Beselidhja e ReGjoni: Lyerja në Betani
- 1 Gjashtë ditë para Pashkëve Jezusi erdhi në Betani, ku jetonte Lazri, të cilin Jezusi e ngjalli prej së vdekuri.
- 2 Aty ia bënë gati darkën. Marta u shërbente e njëri ndër ata, që ishin në tryezë me Jezusin, ishte Lazri.
- 3 Atëherë Maria mori një libër parfum nardi të pastër e shumë të shtrenjtë, ia leu këmbët Jezusit dhe ia fshiu me flokët e vet. Shtëpia u mbush me erën e këndshme të parfumit.
- 4 Atëherë, Judë Iskarioti;njëri prej nxënësve të tij, ai që kishte në mend ta tradhtonte;tha:
- 5 Pse nuk u shit ky parfum për treqind denarë e nuk iu nda skamnorëve?
- 6 Foli kështu, jo pse kishte fort kujdes për skamnorë, por pse ishte vjedhës e pasi ai e mbante qesen, vidhte çka vihej brenda.
- 7 Atëherë Jezusi tha: Lëre! Le ta bëjë këtë për ditën e varrimit tim!
- 8 Skamnorët i keni gjithmonë me ju, kurse mua nuk do të më keni gjithmonë.Komploti kundër Lazrit
- 9 Një shumicë e madhe judenjsh mori vesh se Jezusi po gjendej atje dhe erdhën, jo vetëm për shkak të Jezusit por edhe për të parë Lazrin, të cilin e ngjalli së vdekuri.
- 10 Atëherë kryepriftërinjtë vendosën të vrasin edhe Lazrin,
- 11 sepse, për shkak të tij, shumë judenj i linin ata dhe besonin në Jezusin.Hyrja kremtore e Jezusit në Jerusalem(Mt 21, 1-11; Mk 11, 1-11; Lk 19, 28-40)
- 12 Të nesërmen, një shumicë e madhe njerëzish që kishin ardhur në Festë, kur dëgjuan se Jezusi po vinte në Jerusalem,
- 13 morën gema palmash dhe i dolën para. Brohoritnin:Hosana!Qoftë bekuar Ai që vjen në Emër të Zotit!Mbret i Izraelit!
- 14 Jezusi gjeti një gaç, hipi në të siç thotë Shkrimi i shenjtë:
- 15 Mos ki frikë, bija e Sionit!Ja, Mbreti yt po vjenkalor mbi një gaç!
- 16 Këtë gjë nuk e kuptuan menjëherë nxënësit, por vetëm kur Jezusi hyri në lavdinë e vet, atëherë e kuptuan se këto ishin shkruar për të dhe se kishin bërë për të pikërisht ashtu.
- 17 Tashti turma që kishte qenë me të kur e thirri Lazrin prej varrit dhe e ngjalli prej së vdekuri, i bënte dëshmi.
- 18 Prandaj [edhe] populli i doli para, sepse u mor vesh se e bëri atë mrekulli.
- 19 Atëherë farisenjtë i thoshin njëri-tjetrit: A po shihni se s`keni ç`të bëni?! Ja, mbarë bota shkoi pas tij!Disa grekë kërkojnë Jezusin
- 20 Ndër ata që kishin ardhur në Festë për të adhuruar, ishin edhe disa grekë.
- 21 Ata iu afruan Filipit, që ishte prej Betsaidës së Galilesë, dhe iu lutën: Zotëri, dëshirojmë ta shohim Jezusin.
- 22 Filipi shkoi dhe i tha Andreut; Andreu e Filipi shkuan e i treguan Jezusit.
- 23 Jezusi u përgjigj:Arriti oratë lavdërohet Biri i njeriut.
- 24 Pëjëmend, pëjëmend po ju them:nëse kokrra e grurit e mbjellë në dhe nuk vdes, mbetet e vetme;po nëse vdesrnjep shumë fryt!
