Beselidhja e ReGjoni: Jezusi shëron të verbërin e lindur i verbër
- 1 Duke kaluar rrugës pa një njeri të verbër, që kishte lindur i verbër.
- 2 Nxënësit e tij e pyetën: Rabbi, kush mëkatoi, ky apo prindërit e tij që lindi i verbër?
- 3 Nuk mëkatoi as ky as prindërit e tij;u përgjigj Jezusi;por ndodhi kështu që në të të dëftohen veprat e Hyjit.
- 4 Derisa të jetë ditëna duhet t`i kryejmë veprate Atij që më dërgoiPo vjen nata, kur askush s`mund të punojë.
- 5 Derisa të jem në botë, jam drita e botës.
- 6 Si tha kështu, pështyu në dhe, bëri baltë me pështymë, ia leu sytë me baltë
- 7 dhe i tha: Shko e lahu në banjën Siloam (që do të thotë; I dërguari). Ai shkoi, u la dhe, kur po kthehej, shihte.
- 8 Fqinjët e tij dhe ata, që më parë e kishin parë duke lypur, thoshin:Po a nuk është ky ai që rrinte e lypte?
- 9 Ai është;thoshin disa.Jo, por është një që i përngjan atij;thoshin disa të tjerë. Ai vetë thoshte:Unë jam
- 10 Atëherë i thanë:Po si (atëherë) të erdhi drita e syve?
- 11 Ai u përgjigj:Njeriu që quhet Jezus, përzjeu baltë, m`i leu sytë dhe më tha: `Shko në Siloam dhe lahu!` Shkova, pra, u lava dhe pashë.
- 12 Ku është ai?;i thanë.Nuk di;u përgjigj.Farisenjtë e pyesin të verbërin si u shërua
- 13 Atëherë e çuan atë, që përpara ishte i verbër, te farisenjtë.
- 14 Ajo ditë kishte qenë e shtunë, kur Jezusi përzjeu baltën dhe ia dha dritën e syve.
- 15 Edhe farisenjtë filluan prapë ta pyesin si e fitoi të pamit e syve. Ky u përgjigj:Më vuri baltë në sy, unë u lava;dhe, ja, tani shoh!
- 16 Atëherë disa prej farisenjve thanë:Ky njeri nuk është prej Hyjit, sepse nuk e mban të shtunën!Por disa të tjerë thoshin:Një mëkatar si mund të bëjë këso shenjash?Dhe u bë përçarje ndër ta.
- 17 Pastaj e pyetën prapë të verbërin:E ti, çfarë thua për atë njeri që ta dha të pamit e syve?Është profet;iu përgjigj.
- 18 Judenjtë nuk besuan se kishte qenë vërtet i verbër dhe se iu shëruan sytë, derisa thirrën prindërit e atij që u shërua,
- 19 dhe i pyetën:A është ky djali juaj, për të cilin pohoni se lindi i verbër? E si sheh tani?
- 20 Atëherë prindërit e tij u përgjigjën:E dimë se ky është djali ynë dhe se lindi i verbër.
- 21 Si sheh tani, nuk e dimë. As nuk dimë se kush ia shëroi sytë. Pyetni atë: është njeri i rritur, ai do t`ju tregojë për vete.
- 22 Prindërit e tij folën kështu, sepse i druanin judenjtë. E njëmend, judenjtë kishin marrë vendim të përjashtohet nga sinagoga ai që Jezusin do ta dëshmonte për Mesi.
- 23 Për këtë arsye u përgjigjën prindërit e tij: `I rritur është, pyetni atë!`
- 24 Atëherë e thirrën për së dyti atë që kishte qenë i verbër dhe i thanë:Jepi lavdi Hyjit! Ne e dimë se ai është njeri mëkatar!
- 25 A është mëkatar;u përgjigj;s`e di; një gjë e di: kam qenë i verbër e tani shoh!
- 26 Atëherë ata i thanë:Çka të bëri? Si t`i shëroi sytë?
- 27 Tashti ju thashë;u përgjigj;e nuk më dëgjuat? Çka? Doni prapë të dëgjoni? A mos doni të bëheni edhe ju nxënësit e tij?
- 28 Atëherë ata filluan ta fyejnë e i thoshin:Ti je nxënësi i tij! Ne jemi nxënësit e Moisiut!
- 29 Ne e dimë se Hyji ka folur me Moisiun e për këtë nuk dimë as prej nga është!
- 30 Pikërisht kjo gjë është e çuditshme;u përgjigj njeriu;ju s`dini as prej nga është, e mua më dha dritën e syve!
- 31 E ne e dimë fort mirë se Hyji nuk i dëgjon mëkatarët, por dëgjon atë që e nderon Hyjin dhe e kryen vullnetin e tij!
- 32 Që prej amshimit s`është dëgjuar se ndokush ia ka dhënë të pamit e syve të verbërit që lindi i verbër!
- 33 Po të mos ishte ky njeri prej Hyjit, s`do të mund të bënte asgjë!
- 34 Që kur linde, s`je tjetër veç mëkat;iu përgjigjën;e ti po na mëson!?Dhe e hodhën përjashta.Të pamit shpirtëror
- 35 Jezusi e mori vesh se e kishin qitur jashtë. Kur e gjeti, i tha:A beson ti në Birin e njeriut?
- 36 Ai iu përgjigj:Po kush është ai, Zotëri, që të besoj në Të?
- 37 E pe;i tha Jezusi;Është ai që po flet me ty!
- 38 Ai tha:Besoj, o Zot! dhe ra përmbys para tij.
- 39 Jezusi i tha:Erdha në këtë botë të bëj gjyq:që të shohin ata që janë të verbëre të verbohen ata që shohin!
- 40 Disa prej farisenjve që ishin me të i dëgjuan këto fjalë dhe thanë:Vallë, a thua edhe ne jemi të verbër?
- 41 Jezusi u përgjigj:Po të ishit të verbër, s`do të kishit mëkat.Porse ju thoni: `Shohim!`prandaj mëkati juaj mbetet.