo rrejshëm!Ndero babain tënd dhe nënën!`
- 21 Ai atëherë i tha:Të gjitha këto i kam zbatuar që prej rinisë!
- 22 Kur e dëgjoi, Jezusi i tha:Të mungon vetëm edhe një gjë: shit gjithçka ke, ndajua skamnorëve e do të kesh visar në qiell! Atëherë eja e më ndiq!
- 23 Ky, si e dëgjoi këtë fjalë, u trishtua, sepse ishte shumë i pasur.
- 24 Jezusi, kur e pa [se u trishtua], tha:Sa të vështirë e kanë pasanikët të hyjnë në Mbretërinë e Hyjit!
- 25 Më lehtë e ka devja të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës se i pasuri të hyjë në Mbretërinë e Hyjit!
- 26 Ata që dëgjuan, i thanë:Po kush atëherë do të mund të shëlbohet?
- 27 Çka s`mund të bëjnë njerëzit;u tha;Hyji mund ta bëjë.
- 28 Atëherë foli Pjetri:Ja, ne lamë gjithçka patëm e erdhëm pas teje.
- 29 Jezusi u tha nxënësve:Për të vërtetë po ju them: nuk mund të gjendet kund ai njeri që la për dashuri ndaj Mbretërisë së Hyjit, shtëpinë ose gruan, ose vëllezërit ose prindërit ose fëmijët
- 30 që të mos marrë shumëfish edhe në këtë e në botën e ardhshme jetën e pasosur.Jezusi të tretën herë paralajmëron vdekjen e të ngjallurit e vet(Mt 20, 17-19; Mk 10, 32-34)
- 31 Pastaj i mori me vete të Dymbëdhjetët dhe u tha:Ja, po ngjitemi në Jerusalem dhe do të plotësohen të gjitha që u shkruan nga profetët për Birin e njeriut:
- 32 sepse do t`u dorëzohet paganëve, të cilët do ta vënë në lojë, do ta salvojnë e do ta pështyjnë,
- 33 e, pasi ta frushkullojnë, do ta vrasin. Ai veç do të ngjallet të tretën ditë.
- 34 Por ata s`morën vesh asgjë çka u tha. Këto fjalë për ta ishin fshehtësi e nuk kuptonin çka Jezusi u thoshte.Shërimi i të verbërit prej Jerihos(Mt 20, 29-34; Mk 10, 46-52)
- 35 Kur Jezusi po i afrohej Jerihos, një lypës ishte ulur në një skaj të rrugës e po lypte.
- 36 Kur dëgjoi se po kalonin shumë njerëz, pyeti ç`është.
- 37 Ata i thanë:Po kalon këndej Jezusi prej Nazaretit.
- 38 Ai zuri të bërtasë:Jezus, Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!
- 39 Ata që ecnin përpara i bërtitnin të heshtte, por ai bërtiti edhe më të madhe:Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!
- 40 Jezusi zuri vend dhe urdhëroi t`ia sillnin para. Kur ky u afrua, Jezusi e pyeti:
- 41 Çka dëshiron të bëj për ty?Ai u përgjigj:Zotëri, që të shoh
- 42 Shih!;i tha Jezusi;Të shpëtoi feja jote!
- 43 Atij i erdhi aty për aty drita e syve dhe u nis pas tij duke i dhënë lavdi Hyjit. Edhe populli mbarë, kur pa këtë mrekulli, i dha lavdi Hyjit.