Beselidhja e ReGjoni: Jezusi hardhia e vërtetë
- 1 Unë jam hardhia e vërtetë, e im Atë është vreshtari.
- 2 Çdo shermend në mua, që nuk jep fryt, Ai e pret, kurse secilin që jep fryt, Ai e pastron, që të japë më shumë fryt.
- 3 Tashmë ju jeni të pastruarme anën e fjalës që ju thashë.
- 4 Banoni në mua sikurse edhe unë në ju.Sikurse shermendi nuk mund të japë fryt prej vetvetes, i shkëputur prej hardhisë, po ashtu as ju, nëse nuk mbeteni në mua.
- 5 Unë jam hardhia, ju jeni shermendet.Kush mbetet në mua e unë në të, ai jep shumë fryt, sepse pa mua s`mund të bëni asgjë.
- 6 Nëse ndokush nuk mbetet në mua, hidhet jashtë porsi shermendi i prerëe thahet.Të tillët i bashkojnë, i qesin në zjarr e digjen.
- 7 Nëse mbeteni në mua, dhe, nëse fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni gjithçka të donidhe do t`ju jepet.
- 8 Me këtë gjë lavdërohet im Atë:nëse jepni shumë fryte dëftoheni nxënës të mi.
- 9 Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur ju.Qëndroni në dashurinë time!
- 10 Nëse i mbani urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse edhe unë që i mbajta urdhërimet e Atit timdhe qëndroj në të.
- 11 Jua thashë këto, që gëzimi im të jetë në jue gëzimi juaj të jetë i plotë.
- 12 Ky është urdhri im:duajeni njëri-tjetrinsikurse unë ju desha ju!
- 13 Dashuria më e madhe që ndokush mundtë tregojë është:të japë jetën e vet për miqtë e vet.
- 14 Ju jeni miqtë e minëse bëni çka ju urdhëroj unë.
- 15 Nuk ju thërras më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk diçka bën zotëria i tij;unë ju quajta miq, sepse ju zbulova gjithçkaqë dëgjova prej Atit tim.
- 16 Ju nuk më zgjodhët mua, por unë ju zgjodha judhe ju caktovatë shkoni e të jepni fryte fryti juaj të qëndrojë;dhe që Ati t`ju japëçkado të kërkoni në Emër tim.
- 17 Këtë gjë ju urdhëroj;duajeni njëri-tjetrin!Urrejtja e botës
- 18 Nëse bota ju urren, ta dini se para jush më urreu mua.
- 19 Po të ishit të botës, bota do t`i donte të vetët, e pasi nuk jeni të botës, pse unë ju zgjodha prej botës;për këtë arsye bota ju urren.
- 20 T`ju bjerë ndër mend fjala që ju thashë:nuk është shërbëtori më i madh se zotëria i tij.Nëse mua më salvuan edhe ju do t`ju salvojnë;nëse fjalën time e mbajtën, edhe tuajën do ta mbajnë.
- 21 E të gjitha këto do t`i bëjnë kundër jushpër shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin Atë, që më dërgoi.
- 22 Të mos kisha ardhure të mos u kisha folur, nuk do të kishin mëkat, prandaj tani nuk kanë arsyetim për fajin e vet.
- 23 Kush më urren mua, urren edhe Atin tim.
- 24 Po të mos kisha bërë ndër ta vepra, që askush nuk i bëri, mëkat nuk do të kishin, kurse tani panëe megjithatë, më urryen mua dhe Atin tim.
- 25 Por kështu ndodh që të shkojë në vend fjalae shkruar në Ligjin e tyre:`Më urrejnë pa farë arsyeje.`
- 26 E kur të vijë Mbrojtësi, të cilin do t`jua dërgoj prej Atit Shpirti i së Vërtetës, që rrjedh prej Atit;Ai do të dëshmojë për mua.
- 27 Por edhe ju gjithashtu do të dëshmoni për mua, spese jeni me mua që në fillim.