Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Pali tregon kthimin e vet
- 1 Vëllezër dhe etër, më dëgjoni çka tani do t`ju them në mbrojtjen time.
- 2 Kur dëgjuan se po fliste hebraisht, heshtja u bë shumë më e thellë. Pali vazhdoi:
- 3 Unë jam hebre, i lindur në Tarsin e Cilicisë, por që u rrita në këtë qytet e te këmbët e Gamalielit u edukova sipas Ligjit të të vjetërve: isha zelltar i Hyjit ashtu siç jeni edhe ju sot e kësaj dite.
- 4 Këtë Udhë e kam salvuar deri në vdekje, i kam hedhur në pranga dhe kam burgosur burra e gra,
- 5 si mund të ma bëjnë dëshmi edhe kryeprifti dhe paria. Prej atyre kam marrë edhe letrat për të burgosur vëllezërit në Damask dhe qesh nisur që edhe ata atje t`i bie të lidhur në Jerusalem për t`i ndëshkuar.Pali tregon kthimin e vet(Vap 9, 1-19; 26, 12-18)
- 6 Ndërsa po udhëtoja dhe po i afrohesha Damaskut, papritmas, rreth mesditës, prej qiellit më shndriti një dritë e madhe,
- 7 unë rashë për dhe e dëgjova një zë që më tha: `Saul, Saul, pse po më salvon?`
- 8 Unë u përgjigja: `Kush je, o Zot?` Ai më tha: `Unë jam Jezusi, Nazarenasi, të cilin ti e salvon!`
- 9 Ata që ishin me mua, dritën njëmend e panë, por zërin e atij që fliste me mua nuk e dëgjuan.
- 10 Atëherë thashë: `Çka duhet të bëj, o Zot?` E Zoti më tha: `Çohu e shko në Damask e atje do të të thuhet çka duhet të bësh.
- 11 Pasi prej shkëlqimit të asaj drite më nuk shihja, shoqëruesit e mi më morën për dore e arrita në Damask.
- 12 Një farë Ananie, zbatues besnik i Ligjit, i cili gëzonte zë të mirë ndër hebrenj që banonin atje
- 13 erdhi tek unë dhe, si m`u afrua më tha: `Vëlla Saul, rifitoje dritën e syve!` Dhe unë, aty për aty e rifitova të parët e syve.
- 14 Ai vijoi: `Hyji i etërve tanë caktoi ta njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin e ta dëgjosh zërin prej gojës së tij,
- 15 sepse do të jesh dëshmitari i tij para të gjithë njerëzve për të gjitha ato që ke parë e dëgjuar.
- 16 Ç`ke që ngurron? Ngrihu, pagëzohu dhe laji mëkatet e tua duke e thirrur në ndihmë Emrin e tij!`Pali dërgohet ndër paganë
- 17 Pasi u ktheva në Jerusalem dhe, ndërsa një ditë po lutesha në Tempull, pata një vegim
- 18 dhe pashë Zotin. Ai më thoshte: `Ngrihu e me të shpejtë dil nga Jerusalemi, sepse nuk do ta pranojnë këtu dëshminë tënde për mua.`
- 19 Unë i thashë: `O Zot, ata e dinë mirë se unë i kam burgosur dhe i kam frushkulluar në sinagoga ata që besojnë në ty.
- 20 Po edhe kur u derdh gjaku i Shtjefnit, dëshmorit tënd, aty isha edhe unë dhe isha i mendimit së bashku me ta për ta vrarë. Vrastarëve unë ua ruajta petkat.`
- 21 Por, Zoti më tha: `Shko, unë po të dërgoj larg, në mes të paganëve!`Pali dhe tribuni romak
- 22 Çifutët e dëgjuan deri këtu. Në këto fjalë filluan të bërtasin: Zhduke prej faqes së dheut një njeri të tillë! Ky nuk meriton të jetojë!
- 23 Filluan të bërtisnin më fort, të shqyenin petkat e të hidhnin pluhur në ajër.
- 24 Atëherë tribuni urdhëroi të shtihet Pali në kështjellë dhe dha urdhër ta bëjnë të flasë me frushkuj që ta merrte vesh pse bërtitnin ashtu kundër tij.
- 25 E kur ushtarët po e lidhnin me rripa për ta frushkulluar, Pali i tha centurionit që ishte pranë: A thua keni leje ta rrahni me frushkuj qytetarin romak, madje edhe të pagjykuar?
- 26 Kur centurioni e dëgjoi, iu afrua tribunit e i tha: Çka mendon të bësh? Ky njeri është romak!
- 27 Tribuni iu afrua dhe i tha:Më thuaj a je ti romak?Po!;iu përgjigj Pali.
- 28 Unë;tha tribuni;e kam blerë shtrenjtë këtë nënshtetësi.Pali iu përgjigj:Unë kam lindur me të!
- 29 Prandaj, me të shpejtë u larguan prej tij ata që do ta merin në pyetje. Po edhe tribunit i hyri frika kur e mori vesh se ishte nënshtetas romak e ky e kishte lidhur në hekura.Pali para Këshillit të Lartë
- 30 Tribuni ditën e nesërme, duke dashur të dijë pikërisht të vërtetën, përse çifutët e paditnin Palin, e zgjidhi, dha urdhër të mblidhen në kuvend kryepriftërinjtë dhe mbarë Këshilli i Lartë, urdhëroi të sillet edhe Pali dhe e ballafaqoi me ta.