Beselidhja e ReLuka: Jezusi para Pilatit
- 1 Atëherë u ngritën të gjithë së bashku, e çuan te Pilati
- 2 dhe zunë ta padisin:Këtë njeri e zumë duke nxitur tonë në kryengritje, ndalon t`i jepet Cezarit tatimi e për vete thotë se është Mesia;Mbret.
- 3 Pilati e pyeti:A je ti mbreti i judenjve?Ai iu përgjigj:Ti po thua!
- 4 Pilati u tha atëherë kryepriftërinjve dhe vegjëlisë:Kurrfarë faji s`po gjej në këtë njeri.
- 5 Por ata ngulnin këmbë duke thënë:Ky po çon në kryengritje duke mësuar në mbarë Judenë, që prejGalilesë, ku ia filloi e deri këtu.Jezusi para Herodit
- 6 Në këto fjalë Pilati pyeti a mos është ky njeri galileas.
- 7 Kur e mori vesh se është nën pushtetin e Herodit, e dërgoi te Herodi që, ndër ato ditë, gjendej edhe ai në Jerusalem.
- 8 Herodi u gëzua fort kur e pa Jezusin. Kaherë kishte pasur dëshirë ta shihte, sepse kishte dëgjuar shumë për të dhe shpresonte se do të shihte ndonjë mrekulli të tijën.
- 9 I bëri shumë pyetje, porse Jezusi s`iu përgjigj fare.
- 10 Aty ishin edhe krerët e priftërinjve dhe skribët, të cilët e paditnin me këmbëngulje.
- 11 Herodi, bashkë me ushtarët e vet e përbuzi Jezusin dhe e vuri në lojë: e veshi me petk të bardhë dhe ia ktheu Pilatit.
- 12 Po atë ditë Herodi e Pilati u bënë miq: më parë ishin armiq.Jezusi i gjykuar për vdekje(Mt 27, 15-26; Mk 15, 6-15; Gjn 18, 39-19, 16)
- 13 Pilati grishi në mbledhje krerët e priftë rinjve, anëtarët e Këshillit të lartë dhe
- 14 dhe u tha:Këtë njeri e sollët para meje duke e paditur se po nxit në kryengritje, dhe, ja, unë e pyeta para jush e nuk i gjeta kurrfarë faji, për të cilin ju e paditni.
- 15 Por, as Herodi, pasi e ktheu prapë tek ne. Ja, pra, ai s`ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen.
- 16 Prandaj, do ta ndëshkoj e pastaj do ta lëshoj.
- 18 Por ata zunë të bërtasin njëzëri:Këtë vritie e na liro Barabën!
- 19 Baraba ishte i burgosur për shkak të një kryengritjeje e për vrasje.
- 20 Pilati foli prapë, sepse dëshironte ta lirojë Jezusin.
- 21 Por ata bërtitnin:Kryqëzoje! Kryqëzoje!
- 22 Ai u tha të tretën herë:Po ç`të keqe ka bërë? Unë nuk gjeta në të faj që meriton vdekjen. Do ta ndëshkoj, pra, dhe do ta lëshoj.
- 23 Porse ata me britma të mëdha e me këmbëngulje kërkonin ta kryqëzojë: britmat e tyre bëheshin përherë e më të mëdha.
- 24 Atëherë Pilati vendosi të bëhej ashtu si kërkonin ata.
- 25 Ua lëshoi atë që u burgos për kryengritje e vrasje;atë që kërkuan;kurse Jezusin ua dorëzoi vullnetit të tyre.Kryqëzimi i Jezusit(Mt 27, 32-44; Mk 15, 21-32; Gjn 19, 17-27)
- 26 Ndërsa po e çonin për ta kryqëzuar, kapën një farë Simoni prej Cirene, që po kthente nga fusha, ia vunë në krah kryqin që ta mbarte pas Jezusit.
- 27 Pas tij shkonte një shumicë e madhe njerëzish e disa gra që e qanin dhe e vajtonin.
- 28 Jezusi u kthye kah ato dhe tha:Bijat e Jerusalemit! Mos më qani mua, por qani veten e fëmijët tuaj!
