Beselidhja e ReLuka: Jezusi dhe Zakeu
- 1 Jezusi hyri në Jeriho dhe po kalonte nëpër qytet.
- 2 Dhe, ja, një njeri që quhej Zake. Ky ishte kryetagrambledhës dhe pasanik.
- 3 Dëshironte të shihte kush është Jezusi, por nuk mundte prej popullit, sepse ishte me shtat i vogël.
- 4 U lëshua vrap përpara, shkoi e hipi në një fik për ta parë sepse andej do të kalonte.
- 5 Kur Jezusi erdhi në atë vend, shikoi përpjetë dhe i tha: Zake, zbrit shpejt! Sot do të vij të rri në shtëpinë tënde!
- 6 Ai zbriti me nxitim dhe e pranoi plot gëzim.
- 7 Të gjithë ata që panë, filluan të murmurisin:Ktheu të rrijë te një mëkatar!
- 8 Zakeu u ngrit në këmbë dhe i tha Zotërisë:Ja, Zotëri, gjysmën e pasurisë po ua jap skamnorëve, e, nëse ia kam bërë ndokujt ndonjë të padrejtë, ia kthej katërfish!
- 9 Atëherë Jezusi i tha:Sot i erdhi kësaj shtëpie shëlbimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit!
- 10 Pai, Biri i njeriut erdhi ta kërkojë e ta shëlbojë atë që pati humbur.Shëmbëlltyra e dhjetë mnave(Mt 25, 14-30)
- 11 Ndërsa ata po e dëgjonin, ai shtoi shëmbëlltyrën për arsye se mendonin se do të vinte Mbretëria e Hyjit aty për aty, pse Jezusi ishte afër Jerusalemit.
- 12 Tha, pra:Një njeriu prej familjes bujare iu desh të shkojë në një vend të largët për të marrë në dorëzim mbretërinë e vet e pastaj të kthehej.
- 13 I thirri dhjetë shërbëtorët e vet, u dha dhjetë mna dhe u tha: `Tregtoni derisa të kthehem!`
- 14 Por bashkëqytetarët e tij e urrenin dhe dërguan pas tij përfaqësues për të thënë: `Nuk duam që ky të mbretërojë mbi ne.`
- 15 Kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t`ia sjellin shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë të hollat, për të parë sa kishin fituar.
- 16 Doli i pari dhe tha: `Zotëri, mnaja jote dha dhjetë mna.`
- 17 Ai iu përgjigj: `Të lumtë, shërbëtor i mirë! Pasi qe besnik në një gjë kaq të vogël, sundo mbi dhjetë qytete!`
- 18 Erdhi edhe i dyti e tha: `Zotëri, mnaja jote dha edhe pesë mna.`
- 19 `Sundo;i tha edhe këtij;edhe ti mbi pesë qytete!`
- 20 Atëherë erdhi një tjetër e tha: `Zotëri, qe mnaja jote! E ruajta të mbështjellë në rizë.
- 21 U frikësova prej teje sepse je njeri i rreptë: merr çka nuk depozitove, korr çka nuk mbolle.`
- 22 Ai iu përgjigj: `Të dënoj pikërisht prej fjalëve të tua, shërbëtor i keq! E dite se jam njeri i rreptë, që marr çka nuk depozitova, korr çka nuk mbolla!
- 23 Pse nuk e depozitove paranë time në bankë që, kur të kthehesha, ta merrja bashkë me kamatë?`
- 24 Atëherë u tha të pranishmëve: `Merrjani mnanë e jepjani atij që ka dhjetë!` [
- 25 Ata i thanë: `Zotëri, ai i ka dhjetë mna!`]
- 26 Unë po ju them se atij që ka, do t`i jepet edhe më shumë e atij që s`ka, do t`i merret edhe ajo pakicë që ka.
- 27 Ndërkaq armiqtë e mi;ata që nuk më deshën për mbret;sillni këtu dhe vritni para syve të mi!Jezusi hyn kremtorisht në Jerusalem(Mt 21, 1-11; Mk 11, 1-11; Gjn 12, 12-19)
- 28 Si i tha këto, vazhdoi rrugën përpara duke u ngjitur në Jerusalem.
- 29 Kur iu afrua Betfages dhe Betanisë, afër malit që quhet i Ullinjve, dërgoi dy nxënës
- 30 dhe u tha:Shkoni në fshatin që është përballë. Sa të hyni në të, do të gjeni një gomar të lidhur, në shpinë të të cilit ende askush nuk ka hipur. Zgjidheni dhe silleni!
- 31 Nëse ndokush ju pyet: `Pse po e zgjidhni?` thoni kështu: `Po i duhet Zotërisë!`
- 32 Të dërguarit shkuan dhe gjetën ashtu si u kishte thënë.
- 33 Ndërsa ata po e zgjidhnin gomarin, të zotët e gomarit u thanë: `Pse po e zgjidhni gomarin?`
- 34 Ata u gjegjën:Po i duhet Zotërisë.
- 35 Dhe e sollën te Jezusi dhe, pasi i vunë petkat e veta mbi gomar, i ndihmuan të hipë edhe Jezusi.
- 36 Dhe, ndërsa ai ecte kështu përpara, njerëzit shtronin udhës petkat e veta.
- 37 Ishte tashmë afër teposhtës së Malit të Ullinjve, dhe ja, tërë ajo mori nxënësish, filloi plot gëzim e me zë të lartë të lëvdojë Hyjin për të gjitha veprat e madhërueshme që kishte parë
- 38 dhe thoshte:`Qoftë bekuar ai që vjen mbret;në emër të Zotit!Në qiell paqe, lavdi në më të lartin qiell!`
- 39 Atëherë i thanë disa farisenj që ishin në popull:Mësues, qortoji nxënësit e tu!
- 40 Ai iu përgjigj:Unë po ju them: nëse këta do të heshtin, gurët do të klithin!
- 41 Kur u afrua dhe e pa qytetin, qau mbi të
- 42 e tha:O po ta kuptoje edhe ti në këtë ditë çka ta sjell ty paqen! Por tashti është e fshehur për sytë e tu!
- 43 E do të vijë dita, kur armiqtë e tu do të të rrethojnë me llogore, do të bëjnë rrethim e do të të shtrëngojnë nga çdo anë.
- 44 Do të të përplasin për tokë ty e fëmijët e tu në ty dhe s`do të lënë në ty as gur mbi gur, sepse nuk e bëre për gjë kohën kur Hyji erdhi të të ndihmojë.Dëbimi i tregtarëve nga Tempulli(Mt 21, 12-17; Mk 11, 15-19; Gjn 2, 13-22)
- 45 Kur hyri në Tempull, zuri t`i dëbojë jashtë shitësit.
- 46 U tha:Shkrimi i shenjtë thotë:`Shtëpia ime duhet të jetë shtëpi lutjeje e ju e bëtë shpellë cubash!`
- 47 Çdo ditë mësonte në Tempull.Kryepriftërinjtë dhe skribët kërkonin mënyrën si ta vritnin, gjithashtu edhe krerët e popullit
- 48 por s`i gjetën assesi mënyrën, sepse mbarë populli e dëgjonte i rrëmbyer prej fjalëve të tij.