Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Misioni i Baabës e i Saulit
- 1 Në kishën vendase të Antiokisë kishte disa profetë e mësues. Ishin Baaba, Simoni, i quajtur Niger, Luci prej Cirenës, Manaeni, që kishte qenë edukuar bashkë me Herodin tetrark dhe Sauli.
- 2 Një ditë, ndërsa po kryenin shërbesën hyjnore e po agjëronin, Shpirti Shenjt tha: M`i ndani Baabën e Saulin të kryejnë veprimtarinë për të cilën i kam thirrur.
- 3 Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i lejuan të shkojnë.Apostujt predikojnë në Qipro
- 4 Baaba, pra, e Sauli, të dërguar prej Shpirtit Shenjt, zbritën në Seleuci e, prej andej, lundruan për Qipro.
- 5 Kur arritën në Salaminë, filluan të predikojnë fjalën e Hyjit në sinagogat e judenjve. Me vete kishin edhe Gjonin si ndihmës.
- 6 Pasi e përshkuan mbarë ishullin deri në Paf, takuan atje një njeri, magjistar, profet të rrejshëm judeas, që quhej Barjesu,
- 7 e i përkiste rrethit të prokonsullit Sergj Paulit, që ishte njeri i mençur. Ky i fundit i grishi Baabën e Saulin dhe shprehu dëshirën të dëgjojë fjalën e Hyjit.
- 8 Porse u kundërshtoi Elimi, magjistari;këtë kuptim ka emri i tij;duke u munduar ta largojë prokonsullin prej fesë.
- 9 Atëherë Sauli, që quhet edhe Pal, plot me Shpirt Shenjt, ia nguli sytë
- 10 dhe i tha: O njeri plot gënjeshtra e dredhi, bir i djallit, armik i betuar i çdo drejtësie, a nuk do të pushosh së shtrembëruari udhët e drejta të Zotit?
- 11 Ja, pra, tani dora e Zotit mbi ty: do të verbohesh e deri në urdhrin tjetër, nuk do ta shohësh më dritën e diellit! Aty për aty ra mbi të terr e errësirë: ecte andej e këndej duke kërkuar t`ia japë ndokush dorën.
- 12 Kur prokonsulli pa se çka ngjau, besoi i bindur plotësisht në mësimin e Zotit.Pali e Baaba në Antiokinë e Pisidisë
- 13 Nga Pafi, ku hipën në barkë, Pali e shokët e tij, arritën në Pergë të Pamfilisë. Gjoni u nda prej tyre dhe ktheu në Jerusalem.
- 14 Ata u nisën nga Perga e arritën në Antiokinë e Pisidisë. Të shtunën hynë në sinagogë dhe u ulën.
- 15 Pas leximit të Ligjit dhe të Profetëve, përgjegjësit e sinagogës dërguan t`u thonë: Vëllezër, nëse keni ndonjë fjalë ngushëllimi për t`ia drejtuar popullit, flisni!
- 16 Atëherë Pali u ngrit, dha shenjë me dorë e tha:Burra izraelas dhe ju që besoni në Hyjin, dëgjoni!
- 17 Hyji i këtij populli;i Izraelit;i zgjodhi etërit tanë. Ai e bëri të madh këtë popull kur ende ishte në dheun e huaj, në tokën e Egjiptit, dhe me dorë të pushtetshme e nxori nga ajo.
- 18 Afërsisht për dyzet vjet e rrethoi me kujdes në shkretëtirë.
- 19 Pastaj, pasi i zhduku shtatë kombësi në tokën e Kanaanit, ua dha në pronë me short tokën e tyre:
- 20 kjo zgjati reth katërqind e pesëdhjetë vjet. Pastaj u dha Gjyqtarët;deri te Samueli profet.
- 21 Atëherë kërkuan mbretin dhe Hyji për dyzet vjet u dha Saulin, birin e Kishit, prej fisit të Beniaminit.
- 22 Pastaj, pasi hoqi këtë, për mbret u ngriti Davidin, për të cilin edhe dëshmoi: Gjeta Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrës sime, i cili do të bëjë gjithçka dua unë.`
- 23 Hyji, prej pasardhësve të tij, si pati premtuar, ia ngriti Izraelit Shëlbuesin: Jezusin.
- 24 Para ardhjes së Jezusit Gjoni i predikoi mbarë popullit të Izraelit pagëzimin e kthimit.
