Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Pali niset për Romë
- 1 Kur u pru vendimi të udhëtojmë përItali, Palin me disa të burgosur të tjerë ia dhanë në dorëzim një centurioni që quhej Jul e ishte prej kohortës Auguste.
- 2 hipëm, pra, në një anije adramitine, e cila udhëtonte gjatë porteve të detit të Azisë, dhe u nisëm. Me ne ishte Aristarku, një maqedon nga Selaniku.
- 3 Të nesërmen arritëm në Sidon. Juli, që sillej njerëzisht me Palin, i dha leje të shkojë ndër miq për të marrë ndonjë shërbim prej tyre.
- 4 Prej andej morëm detin e lundruam afër Qipros;sepse i kishim erërat e kundërta
- 5 dhe kaluam detin gjatë brigjeve të Cilicisë e të Pamfilisë dhe arritëm në Mirën e Licisë.
- 6 Këtu centurioni gjeti një anije nga Aleksandria që udhëtonte për Itali dhe na ngarkoi në të.
- 7 Për shumë ditë udhëtuam ngadalë dhe mezi arritëm në Knid. E, pasi era nuk ua lejoi të ndalej anija në port, vazhduam për nën Kretë, në anë të Salmonës
- 8 dhe mezi e kaluam e arritëm në një vend që quhet Portet e Mira afër të cilit është qyteti i Lasejës.
- 9 Por, pasi kishte kaluar shumë kohë, kështu që lundrimi ishte bërë i rrezikshëm;sepse kishte kaluar Agjërimi i madh;Pali i këshilloi:
- 10 Burra;u thoshte;unë shoh se lundrimi do të dalë me vështirësi dhe me dëm të madh, jo vetëm për mallra e për anije, por edhe për jetën tonë.
- 11 Por centurioni më tepër i besonte timonierit e të zotit të anijes se sa vërejtjeve të Palit.
- 12 E, pasi porti nuk ishte i përshtatshëm për të kaluar dimrin, shumica propozuan të nisemi prej andej, me shpresë që ta arrinim Feniksin, një port të Kretës, që është i çelur nga jugperëndimi e veriperëndimi dhe aty ta kalonim dimrin.Stuhia e detit
- 13 Ndërkaq, u çua një puhi e lehtë shiroku, ata pleqëruan se ky mendim mund të realizohej, hoqën spirancën dhe lundruan gjatë bregut të Kretës.
- 14 Por pas pak kohe u tërbua një erë e fortë, që quhet veri-lindore.
- 15 Anija e rrëmbyer, u bë e paaftë t`i qëndrojë erës; ne u lëshuam të na hedhë andej e këndej.
- 16 Duke lundruar në shtrojerën e një ishulli të vogël, që quhet Kauda, mezi mundëm ta kapnim sandallin e shpëtimit.
- 17 Kur e ngritën në barkë, i përdorën veglat e shpëtimit: me litar e ngjeshëm anijen. Prej frikës që të mos mbesim në zall, në Sirtë, e lëshuan spirancën notuese. Kështu barteshim andej-këndej.
- 18 Pasi stuhia na rrahte me tërbim, të nesërmen, hodhën mallrat në det
- 19 e të tretën ditë, me duar të veta hodhën veglat e pajisjet e anijes.
- 20 Për shumë ditë nuk u pa as dielli as yjet; stuhia tërbohej gjithnjë e më tepër: kishte humbur çdo shpresë se do të shpëtojmë.
- 21 Për një kohë të gjatë askush s`kishte ngrënë. Atëherë Pali u ngrit në mes e tha: More burra, është dashur të më kishit dëgjuar e mos ta kishim lënë Kretën; i kishim shpëtuar këtij rreziku e dëmi.
- 22 Por tani po ju porosis: meri zemër, sepse asnjë prej jush nuk do të birret, me përjashtim të anijes.
- 23 Sonte m`u lajmërua engjëlli i Hyjit, të cilit i përkas dhe të cilit i shërbej
- 24 e më tha: `Mos ki frikë, Pal, ti duhet të dalësh para Cezarit dhe, ja, Hyji do t`ua falë jetën të gjithë atyre që lundrojnë me ty!`
- 25 Prandaj, meri zemër, o vëllezër! Unë i besoj Hyjit e s`mund të ndodhë ndryshe përveçse si më ka thënë Ai.
- 26 Na duhet të ndeshemi patjetër në një ujdhesë.
- 27 Ishte e katërmbëdhjeta natë që na rrahte stuhia andej e këndej në Detin e Mesdheut, kur, diku rreth mesnatës, detarët e morën me mend se po i afroheshim tokës.
- 28 Si hodhën plumbçin, gjetën tridhjetë pashë thellësi; pak më vonë e hodhën përsëri dhe gjetën pesëmbëdhjetë pashë.
- 29 Pasi druanin se mos përplaseshin me shkëmbinj, hodhën katër spiranca prej popes e pritnin me afsh të zbardhte drita.
- 30 Kur detarët, me mendim të iknin nga anija, ulën sandallin në det, gjasme donin të hidhnin spirancat nga kiçi,
- 31 Pali i tha centurionit dhe ushtarëve. Nëse këta nuk rrinë në anije, ju s`do të shpëtoni.
- 32 Atëherë ushtarët i prenë konopët e sandallit dhe e lanë të bjerë në det.
- 33 Duke pritur të agonte drita, Pali i nxiste të gjithë të hanin bukë. U thoshte: Është e katërmbëdhjeta ditë që pa farë ushqimi prisni me zemërim e nuk hani gjë.
- 34 Ju lutem, pra, hani se ju vlen për shpëtimin tuaj! Prapë po ju siguroj se asnjërit prej jush as një fije floku prej kresë s`do t`i humbasë!
- 35 Si i tha këto fjalë, mori bukën, falënderoi Hyjin në sy të të gjithëve, e theu dhe filloi të hajë.
- 36 Atëherë të gjithë morën zemër, morën edhe ata e hëngrën.
- 37 Ishim në anije të gjithë së bashku dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë vetë.
- 38 Pasi u nginë, nisën ta lehtësojnë anijen duke e hedhur grurin në det.Anija thyhet
- 39 Kur zbardhi drita, detarët nuk e njohën tokën. Hetuan një gji në breg të rrafshtë dhe vendosën, nëse do të ishte e mundur, ta shtienin anijen atje.
- 40 I zgjidhën spirancat dhe i lanë në det. Njëkohësisht zgjidhën edhe të lidhmet e timonit, e ngrehën velin paranik në drejtim të erës dhe u drejtuan nga bregu.
- 41 Por hasën në cektinë e anija u ngul në rërë: pjesa e parë e ngulur nuk luante vendit, kurse kiçin e shkallmonte stuhia e valëve.
- 42 Atëherë ushtarët menduan t`i mbysin të burgosurit, prej frikës se ndonjëri prej tyre, pasi të shpëtojë me not, do të ikë.
- 43 Por centurioni, pse donte ta shpëtonte Palin, nuk i la ta çonin në vend këtë mendim: dha urdhër që ata që dinin not të kërcenin të parët në ujë e të dilnin në tokë,
- 44 kurse të tjerët le të shpëtonin, kush me dërrasë e kush me copa të thyera të anijes.Kështu të gjithë dolën në tokë shëndoshë e mirë.