Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Pjetri dhe Koeli
- 1 Në Cezare ishte një njeri me emër Koel, kapiten i togës së quajtur Italike
- ,2 njeri i përshpirtshëm dhe që besonte në Hyjin, si ai ashtu edhe familja e tij. I ndante popullit shumë lëmoshë dhe vazhdimisht i lutej Hyjit.
- 3 Ai pa qartë në një vegim diku rreth orës nëntë të ditës se si engjëlli i Hyjit hyri tek ai dhe i tha.Koel!
- 4 Urdhëro, Zotëri!;ia ktheu Koeli duke ia ngulur sytë i frikësuar.Lutjet e tua dhe lëmoshët kanë arritur para Hyjit;iu përgjigj engjëlli;dhe ai të ka kujtuar.
- 5 Ti tani dërgoji disa njerëz në Jopë dhe grishe Simonin që quhet Pjetër.
- 6 Ai gjendet te një farë Simoni, lëkurëtar, që e ka shtëpinë afër detit.
- 7 Posa shkoi engjëlli që foli me të, kapiteni i grishi dy shërbëtorë dhe një ushtarë të përshpirtshëm, prej atyre që i ishin dhënë për shërbim,
- 8 u tregoi gjithçka dhe i nisi për në Jopë.
- 9 Të nesërmen, ndërsa këta po bënin rrugë dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri rreth orës gjashtë, u ngjit në tarracë për t`u lutur.
- 10 U urit dhe dëshiroi të hajë. Ndërsa ata po i përgatitnin ushqimin, kaloi në vegim.
- 11 Shikonte qiellin e hapur dhe një gjë të papërcaktueshëm, porsi pëlhurë e madhe, të lidhur në katër këndet, që po zbriste nga qielli në tokë.
- 12 Në të ishin katërkëmbësh të ndryshëm, zvarranikë toke dhe shpendë qielli.
- 13 Ndërkaq i tha një zë: Çohu, Pjetër, prej e ha!
- 14 Assesi, o Zot!;iu përgjigj Pjetri;Unë nuk kam shijuar kurrë me gojë kafshë të ndytë e të papastër!
- 15 Çka Hyji ka shpallur të pastër;i tha ai zë të dytën herë;ti mos e quaj të ndytë!
- 16 Kjo u përsërit tri herë e atëherë ajo gjë u ngrit në qiell.
- 17 Ndërsa Pjetri po e vriste mendjen në vetvete se ç`kuptim kishte vegimi që pati, ja, njerëzit e dërguar prej Koelit, pasi kishin pyetur andej e këndej për shtëpinë e Simonit, ia behën te dera,
- 18 thirrën dhe pyetën a mos ishte aty mik Simoni që quhet Pjetër.
- 19 Ndërsa Pjetri gjithnjë po mendonte lidhur me vegimin, Shpirti Shenjt i tha: Ja, po të kërkojnë disa [dy] burra.
- 20 Çohu, pra, e shko me ta pa farë dyshimi se unë i kam dërguar.
- 21 Pjetri zbriti te njerëzit dhe tha:Ja, unë jam ai të cilin kërkoni. Për çka keni ardhur?
- 22 Ata iu përgjigjën:Kapiten Koeli, njeri i drejtë dhe që beson në Hyjin, për të cilin dëshmon mbarë populli hebre, qe porositur prej një engjëlli të shenjtë të të thërrasë ty në shtëpinë e vet për t`i dëgjuar fjalët që ke për t`i thënë.
- 23 Atëherë Pjetri i ftoi brenda dhe i përbujti.Të nesërmen u çua dhe shkoi me ta. Disa vëllezër prej Jopës e përcollën Pjetrin.
- 24 Ditën e dytë arriti në Cezare. Koeli i priste; kishte grishur edhe farefisin e disa miq të ngushtë.
- 25 Kur Pjetri arriti, Koeli i doli para e, duke rënë ndër këmbët e tij, e adhuroi.
