Beselidhja e ReGjoni: Tradhtimi dhe kapja e Jezusit
- 1 Jezusi, si i tha këto fjalë, kaloi bashkëme nxënësit e vet përtej përroit Cedron. Aty ishte një kopsht, në të cilin hyri ai e nxënësit e tij.
- 2 Edhe Juda, tradhtari i tij, e dinte atë vend, sepse Jezusi shpeshherë shkonte atje bashkë me nxënësit e vet.
- 3 Atëherë Juda mori një kompani ushtarësh dhe disa rojtarë të Tempullit që ia dhanë kryepriftërinjtë e farisenjtë dhe ia behu atje me pisha të ndezura, me dritëza e me armë.
- 4 Jezusi, që e dinte mirë çka kishte për t`i ndodhur, u doli para dhe u tha:Kë kërkoni?
- 5 Jezu Nazarenin!;iu përgjigjën ata.Unë jam.;u tha Jezusi.Me ta ishte Juda që po e tradhtonte.
- 6 Kur, pra, Jezusi u tha: Unë jam!, ata u zmbrapsën dhe ranë përdhe.
- 7 Atëherë i pyeti përsëri:Kë kërkoni?Jezusin Nazarenas!;iu përgjigjën ata.
- 8 Jezusi u tha: Ju thashë: `Unë jam`. Nëse, pra, më kërkoni mua, lërini këta të shkojnë!
- 9 Ndodhi kështu që të shkonte në vend fjala që pati thënë: Nuk bora asnjë prej atyre që më dhe.
- 10 Atëherë Simon;Pjetri nxori shpatën, që e kishte me vete, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë. Shërbëtori quhej Malk.
- 11 Atëherë Jezusi i tha Pjetrit:Shtjere shpatën në mill! A të mos e pi gotën që ma dha Ati?Jezusi para kryepriftit(Mt 26, 57-58; Mk 14, 53-54; Lk 22, 54)
- 12 Atëherë njësia ushtarake me komandantin e me rojtarët e judenjve e kapën Jezusin dhe e lidhën.
- 13 E çuan më parë tek Ana, sepse ishte vjehrri i Kajfës, që ishte kryeprifti i atij viti.
- 14 Kajfa ishte ai që i kishte këshilluar judenjtë: Është më mirë të vdesë vetëm një njeri në vend të popullit!Pjetri i bie mohit Jezusit(Mt 26, 69-70; Mk 14, 66-68; Lk 22, 55-57)
- 15 Simon-Pjetri dhe një nxënës tjetër po shkonin pas Jezusit. Nxënësi tjetër njihej prej kryepriftit dhe hyri me Jezusin në oborr të kryepriftit,
- 16 kurse Pjetri mbeti përjashta, te dera. Atëherë ai nxënësi tjetër, që e njihte kryeprifti, doli, foli me derëtaren dhe bëri që të hyjë Pjetri brenda.
- 17 Ndërkaq shërbëtorja derëtare i tha Pjetrit:A mos je edhe ti prej nxënësve të atij njeriu?Nuk jam!;iu përgjigj ky.
- 18 Aty ishin shërbëtorët e rojtarët. Kishin ndezur zjarr e po nxeheshin, sepse bënte ftohtë. Me ta rrinte edhe Pjetri e po nxehej.Kryeprifti merr në pyetje Jezusin(Mt 26, 59-66; Mk 14, 55-64; Lk 22, 66-71)
- 19 Kryeprifti e pyeti Jezusin për nxënësit e tij dhe për mësimin e tij.
- 20 Jezusi i u përgjigj:Unë u kam folur njerëzve botërisht. Gjithmonë kam mësuar në sinagogë dhe në Tempull, ku mblidhen të gjithë judenjtë. Nuk fola asgjë fshehtas.
- 21 Pse po më pyet mua? Pyeti ata që dëgjuan çka u kam folur. Ata, patjetër dinë ç`kam thënë.
- 22 Pas këtyre fjalëve, njëri nga rojtarët e pranishëm, i ra Jezusit shuplakë dhe i tha:A kështu i përgjigjesh kryepriftit?
- 23 Nëse fola keq;i tha Jezusi;ma vërteto të keqen! Nëse fola mirë, pse po më bie?
- 24 Atëherë Ana e dërgoi të lidhur te kryeprifti Kajfa.Pjetri i bie prapë mohit Jezusit(Mt 26, 71-75; Mk 14, 69-72; Lk 22, 58-62)
- 25 Simon-Pjetri po rrinte gjithnjë aty e po nxehej. I thanë, pra, disa: A mos je edhe ti prej nxënësve të tij? Ai e mohoi dhe tha: Nuk jam.
- 26 Njëri prej shërbëtorëve të kryepriftit, kushëriri i atij, të cilit Pjetri ia preu veshin, i tha: Po a nuk të pashë bashkë me të në kopsht?
- 27 Pjetri prapë mohoi dhe këndoi gjeli.Jezusi para Pilatit(Mt 27, 1-2, 11-14; Mk 15, 1-5; Lk 23, 1-5)
- 28 Atëherë Jezusin e çuan prej Kajfës në pallatin e qeveritarit. Ishte herët në mëngjes e ata nuk hynë në pretorium që të mos bëheshin të papastër, por të mund të hanin darkën e Pashkëve.
- 29 Prandaj, Pilati doli jashtë para tyre dhe i pyeti:Ç`padi keni kundër këtij njeriu?
- 30 Po të mos ishte ky keqbërës;iu përgjigjën ata;nuk do ta kishim sjellë para teje!
- 31 Pilati u përgjigj:Merreni ju e gjykojeni sipas Ligjit tuaj![Atëherë] Judenjtë u përgjigjën:Ne s`kemi leje të vrasim askënd!
- 32 Ndodhi kështu që të shkojë në vend fjala e Jezusit, me të cilën parafoli se me ç`vdekje do të vdiste.
- 33 Atëherë Pilati hyri përsëri në pallat, e thirri Jezusin dhe e pyeti:A je ti mbreti i judenjve?
- 34 Jezusi iu përgjigj:A e thua ti këtë prej vetvetes, apo ta thanë të tjerët për mua?
- 35 Pilati u përgjigj:Pse, a mos jam unë judeas? Populli yt dhe kryepriftërinjtë të dorëzuan tek unë. Çka ke bërë?
- 36 Jezusi u përgjigj:Mbretëria ime nuk është e kësaj bote. Po të ishte Mbretëria ime e kësaj bote, ushtarët e mi do të kishin luftuar që të mos u bija në dorë judenjve. Porse, Mbretëria ime nuk është prej këndej.
- 37 Pra, ti qenke Mbret? i tha atëherë Pilati.Mirë thua!;iu përgjigj Jezusi;Unë jam mbret!E unë linda dhe erdha në botëpër të dëshmuar të vërtetën.Kush e do të vërtetën, ai e dëgjon fjalën time.
- 38 Po çka është e vërteta?;i tha Pilati.Jezusin e dënojnë për vdekje(Mt 27, 15-31; Mk 15, 6-20; Lk 23, 13-25)Si foli kështu, doli prapë para judenjve dhe u deklaroi:Unë nuk gjej në të kurrfarë faji!
- 39 Tashti, ndër ju është zakon t`ju liroj dikënd për Pashkë. A doni, pra, t`ju liroj mbretin e judenjve?
- 40 Por ata bërtitën prapë:Jo këtë, por Barabën!E Baraba ishte cub.