Beselidhja e ReGjoni: Jezusin e kryqëzojnë
- 1 Atëherë Pilati mori Jezusin dhe urdhëroi të rrahej me frushkuj.
- 2 Ushtarët gërshetuan një kurorë ferrash e ia vunë në kokë dhe i veshën një mantel të kuq.
- 3 I afroheshin dhe i thoshin:Të falemi, mbreti i judenjve! Dhe i binin flakaresha.
- 4 Atëherë Pilati doli përsëri përjashta dhe u tha:Ja, po jua nxjerr përjashta që ta dini se nuk gjej në të kurrfarë faji.
- 5 Atëherë Jezusi doli jashtë me kurorë ferrash e me mantel të kuq. Pilati u tha:Ja, Njeriu!
- 6 Porse, kur e panë kryepriftërinjtë dhe rojtarët, bërtitën:Kryqëzoje, kryqëzoje!Merreni ju e kryqëzojeni;u tha Pilati;se unë nuk gjej në të farë faji.
- 7 Judenjtë iu përgjigjën:Ne kemi Ligjin dhe atij i duhet të vdesë sipas Ligjit se e bëri veten Bir të Hyjit.
- 8 Pilati, kur e dëgjoi këtë fjalë, u tremb edhe më tepër
- 9 dhe hyri prapë në pallat e i tha Jezusit: Prej nga je? Jezusi nuk i dha përgjigje.
- 10 Atëherë Pilati i tha:Mua nuk më përgjigjesh? A nuk e di se kam pushtet të të liroj e kam pushtet të të kryqëzoj?
- 11 Kurrfarë pushteti s`do të kishe mbi mua;iu përgjigj Jezusi;po të mos të të ishte dhënë prej së Larti. Prandaj, ai njeri që më dorëzoi tek ti ka mëkat më të madh.
- 12 Që atëherë Pilati kërkonte ta lëshonte, porse judenjtë bërtitnin: Nëse e liron këtë, nuk je mik i Cezarit. Kushdo e bën veten mbret, është kundër Cezarit.
- 13 Kur Pilati i dëgjoi këto fjalë, e nxori Jezusin përjashta, u ul në selinë e gjykatores, në vendin që quhet Kalldrëm e hebraisht Gabatha.
- 14 Ishte dita e Përgatitjes së Pashkëve, rreth orës gjashtë. Pilati u tha judenjve:Qe mbreti juaj!
- 15 Ata atëherë bërtitën:Hiqe! Hiqe! Kryqëzoje!Ta kryqëzoj mbretin tuaj?;u tha Pilati.Krerët e priftërinjve u përgjigjën:Ne nuk kemi tjetër mbret, përveç Cezarit!
- 16 Atëherë ua dorëzoi të kryqëzohej.Jezusin e kryqëzojnë(Mt 27, 32-44; Mk 15, 21-32;Lk 23, 26-43)E morën, pra, Jezusin.
- 17 Jezusi, duke e mbartur ai vetë kryqin e vet, doli në vendin që quhet Kafka hebraisht Golgota.
- 18 Atje e kryqëzuan, e bashkë me të, edhe dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, kurse Jezusin në mes.
- 19 Pilati e shkroi edhe mbishkrimin dhe e vuri në kryq. Ishte shkruar: Jezus Nazareni, mbreti i judenjve.
- 20 Këtë mbishkrim e lexuan shumë judenj, sepse vendi ku e kryqëzuan Jezusin ishte afër qytetit. Ishte i shkruar hebraisht, latinisht e greqisht.
- 21 Atëherë kryepriftërinjtë e judenjve i thanë Pilatit:Mos shkruaj: `Mbreti i judenjve`, por se ai tha: `Unë jam mbreti i judenjve`.
- 22 Pilati u përgjigj:Çka shkrova, shkrova!
- 23 Ushtarët, pasi e kryqëzuan Jezusin, i morën petkat e sipërme të tijat dhe i ndanë në katër pjesë;secilit ushtar nga një pjesë. Morën edhe petkun e poshtëm. Ky nuk ishte i qepur me pola, por i punuar një cope, prej në maje e në fund.
- 24 Prandaj i thanë njëri-tjetrit: Nuk po e ndajmë në pjesë, por po qesim short, kujt t`i bjerë. Ndodhi kështu që të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë:`I ndanë mes tyre petkat e miae mbi petkun tim hodhën short.`Ushtarët bënë pikërisht ashtu.
- 25 Në këmbë, përbri kryqit të Jezusit, qëndronin nëna e tij, pastaj motra e nënës së tij, Maria e Klopait edhe Maria Magdalenë.
- 26 Jezusi, kur pa nënën e vet dhe, pranë saj, nxënësin që donte, i tha nënës:Grua, ja, yt bir!
- 27 Pastaj i tha nxënësit:Ja, nëna jote!Prej asaj ore nxënësi e mori me vete.Vdekja e Jezusit(Mt 27, 45-56; Mk 15, 33-41; Lk 23, 44-49)
- 28 Pastaj, Jezusi, i vetëdijshëm se u krye gjithçka, që të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë, tha: Kam etje!
- 29 Aty ishte një enë plot me uthull. Në majë të kallamit të hisopit vunë një sfungjer plot me uthull e ia afruan te goja.
- 30 Jezusi, posa e kërkoi uthullën, tha:Gjithçka u krye!Uli kokën e dha shpirt.Jezusit i shporojnë kraharorin
- 31 Atëherë judenjtë, pasi ishte dita e Përgatitjes dhe, që trupat të mos mbeteshin në kryq të shtunën;e ajo e shtunë ishte ditë e madhe;i bënë lutje Pilatit që të kryqëzuarve t`u theheshin kërcinjtë dhe të uleshin prej kryqit.
- 32 Erdhën, pra, ushtarët e të parit e të dytit që ishin të kryqëzuar me të, ua thyen kërcinjtë.
- 33 Kur erdhën te Jezusi, si panë se kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë,
- 34 por njëri prej ushtarëve me heshtë ia shporoi kraharorin dhe menjëherë rrodhi gjak e ujë.
- 35 Dëshmon ai që pa, e dëshmia e tij është e vërtetë. Ai di se flet të vërtetën, që edhe ju të besoni.
- 36 Në të vërtetë, ndodhi kështu që të shkonte në vend fjala e Shkrimit të shenjtë: Asnjë asht nuk do t`i thyhet.
- 37 E në një vend tjetër Shkrimi i shenjtë thotë:Do ta shohim Atë që shporuan.Varrimi i Jezusit(Mt 27, 57-61; Mk 15, 42-47; Lk 23, 50-56)
- 38 Pastaj Jozefi prej Arimatesë, i cili ishte nxënës i fshehtë i Jezusit;për shkak të drojës së judenjve;iu lut Pilatit ta lejonte të zbriste prej kryqit trupin e Jezusit. Pilati dha leje. Atëherë Jozefi erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.
- 39 Erdhi edhe Nikodemi;ai që pati ardhur te Jezusi dikur më parë natën;dhe solli reth njëqind libra mirrë e aloe të përzier.
- 40 E morën, pra, trupin e Jezusit dhe, siç është zakon të bëhet ndër judenj kur varroset dikush, e mbështollën në pëlhurë dhe e përeruan me erëra të mira.
- 41 Në atë vend ku Jezusi qe kryqëzuar ishte një kopsht e në kopsht ishte një varr i ri, në të cilin ende nuk ishte varrosur kush.
- 42 Aty, pra, për arsye të Përgatitjes së judenjve, meqenëse varri ishte afër, e shtinë në varr Jezusin.