Beselidhja e ReRomakëve: Teprica e Izraelit
- 1 Pra, po pyes: A thua Hyji e përbuzi e vet?Larg qoftë! Sepse edhe vetë jam izraelit, nga pasardhësit e Abrahamit, prej fisit të Beniaminit.
- 2 Hyji nuk e ka refuzuar e vet të cilin e ka zgjedhur që më parë. Pse a nuk e dini ç`thotë Shkrimi i shenjtë në atë vend ku Elia i ankohet Hyjit kundër Izraelit?
- 3 O Zot, i vranë profetët e tu, i rrënuan lterët e tu; unë mbeta vetëm, po edhe mua kërkojnë të më mbysin!
- 4 E çka iu përgjigj Hyji? `I lashë për vete shtatë mijë burra, të cilët nuk u gjunjëzuan para Baalit.`
- 5 Kështu edhe në kohën e tanishme është Teprica, që Hyji e zgjodhi prej mirësisë së vet.
- 6 Nëse është në saje të hirit, nuk është sipas veprave, pëdryshe hiri s`do të ishte më hir.
- 7 Ç`të themi atëherë?Çka Izraeli kërkon, nuk e fitoi; e fituan vetëm ata që Hyji i zgjodhi. Të tjerët u verbuan,
- 8 siç është në Shkrimin e shenjtë:`Hyji u dha shpirtin e molisjes, sytë që nuk shohin, veshët që nuk dëgjojnë, madje deri në ditën e sotme.`
- 9 Po edhe Davidi thotë.`Tryeza e tyre u bëftë për ta kurth e lak, shkëmb rrëzimi e ndëshkim i drejtë!
- 10 U verbofshin sysh e mos pafshin;kurrizin e tyre kërruse përgjithmonë!`Shëlbimi i paganëve
- 11 Pra, po pyes:A thua u rrëzuan për t`u bjerrë për amshim?Kurrsesi! Përkundrazi: me rënien e tyre u erdhi shëlbimi paganëve që hebrenjtë të nxiten në zili.
- 12 Tani, në qoftë se rënia e tyre është fitim për botën e, në qoftë se numri i pakët i besimtarëve prej tyre, është fitim për paganët, aq më tepër do të jetë fitim kur të kthehen të gjithë!
- 13 E juve, o paganë, po ju them: unë si apostull i paganëve do të jem i lumtur në shërbesën time
- 14 nëse do t`i nxis në xhelozi ata të gjakut tim e nëse do të mund të shëlboj ndonjë prej tyre.
- 15 Sepse, në qoftë se refuzimi i tyre është pajtim për botën, çka thua do të jetë atëherë pranimi i tyre në fe, në qoftë se jo kalim prej vdekjes në jetë?
- 16 Në qoftë se mielli është i shenjtë, i shenjtë është edhe brumi; në qoftë se rrënja është e shenjtë, të shenjta janë edhe degët.
- 17 E në qoftë se disa degë u thyen e ti, ulli i egër, u shartove në vend të tyre e kështu u bëre pjesëtar i të mirave të rrënjës e të lëngut të ullirit,
- 18 mos u mburr kundrejt degëve: po nëse të shkon në mend të mburresh mos harro se nuk e mbart ti rrënjën, por rrënja ty!
- 19 Por, ti do të thuash patjetër:Degët u thyen që unë të shartohem!
- 20 Po, mirë e ke! Ata, pse nuk besuan, u thyen, ti qëndron në saje të fesë. Mos u kreno, por druaj!
- 21 Sepse, në qoftë se Hyji nuk i kurseu degët natyrore, nuk do të të kursejë as ty!
- 22 Vëreje, pra, mirësinë dhe ashpërsinë e Hyjit! Ashpërsinë kundrejt të parëve e mirësinë e Hyjit kundrejt teje, nëse madje do të qëndrosh në këtë mirësi, pëdryshe edhe ti do të pritesh.
- 23 Por edhe ata, nëse nuk do të qëndrojnë në mosbesim, do të shartohen; sepse Hyji ka mundësi t`i ngjesë përsëri.
- 24 Dhe njëmend, nëse ti, sipas natyrës ulli i egër, i prerë dhe, jashtë natyrës, u shartove në ulli të butë, sa më lehtë ata që janë të kësaj natyre do të mund të shartohen në ullirin e vet.Kthimi i popullit të Izarelit
- 25 Vëllezër, ja një fshehtësi që dua t`jua njoftoj që të mos e mbani veten për të dijshëm: ngurrimi i një pjese të Izraelit zgjat derisa paganët në përgjithësi të kthehen.
- 26 Atëherë mbarë Izraeli do të shëlbohet siç thotë Shkrimi i shenjtë:`Nga Sioni do të vijë Çliruesi, ai do ta largojë mosbesimin prej Jakobit.
- 27 Dhe kjo do të jetë Besëlidhja ime me ta kur unë të zhduk fajet e tyre.`
- 28 Në lidhje me Ungjillin, ata janë armiq, por për të mirën tuaj; por, si popull i zgjedhur, janë të dashur prej Hyjit për arsye të etërve,
- 29 sepse dhuratat dhe grishja e Hyjit nuk tërhiqen.
- 30 Dhe njëmend, sikurse ju dikur nuk iu bindët Hyjit, e tani, për shkak të padëgjesës së tyre, fituat mëshirën,
- 31 ashtu edhe ata tani, për shkak të mëshirës suaj, u bënë të padëgjueshëm, në mënyrë që edhe ata ta fitojnë mëshirën.
- 32 Pra, Hyji i ka ndryrë të gjithë njerëzit në padëgjesë, që të ketë mëshirë për të gjithë.
- 33 O thellësi e pasurisë, e urtisë dhe e dijes së Hyjit! Sa të pavëzhgueshme janë gjyqet e tij, sa të pashqyrtueshme janë udhët e tij!
- 34 E njëmend, `kush e njohu mendimin e Zotit?Kush iu bë Atij këshilltar?
- 35 Kush i dha Atij më parëqë të jetë detyrë t`i kthehet?`
- 36 Sepse, gjithçka është, është prej Tij, nëpër Të dhe për Të. Qoftë lavdëruar përgjithmonë e jetës! Amen!