Beselidhja e ReGjoni: Jezusi dhe samaritania
- 1 Kur Jezusi mori vesh se farisenjtë kishin dëgjuar të flitet se ai po tubonte më shumë nxënës dhe po pagëzonte më shumë se Gjoni
- 2 edhe pse, në të vërtetë Jezusi nuk pagëzonte, por nxënësit e tij
- 3 e la Judenë dhe u kthye përsëri në Galile.
- 4 I duhej të kalonte nëpër Samari.
- 5 Arriti, pra, në qytetin e Samarisë që quhet Sihar, afër pronës që Jakobi ia pati dhënë Jozefit, birit të vet.
- 6 Aty ishte pusi i Jakobit.Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul të rrijë në grykën e pusit. Ishte diku rreth orës gjashtë.
- 7 Një grua nga Samaria erdhi të mbushë ujë. Jezusi i tha:Më jep të pi!
- 8 Nxënësit e tij kishin shkuar në qytet të blejnë ushqime.
- 9 Samaritania i tha:Si? Ti që je judeas, kërkon ujë prej meje që jam samaritane?[Sepse judenjtë nuk marrin e japin me samaritanë].
- 10 Jezusi iu përgjigj:Po ta dije ti çka të dhuron Hyjidhe kush është ai që të thotë:`Më jep të pi!`, ti vetë do të lypje nga aidhe ai do të të jepte ujë të gjallë!
- 11 Zotëri;iu përgjigj gruaja;ti s`ke as me çka të mbushësh ujë e pusi është i thellë! Nga, pra, mund të kesh ujë të gjallë?
- 12 A mos je më i madh se ati ynë Jakobi, që na dha këtë pus, piu vetë prej tij, si edhe bijtë e tij e bagëtitë e tij.
- 13 Jezusi iu përgjigj:Kushdo që pi këtë ujëpërsëri do të ketë etje.
- 14 Kurse, kush do të pijëujin që unë do t`ia jap, kurrë më nuk do të ketë etje, madje uji që unë do t`ia japdo të bëhet në të burimqë rrjedh në jetën e pasosur.
- 15 Po i thotë gruaja:Zotëri, më jep ashtu uji që të mos etem më e të mos më duhet të vij këtu të mbush!
- 16 Ai i tha:Shko, thirre burrin tënd dhe eja këtu!
- 17 Unë nuk kam burrë!;iu përgjigj ajo.Mirë the!;ia ktheu Jezusi;`S`kam burrë!`
- 18 Sepse i pate pesë burra, e ky që ke tani, nuk është burri yt! Fole të vërtetën!
- 19 Zotëri;vijoi gruaja;po shoh se je profet.
- 20 Etërit tanë adhuruan në këtë mal, kurse ju thoni se në Jerusalem është vendi ku duhet të bëhet adhurimi.
- 21 Jezusi i tha:Më beso mua, o grua, po vjen koha, kur nuk do ta adhuroni Atinas në këtë mal as në Jerusalem.
- 22 Ju adhuroni atë që s`e njihni, ne adhurojmë atë që e njohim, sepse shëlbimi vjen prej judenjve.
- 23 Por po vjen koha;e tani është! kur adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atinnë shpirt e në të vërtetë, sepse Ati kërkon tamam adhurues të tillë.
- 24 Hyji është shpirt, dhe ata që e adhurojnëduhet ta adhurojnë në shpirt e në të vërtetë.
- 25 Gruaja i tha:E di se do të vijë Mesia, që quhet Krisht. Kur të vijë, ai do të na zbulojë gjithçka
- 26 Jezusi i tha:Unë jam Mesia, unë që po flas me ty!
- 27 Ndërkaq arritën nxënësit e tij dhe u çuditën që po fliste me një grua. Porse, prapë, askush nuk e pyeti: Çka do? ose: Pse po flet me të?
- 28 Gruaja e la enën dhe shkoi në qytet. U tha njerëzve:
- 29 Ejani e shihni njeriun që më tregoi gjithçka kam bërë. A mos është ky Mesia?
- 30 Ata dolën prej qytetit dhe u nisën për tek ai.
- 31 Ndërkaq nxënësit po e lutnin:Rabbi, ha!
- 32 Ai u tha:Kam për ushqim një gjellë tjetër që ju s`e dini.
- 33 Nxënësit pyetën njëri-tjetrin:A mos i solli ndokush ushqim?
- 34 Jezusi iu përgjigj:Ushqimi im është të zbatoj vullnetin e atij që më dërgoi, të kryej veprën e tij.
- 35 A nuk thoni ju:`Edhe katër muaj e, ja, korrja?`Ja, unë po ju them:Çoni sytë tuaj dhe shikoni:arat u zbardhuan për korrje!Tanimë
- 36 korrtari po e merr pagëndhe po mbledh frytin për jetën e pasosur, që mbjellësi e korrtari të galdojnë së bashku!
- 37 Në këtë gjë vërtetohet fjala:`Njëri mbjell e një tjetër korr`!
- 38 Unë ju dërgova të kori atjeku ju s`derdhët djersë:të tjerët u munduane ju trashëguat frytin e djersës së tyre.
- 39 Shumë samaritanë prej atij qyteti besuan në të për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: Më tregoi gjithçka kam bërë.
- 40 Kur, pra, samaritanët erdhën tek ai, iu lutën të rrijë tek ata. Jezusi ndenji mes tyre dy ditë.
- 41 Por shumë më tepër njerëz besuan në të për arsye të mësimit të tij.
- 42 Gruas i thoshin: Tani nuk besojmë vetëm pse na tregove ti: vetë e dëgjuam dhe e dimë se me të vërtetë është Shëlbuesi i botës. Shërimi i djalit të nëpunësit mbretëror (Mt 8, 5-13; Lk 7, 1-10)
- 43 Pas këtyre dy ditëve shkoi prej andej në Galile.
- 44 Në të vërtetë Jezusi kishte thënë se profeti nuk nderohet në vendin e vet.
- 45 Kur arriti në Galile, galileasit e pritën mirë, sepse kishin parë se çka kishte bërë në Jerusalem në kohë të festës. Sepse edhe ata kishin qenë për festë.
- 46 Erdhi, pra, prapë në Kanë të Galilesë, ku e kishte shndërruar ujin në verë. Aty ishte një nëpunës i mbretit, i cili e kishte djalin të sëmurë në Kafaaum.
- 47 Ky, kur mori vesh se Jezusi kishte ardhur prej Judesë në Galile, shkoi tek ai e iu lut të zbriste t`ia shëronte djalin që ishte në fill të vdekjes.
- 48 Jezusi i tha:Po nuk patë shenja e mrekulli, ju nuk besoni.
- 49 Nëpunësi mbretëror iu përgjigj:Zotëri, eja para se të më vdesë fëmija.
- 50 Shko;i tha Jezusi;djali yt është shëndoshë! Njeriu i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi.
- 51 Ndërsa ai po zbriste, shërbëtorët e tij i dolën para dhe i thanë: Djali yt është shëndoshë e mirë!
- 52 I pyeti për kohë kur filloi të bëjë më mirë. Ata i thanë:Dje rreth orës shtatë e lëshuan ethet!
- 53 I ati e kuptoi se ajo ndodhi në atë orë, kur Jezusi i tha: Djali yt është shëndoshë! Dhe besoi ai e mbarë shtëpia e tij.
- 54 Kjo ishte mrekullia e dytë që Jezusi bëri, kur u kthye prej Judesë në Galile.