Beselidhja e ReGjoni: Jezusi u dëftohet shtatë nxënësve
- 1 Pastaj Jezusi prapë iu dëftua nxënësve në breg të detit të Tiberiadit. U dëftua kështu:
- 2 Ishin bashkë Simon-Pjetri, Toma, që quhet Binjak, Natanaeli, nga Kana e Galilesë, bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë prej nxënësve të tij.
- 3 U tha Simon-Pjetri:Po shkoj të gjuaj peshk.Po vijmë edhe ne me ty!;i thanë ata.U nisën, pra, e hynë në lundër, por atë natë nuk zunë asgjë.
- 4 Kur zbardhi drita, ja, Jezusi në breg. Nxënësit nuk e dinin se ishte Jezusi.
- 5 Jezusi u tha:Djelmosha, a keni ndopak peshk?Jo!;u përgjigjën ata.
- 6 Ai u tha:Qitni rrjetën në anën e djathtë të lundrës e do të gjeni!Ata e hodhën e nuk mund ta nxirin, aq u ngarkua me peshk.
- 7 Atëherë ai nxënësi, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: Është Zotëria! Simon-Pjetri, si dëgjoi se është Zotëria, u mbështoll me petkun e sipërm;sepse ishte i zhveshur;dhe u hodh në det.
- 8 Nxënësit e tjerë erdhën me lundër duke hequr rrjetën me peshk, sepse nuk ishin larg bregut;reth dyqind kutë.
- 9 Si dolën në tokë, panë zjarrin me prush e mbi të peshk, dhe bukë.
- 10 Jezusi u tha:Bini ndonjë nga peshqit që zutë tani!
- 11 Atëherë Simon-Pjetri hipi në lundër, e nxori në tokë rrjetën plot me peshk: njëqind e pesëdhjetë e tre peshq të mëdhenj. Dhe, megjithëse ishin aq shumë, prapë nuk u shqye rrjeta.
- 12 Jezusi u tha: Ejani e hani! Askush prej nxënësve nuk pati guxim ta pyesë: Kush je ti?, sepse e dinin mirë se ishte Zotëria.
- 13 Jezusi u afrua, mori bukën e ua dha. Po ashtu edhe peshkun.
- 14 Ishte kjo hera e tretë që Jezusi iu dëftua nxënësve të vet pasi u ngjall së vdekuri.Jezusi dhe Pjetri
- 15 Pasi hëngrën mëngjesin, Jezusi e pyeti Simon-Pjetrin:Simon Gjoni, a më do ti më shumë se këta?Po, Zotëri;iu përgjigj;Ti e di se të dua!Kulloti qengjat e mi!;i tha Jezusi.
- 16 Prapë e pyeti të dytën herë:Simon Gjoni, a më do ti mua?Po, Zotëri, ti e di se të dua!;iu përgjigj Pjetri.Kulloti delet e mia!;vijoi Jezusi.
- 17 I tha për të tretën herë:Simon Gjoni, a më do?Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë:`A më do?` dhe iu përgjigj:Zotëri, Ti di gjithçka! Ti e di se të dua!I tha Jezusi:Kulloti delet e mia!
- 18 Pëjëmend, pëjëmend po të them:kur ti ishe më i rie ngjeshje vetvetendhe shkoje kah doje;porse kur të plakesh, do t`i hapësh duarte një tjetër do të të ngjeshëe do të të çojë, ku ti nuk dëshiron.
- 19 I tha këto fjalë për t`i lajmëruar se me ç`vdekje do ta lavdëronte Hyjin. Pastaj i tha: Më ndiq mua!Jezusi dhe nxënësi i dashur
- 20 Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte nxënësi të cilin Jezusi e donte [posaçërisht], ai që në kohën e Darkës e mbështeti kokën në parzmën e Jezusit dhe e pati pyetur: Zotëri, kush është ai që do të të tradhtojë?
- 21 Kur Pjetri e vuri re këtë, i tha Jezusit:Zotëri, e çka do të ndodhë me këtë?
- 22 Jezusi iu përgjigj:Nëse dua që ky të mbesë derisa të vij unë, ty ç`po të duhet? Ti eja pas meje!
- 23 Këndej edhe u hap ndër vëllezër fjala se ai nxënës nuk do të vdiste. E pra, Jezusi nuk tha Nuk do të vdesë!, por `Nëse dua që ky të mbesë derisa të vij unë [ty ç`po të duhet?`]
- 24 Ky nxënës është ai që i dëshmon këto gjëra dhe vetë ai i shkroi. Ne e dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.
- 25 Ka edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat po të renditeshin një nga një, më thotë mendja se as mbarë bota s`do t`i zinte librat, që do të duhej të shkruheshin.