Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Pali apelon Cezarin
- 1 Festi, pra, tri ditë pasi erdhi në provincë, shkoi prej Cezaresë në Jerusalem.
- 2 Kryepriftërinjtë dhe paria e judenjve i paraqitën padinë kundër Palit dhe e përbetonin
- 3 t`ju bënte këtë nder kundër Palit: ta sillte në Jerusalem. Ata kishin bërë gati pritën për ta mbytur në udhëtim.
- 4 Por Festi u përgjigj se Pali do të mbetej i burgosur në Cezare dhe se edhe ai do të shkonte së shpejti atje.
- 5 Të fuqizuarit, pra,;u tha;le të vijnë me mua e, nëse në atë njeri ka ndonjë faj, le ta padisin.
- 6 Festi u ul në Cezare pasi ndenji tek ata tetë ose më së shumti dhjetë ditë. Të nesërmen hipi në selinë e gjykatores dhe urdhëroi të sillej Pali.
- 7 Kur erdhi Pali, e rrethuan judenjtë që kishin zbritur prej Jerusalemit dhe bënë kundër tij padi të shumta e të rënda, të cilat nuk ishin në gjendje t`i vërtetonin.
- 8 Kurse Pali mbrohej: Kurrfarë faji s`kam bërë as kundër Ligjit të judenjve, as kundër Tempullit e as kundër Cezarit.
- 9 Atëherë Festi, duke dashur t`ua plotësonte dëshirën judenjve, i tha Palit:A do të shkosh në Jerusalem e atje të gjykohesh për këtë punë para meje?
- 10 Pali iu përgjigj:Qëndroj para gjykatores së Cezarit, ku duhet të gjykohem. Judenjve s`u kam bërë farë faji, sikurse edhe ti vetë e di fare mirë.
- 11 E, në qoftë se kam bërë ndonjë krim që meriton vdekjen, nuk i iki vdekjes; por, në qoftë se s`janë të vërteta paditë e tyre, askush s`ka të drejtë të më japë dhuratë atyre. Kërkoj të gjykohem para Cezarit!
- 12 Festi atëherë, pasi u këshillua me këshilltarët, u përgjigj:Iu drejtove Cezarit, te Cezari do të shkosh!Pali para mbretit Agripa e para Berenikës
- 13 Pasi kaluan disa ditë, erdhën në Cezare mbreti Agripa dhe Berenika për të përshëndetur Festin.
- 14 Pasi aty qëndruan për disa ditë, Festi ia paraqiti mbretit çështjen e Palit. I tha:Është këtu një njeri, të cilin Feliksi e la në burg.
- 15 Kur isha në Jerusalem, kryepriftërinjtë dhe paria e judenjve e paditën para meje dhe kërkuan ta dënoja.
- 16 Unë iu përgjigja se ndër romakët nuk është zakon të lëshohet ndokush në dorë të ndokujt para se i padituri të ndësynohet me paditësit e ta ketë mundësinë të mbrohet prej akuzës.
- 17 Pasi zbritën së bashku me mua këtu, pa vonuar, ditën e nesërme, hipa ne selinë e gjykatores dhe urdhërova të sillej ai njeri.
- 18 Paditësit e rrethuan, por nuk e paditën për asnjë krim që unë mendoja;
- 19 kishin kundër tij disa gjëra lidhur me besimin e tyre e lidhur me një farë Jezusi që ka vdekur, por që Pali pohon se është i gjallë.
- 20 Dhe vetë, pasi s`dija si të bëja në një proçes të tillë, e pyeta a mos dëshironte të përgjigjej për këtë gjë në Jerusalem, në gjyq.
- 21 Por, pasi Pali kërkoi të dalë në gjyq para Lartmadhërisë, urdhërova të ruhej derisa ta përcillja te Cezari.
- 22 Kam dëshirë ta dëgjoj edhe vetë këtë njeri;i tha Agripa Festit.Nesër do ta dëgjosh;iu përgjigj Festi.
- 23 Ditën e nesërme erdhën Agripa e Berenika me shkëlqim të madh dhe hynë në sallën e pritjes bashkë me oficerë të lartë e me njerëzit më të zgjedhur të qytetit. Në urdhër të Festit e sollën Palin.
- 24 Atëherë Festi tha:Mbret Agripë dhe ju të gjithë të tjerët që jeni këtu me ne! Shikojeni këtë njeri! Mbarë populli i Judesë më ka rënë në derë në lidhje me të në Jerusalem e këtu, duke bërtitur se ky njeri s`duhet të jetojë më!
- 25 Por unë jam plotësisht i bindur se nuk ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen e, pasi ai vetë kërkoi të dalë në gjyq para Lartmadhërisë, vendosa ta dërgoj.
- 26 Pasi nuk kam asnjë të dhënë të sigurt që t`ia shkruaj Zotërisë për të, po e qes para jush, sidomos para teje, Mbreti Agripë, që, pas këtij shqyrtimi, të kem çka të shkruaj.
- 27 E njëmend, më duket krejtësisht e paarsyeshme të dërgoj të burgosurin e të mos e shënoj padinë e tij.