Beselidhja e ReLuka: Jezusin e tundon djalli
- 1 Jezusi, plot me Shpirtin Shenjt, u kthye prej Jordanit dhe Shpirti e çoi në shkretëtirë,
- 2 ku, për dyzet ditë e tundoi djalli. Ndër ato ditë nuk hëngri asgjë e, kur ato kaluan, u urit.
- 3 Atëherë djalli i tha:Nëse je Biri i Hyjit, urdhëroji këtij guri të bëhet bukë.
- 4 Jezusi iu përgjigj:Thotë Shkrimi i shenjtë: `Njeriu nuk mund të jetojë vetëm me bukë.`
- 5 Atëherë e ngriti lart dhe, për një çast, ia dëftoi të gjitha mbretëritë e botës,
- 6 e i tha:Ty do të ta jap të gjithë këtë pushtet dhe lavdinë e tyre, sepse m`u dha mua dhe unë ia jap kujt të dua.
- 7 Nëse, pra, ti përkulesh në adhurim para meje, do të jetë krejt jotja.
- 8 Jezusi iu përgjigj:Shkrimi i shenjtë thotë: `Adhuro Zotin, Hyjin tënd, dhe vetëm atij shërbeji!`
- 9 Atëherë e çoi në Jerusalem, e vuri në majë të Tempullit e i tha:Nëse je Biri i Hyjit, hidhu prej këtu poshtë,
- 10 sepse Shkrimi i shenjtë thotë:`Hyji për ty do t`u urdhërojë engjëjve të vet që të të ruajnë`,
- 11 dhe `do të të mbajnë para duarsh, që të mos e vrasësh këmbën tënde në ndonjë gur.`
- 12 Jezusi iu përgjigj:Por u tha edhe:`Mos e tundo Zotin, Hyjin tënd!`
- 13 Djalli, pasi i shfrytëzoi të gjitha trajtat e tundimit, u largua prej tij deri në kohën e volitshme.Fillimi i veprimtarisë në Galile(Mt 4, 12-17; Mk 1, 14-15)
- 14 Atëherë Jezusi me fuqinë e Shpirit Shenjt u kthye në Galile dhe u hap zëri për të nëpër mbarë krahinën.
- 15 Mësonte nëpër sinagogat e tyre i nderuar prej të gjithëve.Jezusin e përbuzin në Nazaret(Mt 13, 53-58; Mk 6, 1-6)
- 16 Jezusi erdhi në Nazaret, atje ku ishte rritur dhe, sipas zakonit të vet, të shtunën hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar.
- 17 I dhanë librin e Isaisë profet. Kur e hapi librin, gjeti vendin ku shkruan:
- 18 `Shpirti i Zotit është mbi muasepse Ai më shuguroi!Ai më dërgoi t`u kumtoj të vobektëve Ungjillin, t`u shpall robërve çlirimin, të verbërve dritën e syve;t`i lëshoj në liri të ndrydhurit,
- 19 të shpall vitin e hirit të Zotit.`
- 20 E mbylli librin, ia dha shërbëtorit dhe u ul. Të gjithë në sinagogë i drejtuan sytë në të.
- 21 Atëherë u tha:Sot shkoi në vend kjo pjesë e Shkrimit të shenjtë që e dëgjuat me veshët tuaj.
- 22 Të gjithë e miratonin dhe mrekulloheshin për fjalët e bukura që dilnin prej gojës së tij. Thoshin:Vallë, a nuk është ky biri i Jozefit?
- 23 Atëherë u tha:Me siguri do të ma thoni atë fjalë: `Mjek, shëro veten!` Gjithçka bëre, si dëgjuam, në Kafaaum, bëj edhe këtu, në vendin tënd!`
- 24 Për të vërtetë po ju them;vazhdoi;asnjë profet nuk është i mirëseardhur në vendin e vet.
- 25 Për të vërtetë, prapë po ju them: në kohën e Elisë profet, kur qielli u ndry për tri vjet e gjashtë muaj dhe u bë uri e madhe në mbarë dheun, ishin shumë vejusha në Izrael,
- 26 dhe te asnjëra ndër to nuk u dërgua Elia, përveç te vejusha në Sareptë të Sidonisë.
- 27 Në kohën e Elizeut profet kishte shumë të gërbulur në Izrael dhe asnjë prej tyre nuk u pastrua përveç Naamanit Sirian.
- 28 Këto fjalë i mbushën me zemërim të gjithë ata që ishin në sinagogë.
- 29 U çuan në këmbë, e hodhën jashtë qytetit, e çuan në buzë të malit, mbi të cilin është i ndërtuar qyteti i tyre, për t`ia thyer qafën në greminë.
- 30 Por, ai kaloi përmes tyre e vijoi rrugën e vet.Njeriu i djallosur(Mk 1, 21-28)
- 31 Atëherë zbriti në Kafaaum, qytet i Galilesë dhe mësonte ditën e shtunë.
- 32 Njerëzit i magjepste mësimi i tij, sepse fjalën e kishte plot autoritet.
- 33 Në sinagogë ndodhej një njeri që në trup kishte shpirtin e djallit të ndytë. Ai bërtiti me zë të lartë:
- 34 Hej, ç`ke me ne, Jezus Nazareni? A erdhe të na farosësh? Unë e di kush je: Shenjti i Hyjit!
- 35 Praj dhe dil prej tij!;i urdhëroi Jezusi.Djalli e rrëzoi para tyre e doli prej tij pa e lënduar fare.
- 36 Të gjithë i kapi frika dhe i thoshin njëri-tjetrit:Çfarë fjale! Ky po u urdhëron me pushtet e fuqi shpirtrave të ndytë e ata po dalin!
- 37 Dhe u përhap zëri për të nëpër të gjitha vendet e krahinës.Shërimi i shumë njerëzve në popull(Mt 8, 14-17; Mk 1, 29-34)
- 38 Si doli prej sinagogës, hyri në shtëpinë e Simonit. Vjehrrën e Simonit e kishin zënë ethe të forta e i bënë lutje për të.
- 39 Ai u përkul kah ajo, u urdhëroi etheve;e ato e lëshuan. U çua aty për aty dhe u shërbeu.
- 40 Kur perëndoi dielli, të gjithë ata që ishin të sëmurë me sëmundje të ndryshme, i binin tek ai e Jezusi i shëronte duke vënë duart mbi secilin prej tyre.
- 41 Prej shumëkujt dilnin djajtë e thoshin: Ti je Biri i Hyjit! Jezusi u kërcënohej dhe ua ndalonte të flisnin, sepse e dinin se ai ishte Mesia.Predikimi nëpër vende të ndryshme(Mk 1, 35-39)
- 42 Kur zbardhi drita doli dhe shkoi në një vend të pabanuar. Turmat u vunë ta kërkojnë, e kur e gjetën, u munduan ta ndalnin të mos largohej prej tyre.
- 43 Ai u tha:Më duhet ta shpall Ungjillin e Mbretërisë edhe në qytete të tjera, sepse për këtë punë jam dërguar.
- 44 E predikonte nëpër sinagoga të Judesë.