- 25 E kur Gjoni po i jepte fund misionit të vet, thoshte: `Unë nuk jam ai që ju mendoni se jam! Por, ja, pas meje po vjen, ai, të cilit unë nuk jam i denjë t`ia zgjidh sandalet.`
- 26 Burra e vëllezër, bij të Abrahamit dhe ju të tjerët që besoni në Hyjin e vërtetë, neve na ka qenë drejtuar kjo fjalë shëlbimi.
- 27 Sepse banorët e Jerusalemit dhe krerët e tyre nuk e pranuan Jezusin dhe, duke e dënuar me vdekje, i çuan në vend fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.
- 28 Edhe pse nuk gjetën në të kurrfarë arsyeje për ta dënuar, kërkuan prej Pilatit që të vritej.
- 29 Pasi kryen gjithçka shkruan për të, e ulën nga kryqi dhe e shtinë në varr.
- 30 Porse Hyji e ngjalli prej të vdekurish.
- 31 Jezusi iu dëftua i gjallë për shumë ditë atyre që bashkë me të qenë ngjitur prej Galilesë në Jerusalem, të cilët [tani] janë dëshmitarët e tij para popullit.
- 32 E ne u shpallim Lajmin e Gëzueshëm se premtimin që Hyji ua pati dhënë etërve
- 33 na e plotësoi neve, bijve të tyre, duke e ngjallur Jezusin, siç shkruan në Psalmin e dytë:`Ti je biri im, unë sot të linda.`
- 34 Se e ngjalli prej të vdekurish dhe se kurrë më nuk do të kalbet, e ka thënë me këto fjalë:`Juve do t`jua plotësoj premtimet e sigurta dhënë Davidit.`
- 35 Për këtë arsye edhe thotë në një vend tjetër:`Ti s`do ta lësh Shenjtin tëndtë kalbet.`
- 36 Tani, Davidi, pasi në jetën e vet u shërbeu planeve të Hyjit, vdiq dhe qe varrosur pranë etërve të vet, dhe trupi i tij u kalb,
- 37 kurse Jezusi, të cilin Hyji e ngjalli, nuk u kalb.
- 38 Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpër Këtë ju kumtohet falja e mëkateve [dhe] në gjithçka nuk qe e mundur të shfajësoheni me anën e Ligjit të Moisiut,
- 39 me anën e Jezusit, secili që beson shfajësohet.
- 40 Vëriani mendjen të mos të plotësohet në ju çka qe thënë në Profetë:
- 41 `Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni e zhdukuni!Sepse unë do ta bëj një vepër të atillë në ditët tuaja, vepër të cilën s`do ta besonit, po t`jua tregonte ndokush. `
- 42 Kur po dilnin jashtë i lutnin që të shtunën e ardhshme t`u flisnin përsëri për këtë gjë.
- 43 Kur u shpëdanë prej sinagogës, shumë judenj dhe proselitë të përshpirtshëm shkuan pas Palit e Baabës, të cilët i porositnin dhe i nxitnin të qëndrojnë në hirin e Hyjit.
- 44 Të shtunën e ardhshme ngarendi pothuajse mbarë qyteti për të dëgjuar fjalën e Zotit.
- 45 Judenjtë, kur panë të gjithë atë shumicë populli, i kapi smira, zunë t`u kundërshtojnë me të shara fjalëve të Palit.
- 46 Atëherë Pali e Baaba u thanë plot guxim: Më së pari është dashur t`u shpallet juve fjala e Hyjit. Por, pasi ju e përbuzni dhe veten nuk e çmoni të denjë për jetën e pasosur, atëherë ne po u drejtohemi paganëve.
- 47 Sepse kështu na ka urdhëruar Zotëria:`Të kam caktuar të jesh dritë për paganët, që ta çosh shëlbimin deri në skajin e tokës.`
- 48 Paganët, kur i dëgjuan këto, gëzoheshin dhe e madhëronin fjalën e Zotit dhe të gjithë ata që e ndienin veten të caktuar për jetën e pasosur, u bënë besimtarë.
- 49 E fjala e Zotit hapej nëpër mbarë atë krahinë.
- 50 Por hebrenjtë ngacmuan disa gra në shenjë që besonin në Hyjin dhe krerët e qytetit e shkaktuan një salvim kundër Palit e Baabës dhe i dëbuan prej vendit të tyre.
- 51 Ata atëherë e shkundën pluhurin e këmbëve të veta si dëshmi kundër tyre dhe shkuan për Ikon.
- 52 Ndërkaq nxënësit mbusheshin me gëzim dhe me Shpirt Shenjt.