Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Shërimi i çalamanit para derës së Tempullit
- 1 Pjetri e Gjoni po shkonin në Tempull për lutjen e orës nëntë.
- 2 Pikërisht atëherë po sillnin një njeri të çalë që prej lindjes. Atë e sillnin përditë te dera e Tempullit, te ajo që quhet E bukura për të lypur lëmoshë prej atyre që hynin në Tempull.
- 3 Ai, kur pa Pjetrin e Gjonin duke hyrë në Tempull, lypi (për të marrë) lëmoshë.
- 4 Pjetri atëherë, bashkë me Gjonin, ia nguli sytë dhe i tha: Na shiko!
- 5 Ai po i vërente me kujdes duke shpresuar se do të merrte ndonjë gjë.
- 6 Atëherë Pjetri i tha: Unë nuk kam as argjend, as ar, por po të jap çka kam: në Emër të Jezu Krishtit Nazarenas, ec!
- 7 E kapi nga dora e djathtë dhe e ngriti në këmbë. Aty për aty iu forcuan këmbët dhe nyjet;
- 8 kërceu, u drejtua, filloi të ecë dhe hyri në Tempull: ecte, kërcente dhe lavdëronte Hyjin.
- 9 Mbarë populli e pa duke ecur dhe duke lavdëruar Hyjin.
- 10 E njohën se ishte ai që ndenjur para derës Së bukur të Tempullit lypte lëmoshë dhe mbetën shtang të hutuar prej mrekullisë dhe prej habisë për çka i ndodhi atij.jalimi i Pjetrit në tremen e Salomonit
- 11 Pasi i shëruari nuk ndahej prej Pjetrit e Gjonit, mbarë populli, i mrekulluar, ngarendi tek ata në tremen që quhet e Salomonit.
- 12 Pjetri, kur i pa, iu drejtua popullit:Burra të Izraelit, pse po çuditeni për këtë gjë? Pse po na shikoni thuajse ne me fuqinë tonë dhe me përshpirtërinë tonë kemi bërë që ky të ecë?
- 13 `Hyji i Abrahamit, [Hyji] i Izakut, [Hyji] i Jakobit, Hyji i etërve tanë e lavdëroi Shërbëtorin e vet Jezusin, të cilin ju e dorëzuat në vdekje dhe i ratë mohit përpara Pilatit, kur ky kishte vendosur ta lironte.
- 14 Ju i ratë mohit Shenjtit dhe të Drejtit, e kërkuat që t`ju falej gjakësori
- 15 kurse Jetëdhënësin e vratë. Por Atë Hyji e ngjalli prej të vdekurve, për çka ne jemi dëshmitarë.
- 16 Dhe në saje të fesë në Emrin e Jezusit, pikërisht Emri i Jezusit i dha forcë këtij njeriu që ju e njihni e po e shihni. Feja në Të ia ktheu shëndetin e plotë këtij njeriu në sy të të gjithë juve.
- 17 Por tani, o vëllezër, unë e di se, si ju si krerët tuaj, e bëtë atë gjë prej padijes.
- 18 Por në këtë mënyrë Hyji e çoi në vend atë që e kishte paralajmëruar me gojë të të gjithë profetëve: se Mesia i tij do të pësonte.
- 19 Pendohuni, pra, e kthehuni, që t`ju shlyhen mëkatet.
- 20 Atëherë Zoti do të çojë ditë ngushëllimi e do t`ju dërgojë Mesinë që për ju e kishte paracaktuar, d. m. th. Jezusin.
- 21 Tani për tani Jezusi duhet të qëndrojë në qiell deri në kohën e ripërtëritjes së gjithmbarshme, për të cilën Hyji ka folur përmes gojës së profetëve të vet të shenjtë;që prej kohërave të lashta.
- 22 Edhe vetë Moisiu tha: `Zoti, Hyji juaj, do të ngrejë prej mesit të vëllezërve tuaj një profet sikurse mua; dëgjojeni atë gjithçka t`ju thotë!
- 23 Kushdo që s`ka për ta dëgjuar atë Profet, le të çrrënjoset prej popullit.`
- 24 Po edhe të gjithë profetët;që folën që prejSamuelit e këtej;gjithashtu i paralajmëruan këto ditë.
- 25 Ju jeni bij profetësh dhe bij të Besëlidhjes që Hyji bëri me etërit tuaj, kur i tha Abrahamit: `Në saje të pasardhësve të tu do të bekohen të gjitha fiset e tokës.`
- 26 Për ju, pra, më së pari Hyji e ngriti Shërbëtorin e vet dhe e dërgoi për t`ju bekuar;që secili prej jush t`u shmanget veprave të veta të këqija.