Beselidhja e ReLuka: Çështja e pushtetit të Jezusit
- 1 Një ditë, ndërsa Jezusi po e mësonte popullin në Tempull dhe po shpallte Ungjillin, iu afruan kryepriftërinjtë dhe skribët bashkë me krerët e popullit
- 2 e i thanë:Na trego me ç`pushtet i bën këto punë? Dhe kush është ai që ta dha ty këtë pushtet?
- 3 Edhe vetë do t`ju pyes diçka;iu përgjigj;Më tregoni:
- 4 Pagëzimi i Gjonit a ishte prej Qiellit apo prej njerëzve?
- 5 Ata bënë në vetvete këtë arsyetim: `Nëse themi: `Prej Qiellit`, do të na përgjigjet: `Përse atëherë nuk i besuat?`
- 6 Nëse themi: `Prej njerëzve, ` mbarë populli do të na vrasë me gurë, sepse është plotësisht i bindur se Gjoni është profet.`
- 7 Prandaj iu përgjigjën se nuk e dinin prej nga ishte.
- 8 Edhe Jezusi iu përgjigj:As unë s`po ju them me ç`pushtet i bëj këto punë.Shëmbëlltyra e vreshtarëve vrastarë(Mt 21, 33-46; Mk 12, 1-12)
- 9 Atëherë zuri t`i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë:Një njeri mbolli një vresht, ua dha vreshtarëve përgjysmë dhe u nis në rrugë për një kohë të gjatë.
- 10 Kur erdhi koha, dërgoi një shërbëtor te vreshtarët për t`i dhënë pjesën e prodhimit të vreshtit. Por vreshtarët e rrahën shërbëtorin dhe e nisën duarthatë.
- 11 Atëherë ai dërgoi një shërbëtor tjetër. Por ata edhe atë e rrahën, e çnderuan dhe e përcollën duarthatë.
- 12 Dërgoi edhe të tretin. Mirëpo ata edhe atë e plagosën dhe e dëbuan jashtë.
- 13 Atëherë i zoti i vreshtit tha: `Çka të bëj? Po dërgoj djalin tim;djalin e dishirit. Ndaj tij, të paktën, do të kenë nderim!`
- 14 Por vreshtarët, kur e panë, zunë të pleqërojnë me vete e thanë: `Ky është trashëgimtari. Ta vrasim që pasuria të na mbesë neve!`
- 15 E qitën jashtë vreshtit dhe e vranë.Ç`do t`u bëjë, tani, i zoti i vreshtit?
- 16 Do të vijë e do t`i vrasë vreshtarët e vreshtën do t`ua japë të tjerëve.Ata, kur e dëgjuan, thanë:Prite, Zot!
- 17 Por Jezusi i përshkoi me shikim dhe u tha:Po ç`vështrim, pra, ka fjala e Shkrimit të shenjtë:`Guri që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit erdhi e u bë guri i këndit?`
- 18 Kushdo që bie mbi atë gur do të thërmohet e mbi kë të bjerë ai, do ta dërrmojë.
- 19 Skribët e kryepriftërinjtë aty për aty dëshironin të vënë dorë në të, por druanin popullin. Fort mirë e morën vesh se për ta e tregoi këtë shëmbëlltyrë.Tatimi duhet t`i paguhet Cezarit(Mt 22, 15-22; Mk 12, 13-17)
- 20 Dhe filluan ta përgjojnë me kujdes, andaj dërguan spiunë. Këta të paraqiteshin si njerëz të mirë me qëllim që ta zënë në fjalë për t`ia dorëzuar zyrës së mbarështuesit të drejtësisë e pushtetit të qeveritarit.
- 21 Këta edhe e pyetën:Mësues, e dimë se flet të drejtën;ti nuk i mban krah askujt, por mëson udhën e Hyjit pa zhibla.
- 22 A kemi leje t`ia paguajmë Cezarit tatimin apo jo?
- 23 Jezusi e hetoi dredhinë e tyre e u tha:
- 24 Ma tregoni denarin... ! Fytyrën dhe mbishkrimin e kujt ka?Ata iu përgjigjën:Të Cezarit!
- 25 Jepini, pra;u tha;Cezarit çka i përket Cezarit, kurse Hyjit jepini çka i përket Hyjit!
- 26 Nuk mundën ta zënë në fjalë para popullit, por, të habitur prej përgjigjes së tij, heshtën.Çështja e ringjalljes(Mt 22, 23-33; Mk 12, 18-27)
- 27 Pastaj iu paraqitën disa saducenj. Saducenjtë thonë se nuk do të ngjallen të vdekurit. Ata i bënë këtë pyetje:
- 28 Mësues, Moisiu na urdhëroi: `Nëse ndokujt i vdes vëllai i martuar e nuk lë fëmijë, i vëllai le ta marrë gruan e tij dhe le t`i lindë trashëgimtarë.
- 29 Tashti, ishin shtatë vëllezër. I pari u martua e vdiq pa fëmijë.
- 30 Edhe i dyti
- 31 edhe i treti e mori atë e kështu me radhë të shtatët nuk lanë fëmijë e vdiqën.
- 32 Në fund vdiq edhe gruaja.
- 33 Tashti, kjo grua, në ringjallje, gruaja e cilit do të jetë, sepse të shtatët e patën grua?
- 34 Jezusi iu përgjigj:Bijtë e kësaj bote marrin gra ose burra.
- 35 Kurse, ata që u gjetën të denjë të kenë pjesë në atë botë e në ringjallje të të vdekurve, as s`marrin gra as s`marrin burra.
- 36 Ata as që mund të vdesin më: janë porsi engjëjt e, për arsye se e rifituan jetën me ringjallje, janë bijtë e Hyjit.
- 37 E se të vdekurit do të ringjallen vetë Moisiu e shënoi në fragmentin `mbi kaçubën`, në të cilin e quan Zotin `Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, Hyji i Jakobit.`
- 38 Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë për të jetojnë.
- 39 Atëherë disa skribë u përzinë në bisedë e thanë:Mësues, mirë the!
- 40 S`patën më guxim të rragaten me të për asgjë.Çështja rreth Birit të Davidit(Mt 22, 41-46; Mk 12, 35-37)
- 41 Por ai i pyeti ata:Si mund të thuhet se Mesia është biri i Davidit?
- 42 Kurse vetë Davidi në librin e Psalmeve thotë:`I tha Zoti Zotit timrri në të djathtën time
- 43 derisa t`i vë armiqtë e tushtrojë të këmbëve të tua!`
- 44 Davidi, pra, e quan `Zot`, si atëherë mund t`i jetë `bir?`Qortimi i hipokrizisë së skribëve(Mt 23, 1-36; Mk 12, 38-40: Lk 11, 37-54)
- 45 U tha nxënësve [të vet] para mbarë popullit:
- 46 Ruajuni prej skribëve të cilëve u ka ëndja të shëtisin në petka të gjata e të kërkojnë t`i përshëndesin njerëzit nëpër sheshe, të zënë selitë e para nëpër sinagoga, kryet e vendit në gosti;
- 47 përlajnë shtëpitë e vejushave e nga ana tjetër bëjnë lutje të gjata për sy e faqe. Këta do të gjykohen shumë më ashpër.