- 25 Kush e do jetën e vet, do ta humbë.Ai që e urren jetën e vet në këtë botë, ai do ta ruajë për jetën e pasosur.
- 26 Kush do të më shërbejë, le të vijë pas meje.Ku jam unë, atje do të jetë edhe shërbëtori im.Atë që do të më shërbejë, do ta nderojë Ati im.Biri i njeriut duhet të ngritet lart
- 27 Tani shpirtin e kam të tronditure ç`të them?O Atë, më shpëto nga kjo orë?Porse, pikërisht për këtë erdha në këtë orë!
- 28 O Atë, jepi lavdi Emrit tënd!Ndërkaq jehoi një zë prej qiellit: E lavdërova dhe prapë do ta lavdëroj!
- 29 Tashti, populli që ishte pranë dhe po dëgjonte, thoshte: Bubulloi! të tjerë thoshin: Engjëlli foli me të!
- 30 Jezusi iu përgjigj: Ky zë nuk jehoi për mua, por për ju!
- 31 Tani erdhi dita të gjykohet kjo botë, tani princi i kësaj bote do të hidhet jashtë!
- 32 E unë, kur të jem lartësuar nga toka, do t`i tërheq tek unë të gjithë njerëzit
- 33 Foli kështu për të shënuar se me ç`vdekje do të vdiste.
- 34 Atëherë populli iu përgjigj:Ne dëgjuam nga Ligji se Mesia mbetet për gjithmonë. Si ti atëherë thua: `Biri i njeriut duhet të lartësohet`? Kush është ky: `Biri i njeriut`?
- 35 Atëherë Jezusi u tha:Edhe për pak kohë është drita me juEcni derisa të keni dritëqë të mos ju zërë terri.Kush ecën në terrnuk di kah shkon.
- 36 Derisa të keni dritë, besoni në dritën, që të bëheni bijtë e dritës.Mosbesimi i judenjveJezusi, si i foli këto fjalë, doli dhe u fsheh prej tyre.
- 37 Edhe pse Jezusi kishte bërë aq shumë mrekulli para syve të tyre, ata s`besonin në të,
- 38 për t`u plotësuar fjala e Isaisë profet që thotë:O Zot, e kush i besoi predikimit tonë?Kujt iu zbulua fuqia e Zotit?
- 39 Prandaj, as nuk mund të besonin, sepse Isaia prapë thotë:
- 40 Ua verboi sytë, zemrën e tyre e bëri gur, që të mos shohin me sy, të mos kuptojnë me zemëre të mos kthehen, që unë të mos i shëroj.
- 41 Këto fjalë i tha Isaia, sepse e pa lavdinë e tij e foli për të.
- 42 Megjithatë shumë edhe prej krerëve besuan në të, porse, për shkak të farisenjve, nuk e tregonin haptazi që të mos i përjashtonin prej sinagogës.
- 43 Sepse, më tepër e kishin në zemër lavdinë e njerëzve se lavdinë e Hyjit.Dënimi prej fjalës së Jezusit
- 44 Jezusi shpalli:Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në Atë që më dërgoi.
- 45 Kush më sheh mua, sheh Atë që më dërgoi.
- 46 Unë;drita;erdha në botë, që, kushdo që beson në mua, të mos mbetet në terr.
- 47 E, nëse ndokush i dëgjon fjalët e miae nuk i zbaton, nuk jam unë ai që e dënoj, sepse nuk erdha të dënoj botën, por ta shpëtoj botën.
- 48 Atë që më përbuz mua e nuk i pranon fjalët e mia;ka kush e gjykon:fjala që kam thënë: ajo do ta gjykojë ditën e fundit.
- 49 Sepse unë nuk fola prej vetvetes, porse ai që më dërgoi;Ati;Ai më urdhëroiçka të them, çka të flas.
- 50 Dhe e di:urdhri i tij është Jetë e pasosur.Prandaj, çka them unë, flas ashtu si më tha Atitë them.