Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Koncili i Jerusalemit
- 1 Ndërkaq zbritën disa prej Judesë dhe filluan t`i mësojnë vëllezërit: Po nuk u rrethpretë sipas zakonit të Moisiut, nuk mund të shëlboheni.
- 2 U bë një grindje dhe një rragatje jo e vogël ndërmjet tyre dhe Palit e Baabës. U përfundua që Pali, Baaba e disa tjerë prej tyre të shkojnë në Jerusalem tek apostujt e pleqtë për ta sqaruar çështjen.
- 3 Kisha e Antiokisë u dha çka u nevojitej për udhëtim. Ata, duke kaluar nëpër Fenici e Samari, u treguan vëllezërve për kthimin e paganëve në fe duke u dhënë kështu gëzim të madh.
- 4 Kur arritën në Jerusalem, qenë pritur mirë prej kishës, prej apostujve dhe prej pleqve. Ata treguan gjithçka Hyji bëri me anë të tyre.
- 5 Atëherë u ngritën disa farisenj që e kishin pranuar fenë dhe thanë: Paganët e pagëzuar duhet të rrethpriten e të urdhërohen që ta mbajnë Ligjin e Moisiut.
- 6 Kështu apostujt e pleqtë u bashkuan në kuvend për ta ndarë çështjen.
- 7 Pas një rragatjeje të gjatë, u ngrit Pjetri dhe u tha:Vëllezër, ju e dini mirë se, që prej ditëve më të para, këtu në ju, më zgjodhi mua Hyji, që prej gojës sime ta dëgjojnë paganët fjalën e Ungjillit e të besojnë.
- 8 Hyji që njeh zemrat bëri dëshmi për ta duke u dhënë edhe atyre si neve Shpirtin Shenjt.
- 9 Ai, pra, nuk bëri kurrfarë dallimi mes nesh e tyre: me anë të fesë i pastroi zemrat e tyre.
- 10 Atëherë, përse po e sprovoni Hyjin duke u vënë nxënësve në qafë zgjedhën, të cilën as etërit tanë as neve nuk mundëm ta mbartim?
- 11 E në fund ne besojmë se shëlbohemi pikërisht sikurse edhe ata, në saje të hirit të Jezusit Zot.
- 12 Mbarë mbledhja ra në heshtje. Dëgjonin Baabën e Palin, të cilët tregonin sa shenja e mrekulli kishte bërë Hyji me anën e tyre ndër paganët.
- 13 Kur ata heshtën, fjalën e mori Jakobi e tha:Më dëgjoni, vëllezër!
- 14 Simoni shpjegoi se si Hyji, që në fillim, u kujdesua të përftojë prej paganëve një popull për Emër të vet.
- 15 Kjo gjë është në përkim me fjalët e profetëve, sikure është shkruar:
- 16 `Pastaj do të kthehemdhe do ta rindërtoj tendën e rrëzuar të Davidit, do t`i rëndërtoj rrënojat e saj, përsëri do ta ngre
- 17 që edhe njerëzit të tjerë ta kërkojnë Zotindhe mbarë paganët, mbi të cilët u thirr Emri im, thotë Zoti që i bën këto
- 18 të njihen që prej amshimit.
- 19 Prandaj, unë mendoj, se nuk është mirë që t`i mërzisim ata që kthehen prej paganizmit kah Hyji.
- 20 Por t`u porositet të ruhen prej mishit të flijuar idhujve, prej fëlligështisë, prej mishit të kafshës së furur apo të mbytur në ujë e prej gjakut,
- 21 sepse Moisiu ka, që prej kohëve më të lashta, në çdo qytet predikatarët e vet, të cilët e lexojnë çdo të shtunë në sinagoga.Shpallja e Koncilit
- 22 Atëherë apostujt e pleqtë në përkim me mbarë Kishën, përfunduan që t`i zgjedhin disa njerëz prej tyre e t`i dërgojnë bashkë me Palin e Baabën, në Antioki. U caktuan: Juda që quhet Barsabë dhe Sila, njerëz me rëndësi në vëllezër.
- 23 Me anë të tyre u dërguan këtë letër:Apostujt dhe pleqtë, vëllezërit, vëllezërve të kthyer prej paganëve, në Antioki, në Siri e në Cilici, përshëndetje!
- 24 Pasi morëm vesh se disa prej tanëve;por pa lejen tonë;[erdhën] ju trazuan me disa fjalë dhe jua shqetësuan shpirtin,
- 25 ne, prandaj, caktuam, në përkim të plotë të të gjithëve, të zgjedhim disa njerëz e t`i dërgojmë ndër ju bashkë me të dashurit tanë Baabën e Palin,
- 26 njerëz që ia kanë kushtuar jetën e vet Zotit tonë Jezu Krishtit.
- 27 Po ju dërgojmë, pra, Judën e Silën, të cilët do t`jua kumtojnë gojarisht po të njëjtën gjë.
- 28 Përfunduam, pra, që Shpirti Shenjt dhe ne të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përmbi ato që janë të nevojshme:
- 29 të ruheni prej mishit të flijuar idhujve, prej gjakut, prej mishit të bagëtisë së furur ose të mbytur në ujë dhe nga fëlligështia. Bëni mirë nëse do të ruheni nga këto. Shëndet e të fala.
- 30 Të dërguarit, pra, u përshëndetën dhe u nisën për Antioki, ku mblodhën bashkësinë dhe ia dorëzuan letrën.
- 31 Kur e lexuan, të gjithë mbetën të kënaqur për fjalët ngushëlluese.
- 32 Juda e Sila, që edhe ata vetë ishin profetë, folën gjatë për t`u dhënë vëllezërve zemër dhe i përforcuan.
- 33 Pasi kaluan aty disa kohë, vëllezërit i përcollën me përshëndetje paqeje tek ata që i kishin pasë dërguar.
- 35 Pali e Baaba zunë vend në Antioki duke mësuar e duke predikuar Ungjillin e Zotit bashkë me shumë të tjerë.Pali e Baaba ndahen
- 36 Pas disa ditësh Pali i tha Baabës: Të kthehemi e t`i vizitojmë vëllezërit në të gjitha qytetet ku kemi predikuar fjalën e Zotit e të shohin si janë.
- 37 Baaba donte ta merrte me vete Gjonin që quhet Mark,
- 38 por Pali s`ishte i mendimit të marrë me vete atë, që ishte ndarë në Pamfili e nuk kishte qenë në mision me ta.
- 39 Lindi në mes tyre një mosmarrëveshje sa që u ndanë njëri prej tjetrit: Baaba mori me vete Markun e shkoi me barkë për Qipro,
- 40 kurse Pali mori me vete Silën dhe, i porositur hirit të Zotit prej vëllezërve,
- 41 e përshkoi Sirinë e Cilicinë duke i përforcuar Kishat.