Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Rrëshajët ardhja e Shpirtit Shenjt
- 1 Kur erdhi dita e Rrëshajëve, të gjithë ishin së bashku në të njëjtin vend.
- 2 Dhe, ja, papritmas, u ndie një ushtimë nga qielli si shungullimë e erës së fortë dhe e mbushi të gjithë shtëpinë, ku ata ishin.
- 3 Atyre atëherë iu dukën gjuhë, si të ishin prej zjarri. Këto u ndanë e zunë vend nga një mbi secilin prej tyre.
- 4 Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt dhe filluan të flasin në gjuhë të ndryshme, ashtu si Shpirti Shenjt i shndriste të shpreheshin.
- 5 Dhe asohere në Jerusalem banonin judenj, njerëz të përshpirtshëm, të ardhur prej të gjitha kombeve të botës.
- 6 Dhe, kur u dëgjua ajo ushtimë, ngarendi një shumicë e madhe dhe mbetën të habitur, sepse secili i dëgjonte duke folur në gjuhën e vet.
- 7 Të gjithë çuditeshin e mrekulloheshin dhe thoshin: Këta njerëz që po flasin, a thua vallë nuk janë të gjithë galileas?
- 8 Po si atëherë secili prej nesh i dëgjon duke folur në gjuhën e vet amtare?
- 9 Partë, medë, elamitë, banorë të Mesopotamisë, të Judesë, të Kapadokisë, të Pontit e të Azisë,
- 10 të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit e të krahinave të Libisë rreth Cirenës, njerëz të ardhur nga Roma,
- 11 judenj e proselitë, kretas e arabë;të gjithë ne po i dëgjojmë duke shpallur veprat e madhërueshme të Hyjit në gjuhët tona amtare.
- 12 Të gjithë kishin mbetur të habitur e, të marrë mendsh, pyesnin njëri-tjetrin: Çfarë do të jetë kjo punë?
- 13 Disa të tjerë, duke shpotitur, thoshin: Janë dehur me musht!Predikimi i Pjetrit ditën e Rrëshajëve
- 14 Atëherë Pjetri bashkë me të Njëmbëdhjetët u çua në këmbë, e ngriti zërin dhe tha: Burra judeas dhe ju të gjithë që banoni në Jerusalem, mirë ta dini këtë gjë e me kujdes dëgjojini fjalët e mia!
- 15 Këta njerëz nuk janë të dehur, siç po mendoni ju;ju po shihni se është ora tre e mëngjesit
- 16 por po shkon në vend fjala që parafoli Joeli profet:
- 17 `Në ditën e fundit;thotë Hyji:`Do ta ndikoj shpirtin tim në çdo njeridhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, djelmoshat tuaj do të shohin vegime, e pleqtë tuaj do ëndërrojnë.
- 18 Madje, edhe mbi shërbëtorë e shërbëtore të mia atë ditë do ta ndikoj Shpirtin time do të profetizojnë.
- 19 Do të tregoj mrekulli lart në qielldhe shenja përmbi tokë poshtërngjak e zjarr e shtylla tymi.
- 20 Dielli do të kthehet në errësirëe hëna në gjakpara se të agojë dita e Zotit e madhe(dhe e lavdishme).
- 21 Dhe kushdo atëherë ta thërrasë në ndihmëEmrin e Zotit, do të shëlbohet.`
- 22 Burra të Izraelit, dëgjojini këto fjalë: Jezusin Nazarenas;njeri që Hyji e përforcoi para jush me vepra të madhërueshme, me mrekulli dhe me shenja, që siç e dini;me anë të tij i bëri ndër ju;
- 23 këtë, të tradhtuar sipas vullnetit të caktuar dhe parapamjes së Hyjit;ju e kryqëzuat dhe e vratë me duar të të pafeve.
- 24 Por Hyji e ngjalli duke e shpëtuar nga tmerri i vdekjes, sepse s`ishte e mundur që vdekja ta mbante nën sundimin e vet.
- 25 E njëmend, për të Davidi thotë:`Zotërinë e kam gjithmonë para sysh, sepse Ai më rri në anë të djathtë që të mos rrëzohem.
- 26 Prandaj galdon zemra ime dhe brohorit gjuha ime, po dhe trupi im do të pushojë me shpresë,
- 27 sepse Ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Nëntokë as s`do të lejosh që Shenjti yt të kalbet.
- 28 Ti ma tregove udhën që shpie në jetë:në praninë tënde do të më mbushësh me gëzime.`
- 29 Vëllezër, më lejoni t`jua them haptas: Davidi patriark vdiq, u varros dhe varri i tij është edhe sot e kësaj dite ndër ne.
- 30 Por ai, pasi ishte profet dhe pasi e dinte se Hyji, iu përbetua me betimin se një nga pasardhësit e tij do të hipte në fronin e tij,
- 31 që më parë e parapa dhe paralajmëroi ngjalljen e Krishtit, kur tha:`Nuk qe lënë në Nëntokëas trupi i tij nuk e provoi kalbëzimin.`
- 32 Po këtë Jezus Hyji e ngjalli! Të gjithë ne e dëshmojmë këtë gjë!
- 33 E djathta e Hyjit, pra, e lartësoi, prej Atit e mori Premtimin;Shpirtin Shenjt dhe e ndikoi ashtu siç po shihni e po dëgjoni [edhe] ju vetë.
- 34 E pra, Davidi nuk qe ngritur në qiell, e megjithatë thotë:`I tha Zoti Zotit tim:rri në të djathtën time
- 35 derisa t`i vë armiqtë e tushtrojë të këmbëve të tua!`
- 36 Le ta dijë, pra, pa farë dyshimi mbarë populli i Izraelit se mu këtë Jezus, që ju e kryqëzuat, Hyji e bëri Zotëri e Mesi.
- 37 Kur i dëgjuan këto fjalë, u tronditën në zemër dhe i thanë Pjetrit e apostujve të tjerë:Çfarë duhet të bëjmë ne, o vëllezër?
- 38 Pjetri u dha përgjigje:Kthehuni dhe secili prej jush le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit që t`ju falen mëkatet e atëherë do ta meri dhuratë;Shpirtin Shenjt.
- 39 Sepse ky Premtim u bë për ju, për fëmijët tuaj e për të gjithë ata prej së largu, të gjithë ata që Zotëria, Hyji ynë, do t`i thërrasë.
- 40 Por edhe me shumë fjalë të tjera prore i përbente dhe i nxiste duke thënë: Shpëtohuni nga kjo brezni e mbrapshtë!
- 41 Ata që e pranuan fjalën e tij, u pagëzuan e kështu, atë ditë, u kthyen rreth tri mijë vetë.Bashkësia e parë e të krishterëve
- 42 E ishin vazhdimisht të kujdesshëm për ta përvetësuar mësimin e apostujve dhe nuk mungonin në mbledhjet vëllazërore, në ndarjen e bukës e në lutje.
- 43 Një frikë e madhe pushtonte çdo njeri: apostujt bënin shumë mrekulli dhe shenja të bindshme.
- 44 Të gjithë ata që besuan, qëndronin së bashku dhe gjithçka kishin të përbashkët.
- 45 Shitnin pronat dhe pasuritë që kishin dhe ua ndanin të gjithëve sipas nevojës së secilit.
- 46 Për çdo ditë shkonin së bashku e rregullisht në Tempull, në shtëpi ndanin bukën dhe me hare e me thjeshtësi ushqeheshin së bashku.
- 47 I jepnin lavdi Hyjit e mbarë populli i kishte fort për hir. Vetë Zoti çdo ditë i shtonte bashkësisë nga ata që shëlbohen.