Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Pali e Baaba në Ikon
- 1 Gjithashtu edhe në Ikon hynë në sinagogën e hebrenjve. Folën aq mirë sa që një shumicë e madhe hebrenjsh e grekësh e pranuan besimin.
- 2 Porse hebrenjtë që nuk e pranuan besimin, i ngacmuan dhe i çuan peshë paganët kundër vëllezërve.
- 3 Megjithatë Pali e Baaba u ndalën aty për një kohë të gjatë, të mbështetur në ndihmën e Zotit, i cili e dëshmonte fjalën e hirit të vet duke premtuar që përmes duarve të tyre të bëheshin mrekulli dhe shenja të çuditshme.
- 4 Banorët e qytetit u ndanë: njëra pjesë ishte me hebrenj e pjesa tjetër me apostuj.
- 5 Paganët dhe hebrenjtë me krerët e vet u bënë gati për t`i salvuar apostujt e për t`i vrarë me gurë.
- 6 Apostujt, kur e morën vesh, ikën në qytete të Likaonisë: në Listër, në Derbë e në rrethina.
- 7 Atje vazhduan predikimin e Ungjillit.Pali e Baaba në Listër
- 8 Ishte në Listër një njeri i sëmurë këmbësh, çalaman që prej lindjes, i cili kurrë nuk kishte ecur.
- 9 Ky e dëgjoi Palin duke folur. Pali ia hodhi sytë e, duke parë se ka fe për të qenë shëruar,
- 10 i tha me zë të lartë: Drejtohu në këmbët e tua! Ai i dha vetes dhe eci.
- 11 Turma, kur pa çka bëri Pali, bërtiti në gjuhë likaone: Hyjnitë kanë zbritur ndër ne në trajtën e njerëzve
- 12 Baabën e quajtën Zeus e Palin Hermes, sepse Pali fliste.
- 13 Atëherë prifti i Zeusit, tempulli i të cilit ishte para dyerve të qytetit, solli para derës së qytetit mëzetër e kurorë e bashkë me qytetarë deshi të flijojë.
- 14 Kur morën vesh apostujt, Baaba e Pali, i shqyen petkat e veta e hynë mes popullit duke bërtitur.
- 15 Ç`po bëni kështu, bre burra!? Po edhe ne jemi njerëz të vdekshëm si ju! Ne ju predikojmë të ktheheni prej këtyre kotësive kah Hyji i gjallë, i cili krijoi qiellin e tokën, detin e gjithçka është në ta.
- 16 Në breznitë e shkuara ai i la mbarë paganët të ndjekin udhët e tyre.
- 17 Megjithatë nuk e la pa e dëshmuar veten me anë të bamirësive: ju dërgoi nga qielli shi e stinë të begatshme, ju mbushi me ushqime e zemrat tuaja i mbushi me gëzime.
- 18 Duke folur kështu mezi e ndalën që të mos u kushtojnë fli.
- 19 Ndërkaq arritën disa hebrenj prej Antiokisë e prej Ikonit dhe e çuan peshë . E gjuajtën me gurë Palin, e qitën zvarrë jashtë qytetit duke kujtuar se kishte vdekur.
- 20 Por, kur e rrethuan nxënësit, ai u drejtua dhe hyri në qytet. Të nesërmen shkoi me Baabën në Derbë.Kthimi në Antioki të Sirisë
- 21 Pasi e kumtuan Lajmin e gëzueshëm në atë qytet, dhe, pasi bënë një numër të madh nxënësish, kthyen në Listër, në Ikon e në Antioki.
- 22 I përforconin zemrat e nxënësve në qendresë të fesë, sepse;thoshin;na duhet të kalojmë nëpër shumë vështirësi për të hyrë në Mbretërinë e Hyjit.
- 23 Pasi luteshin e agjëronin, secilës kishë i emëronin udhëheqësin dhe ia porositnin Zotit, në të cilin kishin besuar.
- 24 Atëherë kaluan nëpër Pisidi e erdhën në Pamfili.
- 25 Pasi e predikuan fjalën në Pergë, zbritën në Atali.
- 26 Aty hipën në barkë e udhëtuan për Antioki, prej nga patën qenë dërguar të porositur hirit të Hyjit për veprën që kryen.
- 27 Kur arritën, bashkuan Kishën dhe treguan gjithçka Hyji bëri me anë të tyre dhe se si Hyji ua hapi paganëve derën e fesë.
- 28 Këtu qëndruan për një kohë të gjatë bashkë me nxënës.