- 29 Sepse, ja, po vjen koha, kur do të thuhet: `Lum beronjat! Lum ato që s`lindën kurrë e që nuk patën kujt t`i japin gji!`
- 30 Atëherë do të fillojnë`t`u thonë maleve: bini mbi ne!e kodrave: na mbuloni!`
- 31 Sepse, nëse veprohet kështu me drunë e njomë, çka do të ndodhë me të thatën?
- 32 I sollën edhe dy të tjerë;keqbërës për t`i vrarë bashkë me të.
- 33 Kur arritën në vendin që quhet `Kafkë`, aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë.[
- 34 E Jezusi lutej:Fali, o Atë, se nuk dinë ç`bëjnë!]E `për t`i ndarë petkat e tij hodhën short`.
- 35 Populli rrinte aty e `kundronte`. Anëtarët e Këshillit të Lartë e `përqeshnin` duke thënë:Të tjerët i shpëtoi, le ta shpëtojë vetveten, nëse është Mesia i Hyjit -`I zgjedhuri`!
- 36 Edhe ushtarët e vinin në lojë. Iu afruan për t`i dhënë uthull
- 37 dhe i thanë: Nëse je ti mbreti i judenjve, shpëto vetveten!
- 38 Mbi të ishte edhe mbishkrimi: Ky është mbreti i judenjve.
- 39 Njëri nga kriminelët e kryqëzuar e fyente:Po a nuk je ti Mesia?! Shpëto veten edhe ne!
- 40 Por ai tjetri e qortoi shokun:As ti nuk e druan Hyjin që po vuan të njëjtin dënim si ai?
- 41 Sa për ne kjo është drejtësi: po marrim ndëshkimin e merituar për veprat tona! Por ky;ky s`bëri asnjë të keqe!
- 42 Dhe tha:Të të bjerë ndër mend për mua, o Jezus, kur të arrish në Mbretërinë tënde!
- 43 E Jezusi i tha:Për të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë.Vdekja e Jezusit(Mt 27, 45-56; Mk 15, 33-41; Gjn 19, 28-30)
- 44 Ishte rreth orës gjashtë e terri e mbështolli mbarë tokën deri në orën nëntë.
- 45 Dielli u zu e kultrina e Tempullit u nda përmes.
- 46 Atëherë Jezusi bërtiti me zë të lartë e tha:O Atë: në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim!Si tha këto, dha shpirt.
- 47 Centurioni, kur pa ç`ndodhi, zuri të lëvdojë Hyjin dhe tha: Ky njeri ishte me të vërtetë i drejtë!
- 48 Po edhe të gjithë njerëzit, që u grumbulluan për të parë ngjarjen, kur panë se ç`ndodhi, u kthyen duke rrahur kraharorin.
- 49 Të gjithë miqtë e tij rrinin larg, po ashtu edhe gratë, që e kishin përcjellë prej Galilesë, dhe po vërenin.Varrimi i Jezusit(Mt 27, 57-61; Mk 15, 42-47; Gjn 19, 38-42)
- 50 Atëherë erdhi një njeri që quhet Jozef. Ky ishte anëtar i Këshillit [dhe] burrë i mirë dhe i drejtë. Ky nuk e miratoi vendimin as veprimin e tyre.
- 51 Ishte prej Arimateje, qytet i Judesë, dhe priste Mbretërinë e Hyjit.
- 52 Shkoi te Pilati dhe ia lypi trupin e Jezusit.
- 53 Pasi e uli prej kryqit, e mbështolli në pëlhurë, e vuri në varr të gdhendur në gur, ku ende askush s`ishte varrosur.
- 54 Ishte dita e Përgatitjes, e po afrohej e shtuna.
- 55 E përcollën edhe gratë që erdhën me Jezusin prej Galilesë; e panë varrin dhe si u vu trupi i Jezusit.
- 56 Pastaj u kthyen dhe përgatitën erëra të mira dhe vajëra të erëndshëm.Të ngjallurit e Jezusit(Mt 28, 1-10; Mk 16, 1-8; Gjn 20, 1-10)Të shtunën mbajtën pushimin e caktuar [prej Ligjit].