Beselidhja e ReRomakëve: Përshëndetja
- 1 Pali, shërbëtori i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, veçanërisht i caktuar për të kumtuar Ungjillin e Hyjit
- 2 të cilin Hyji e kishte premtuar që më parë me anë të profetëve të vetnë Shkrimet e Shenjta
- 3 mbi Birin e vet, i cili është, për kah trupi, pasardhës i Davidit,
- 4 por i dëftuar për Birin e Hyjitme të gjitha pushtetetme anë të Shpirtit Shenjtpas ngjalljes prej të vdekurve, mbi Jezu Krishtin, Zotin tonë,
- 5 nëpër të cilin ne morëm hirin të jemiapostuj, që, në nder të Emrit të tij, t`i sjellim në dëgjesë të fesë të gjithë paganët,
- 6 ndër të cilët jeni edhe jutë grishur prej Jezu Krishtit:
- 7 të gjithëve në Romë, të dashurve të Hyjit, të grishurve, shenjtërve:Hir e paqeprej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Jezu Krishtit Zot.Dëshira e Palit të vizitojë Romën
- 8 Më së pari e falënderoj Hyjin tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju pse po përhapet në botën mbarë një zë i mirë për fenë tuaj.
- 9 Vërtet, dëshmitar e kam Hyjin;të cilit i shërbej me gjithë shpirt duke shpallur Ungjillin e Birit të tij, se vazhdimisht ju kujtoj
- 10 gjithmonë duke kërkuar në lutje pandërprerë ta kem dikur fatin, sipas vullnetit të tij, të vij një ditë ndër ju.
- 11 Për të vërtetë kam dëshirë të madhe t`ju shoh për t`ju dhënë ndonjë dhuratë shpirtërore që të forcoheni;ose më mirë
- 12 që së bashku me ju dhe mes jush, edhe unë të nxehem në fenë që e kemi të përbashkët, tuajën e timen.
- 13 Vëllezër, dëshiroj ta dini se shumë herë kam dashur të vij ndër ju;por deri tani qesh i penguar;që të mbledh ndonjë fryt edhe ndër ju sikurse në popujt e tjerë paganë.
- 14 E ndiej veten të detyruar kundrejt grekëve e barbarëve, kundrejt të përparuarve e kundrejt të prapambeturve.
- 15 Këndej, pra, dëshira ime t`jua shpall Ungjillin edhe juve në Romë.Fuqia e Ungjillit
- 16 Për të vërtetë, mua nuk më vjen turp prej Ungjillit, sepse Ungjilli është fuqia e Hyjit për shëlbimin e atij që beson: më së pari për judeun e pastaj për grekun.
- 17 E njëmend në të zbulohet drejtësia e Hyjit me anë të fesë e për fenë, siç është në Shkrimin e shenjtë: `I drejti do të jetojë prej fesë.`Fajësia e gjinisë njerëzore
- 18 Hidhërimi i Hyjit, vërtet, zbulohet nga qielli kundër çdo mbrapshtie e padrejtësie të njerëzve, të cilët me padrejtësi s`e lënë të veprojë e vërteta.
- 19 E pra, çka mund të dihet për Hyjin, njerëzit e kanë të qartë: vetë Hyji ua ka zbuluar.
- 20 E në të vërtetë, përkrymeritë e tij të papashme: pushteti i tij i amshuar dhe hyjnia, atje që prej krijimit të botës, mund të shihen me anë të mendjes në saje të veprave të tij: prandaj nuk kanë se si të arsyetohen.
- 21 Sepse, edhe pse e njohën Hyjin, nuk ia dhanë nderimin e duhur as falënderimin ashtu si i përket Hyjit, por përkundrazi humbën në arsyetimet e veta të zbrazëta e kështu u errësua zemra e tyre e pakuptim.
- 22 Duke dashur ta tregojnë veten për të mendshëm, u bënë të marrë
- 23 dhe e ndërruan lavdinë e Hyjit të pashkatërrueshëm me idhuj;piktura që paraqesin njeriun e shkatërrueshëm, shpendët, shtazët katërkëmbshe e zvarranikët.
- 24 Prandaj edhe Hyji lejoi të bien, sipas prirjeve të zemrës së tyre, në fëlligështi e kështu ata vetë e çnderojnë trupin e vet.
- 25 Ata e ndërruan Hyjin e vërtetë me idhuj: nderuan dhe u shërbyen krijesave në vend të Krijuesit, i cili është i bekuar në amshim. Amen.
- 26 Për këtë arsye Hyji lejoi të poshtërohen me vese çnderuese: femrat e tyre shndërruan marrëdhëniet natyrore me ato kundër natyrës;
- 27 po kështu edhe meshkujt;duke lënë marrëdhëniet natyrore me femrën, u dogjën në prirje të ndyta njëri kundrejt tjerit: kështu;meshkujt me meshkuj, bëjnë fëlligështi e në trup të vet marrin pagën e kobshme të merituar të gabimit të vet.
- 28 Pasi e çmuan se për ta nuk vlen të jetojnë si mëson Hyji, vetë Hyji lejoi që ta ndjekin mendjen e tyre të prishur, e kështu të bëjnë çka nuk u ka hije,
- 29 plot me çdo lloj padrejtësie, zemërkeqësie, lakmimi, shpirtligësie; plot smirë, vrasje, grindje, tradhti; plot qëllime të këqija; spiunë,
- 30 shpifës, urrejtës të Hyjit, faqezezë, krenarë, madhështorë, hartues të këqijash, të padëgjueshëm ndaj prindërve,
- 31 të çmendur, të pabesë, të padhimbshëm, të pamëshirshëm.
- 32 Edhe pse e dinë urdhëresën e Hyjit;se ata që i bëjnë këto vepra;meritojnë vdekjen, ata, jo vetëm që vazhdojnë t`i bëjnë veprat e tilla, por madje edhe i miratojnë me plot pëlqim ata që i bëjnë këto.