Beselidhja e ReRomakëve: Shembulli i Abrahamit
- 1 Çka të themi se fitoi, pra, Abrahami, themeluesi i fisit tonë?
- 2 Nëse Abrahami u bë i drejtë në saje të veprave, atëherë ka për çka të mburret;por jo para Hyjit.
- 3 Në të vërtetë, çka thotë Shkrimi i shenjtë? `Abrahami i besoi Hyjit dhe kjo iu njeh për drejtësi.`
- 4 Punëtorit nuk i llogaritet rroga si lëmoshë, por si detyrë.
- 5 Përkundrazi, atij që nuk i bën veprat, por beson në Atë që shfajëson të shtrembërin, feja e tij i njihet si drejtësi,
- 6 sikurse edhe Davidi e shpall të lumtur atë njeri të cilin Hyji e bën të drejtë pavarësisht nga veprat:
- 7 `Të lumët ata të cilëve u janë falur fajet, të cilëve u janë mbuluar mëkatet!
- 8 Lum ai njeri, të cilit Hyji nuk do t`ia numërojë mëkatin!`
- 9 Kjo lumturi, tashti, a u përket vetëm të rrethprerëve apo edhe të parrethprerëve? Themi, pra: `Feja Abrahamit iu çmua drejtësi.`
- 10 E si iu çmua? Kur ishte i rrethprerë apo kur ende nuk ishte i rrethprerë?Jo kur ishte i rrethprerë, por kur ende ishte i parrethprerë!
- 11 Shenjën e rrethprerjes e mori porsi vulën e drejtësisë, të cilën e fitoi me anë të fesë, ende para se të ishte i rrethprerë, që të bëhej ati i të gjithë besimtarëve: i të parrethprerëve;që edhe feja e tyre t`u çmohej drejtësi
- 12 dhe ati i të rrethprerëve, por jo vetëm i atyre që janë të rrethprerë vetëm sipas Ligjit, por i atyre që, bashkë me këtë edhe jetojnë sipas fesë së Abrahamit, atit tonë, kur ende ishte i parrethprerë.Premtimet realizohen me anë të fesë
- 13 Në të vëtetë, premtimi se Abrahami dhe pasardhësit e tij do ta trashëgojnë botën nuk iu bë me anë të ndonjë Ligji, por me anë të fesë.
- 14 Dhe njëmend, nëse trashëgimtarë bëhen sipas Ligjit, atëherë feja është e kotë dhe premtimi është pa farë vlere.
- 15 Sepse, Ligji sjell zemërimin; e ku nuk ka Ligj, nuk ka as kundërvajtje.
- 16 Prandaj, trashëgimtarë bëhemi me anë të fesë që, në saje të hirit premtimi të jetë i vlefshëm për të gjithë trashëgimtarët, e jo vetëm për ata nga Ligji, por edhe për ata që janë trashëgimtarë në saje të fesë së Abrahamit [i cili është ati ynë, i të gjithëve,
- 17 siç thotë Shkrimi i shenjtë: `Po të bëj atin e shumë popujve`];para Atij të cilit i besoi, para Hyjit që ngjall të vdekurit dhe grish në jetë atë që nuk është.
- 18 Duke shpresuar kundër çdo shprese, ai besoi që të bëhet kështu `ati i shumë popujve` sipas fjalës: `E tillë do të jetë pasardhësia jote!`
- 19 Dhe me fe të palëkundshme;edhe pse afërsisht njëqindvjeçar;nuk dyshoi në trupin e vet pothuajse të vdekur dhe në kraharorin e Sarës edhe ai pothuajse i vdekur.
- 20 Nuk dyshoi në premtimin e Hyjit, por u forcua me anë të fesë dhe i dha lavdi Hyjit
- 21 plotësisht i bindur se çka i premtoi Hyji, ai edhe do ta çojë në vend.
- 22 Ja, pra, përse kjo gjë iu numërua për drejtësi.
- 23 Por nuk ishte shkruar vetëm për të: `iu numërua... `,
- 24 por se do të na numërohet edhe neve, të cilët besojmë në Atë që e ngjalli nga të vdekurit Jezusin, Zotin tonë,
- 25 i cili u flijua për faje tona dhe u ngjall për shfajësimin tonë.