- 26 Pjetri e ngriti në këmbë dhe i tha: Çohu në këmbë se edhe vetë jam vetëm njeri!
- 27 E, duke biseduar me të, hyri brenda, ku gjeti të bashkuar shumë njerëz,
- 28 të cilëve u tha:Ju e dini mirë se një hebre e ka të ndaluar shoqërimin me të huaj ose t`u hyjë në shtëpi, porse vetë Hyji më mësoi se s`është e lejueshme të quhet i ndytë ose i papastër asnjë njeri.
- 29 Prandaj, kur më grishët, erdha pa kundërshtuar. Tani dëshiroj të di pse më keni grishur.
- 30 Para katër ditësh;iu përgjigj Koeli;pikërisht në këtë kohë, thosha në shtëpinë time lutjet e orës nëntë, kur ia behu një njeri në petka të shkëlqyeshme, zuri vend para meje
- 31 dhe tha: `Koel, u vështrua lutja jote dhe u kujtuan lëmoshët e tua para Hyjit.
- 32 Dërgo, pra ndokënd në Jopë dhe grishe Simonin e quajtur Pjetër. Ai është mik në shtëpinë e Simonit lëkurëtar, afër detit.`
- 33 Menjëherë dërgova njerëzit për ty dhe ti bëre mirë që erdhe. Ja, pra, të gjithë jemi bashkuar para Hyjit për të dëgjuar gjithçka Zoti të ka urdhëruar.Predikimi i Pjetrit në shtëpinë e Koelit
- 34 Atëherë Pjetri mori fjalën e tha:Tani me të vërtetë po e marr vesh se Hyji nuk i mban kujt krah,
- 35 përkundrazi;në çdo kombësi i pëlqen ai që e ka frikën e tij dhe që e zbaton drejtësinë.
- 36 Ai u dërgoi Fjalën e vet izraelitëve dhe ua shpalli Ungjillin e paqes përmes Jezu Krishtit që është Zotëria i të gjithëve.
- 37 Ju e dini çka ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galileja, pas pagëzimit që predikoi Gjoni,
- 38 se si Hyji Jezusin prej Nazaretit e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet; atë që e përshkoi vendin duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë ata që kishin rënë nën pushtetin e djallit, sepse Hyji ishte me të.
- 39 Ne jemi dëshmitarë për gjithçka që bëri në mbarë krahinën e Judesë e në Jerusalem. E vranë duke e varur në shtyllë!
- 40 Hyji e ngjalli të tretën ditë dhe bëri që të dëftohet i gjallë
- 41 jo mbarë popullit në përgjithësi, por dëshmitarëve prej Hyjit të paracaktuar;neve që bashkë me të kemi ngrënë e kemi pirë pasi u ngjall prej të vdekurish.
- 42 Ai edhe na urdhëroi t`i predikojmë popullit e t`i japim dëshmi se Jezusi prej Hyjit është caktuar Gjykatës i të gjallëve e i të vdekurve.
- 43 Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët: në fuqi të Emrit të tij i jepet falja e mëkateve secilit që beson në Të. Paganët marrin Shpirtin Shenjt
- 44 Ndërsa Pjetri ende po i thoshte këto fjalë, Shpirti Shenjt zbriti mbi të gjithë ata që po dëgjonin predikimin.
- 45 Besimtarët e rrethprerë që kishin ardhur me Pjetrin, u çuditën kur panë se edhe në paganë u ndikua dhurata;Shpirti Shenjt.
- 46 Sepse i dëgjuan duke folur gjuhë të ndryshme e duke madhëruar Hyjin. Atëherë Pjetri tha:
- 47 Vallë a mund ta ndalojë kush ujin të mos pagëzohen këta që e morën Shpirtin Shenjt sikurse edhe ne?
- 48 Dhe urdhëroi të pagëzohen në emër të Jezu Krishtit. Atëherë iu lutën të qëndrojë me ta disa ditë.