Beselidhja e ReRomakëve: Askush nuk është i drejtë
- 1 Cila është, pra, përparësia e judeut? Ose cila është vlera e rrethprerjes?
- 2 E madhe në çdo pikëpamje! Më së pari: [sepse] atyre u qenë besuar premtimet e Hyjit.
- 3 Po çka të thuhet atëherë, në qoftë se disa prej tyre nuk ia mbajtën besën? A thua ndoshta pabesnikëria e tyre do ta hedhë poshtë besnikërinë e Hyjit?
- 4 Prite Zot! Por duhet të dëftohet se Hyji është besnik e çdo njeri gënjeshtar siç është në Shkrimin e shenjtë:`Që të jesh i njohur për besnik ndaj fjalës së dhënë, e të dalësh fitues kur të jesh gjykuar.`
- 5 E çka të themi nëse pabesnikëria jonë vë në pah drejtësinë e Hyjit? A thua është i padrejtë Hyji kur shfren hidhërimin? Po flas sipas logjikës së njerëzve.
- 6 Prite Zot! Sepse, si atëherë Hyji do ta gjykojë botën?
- 7 E nëse me anë të gënjeshtrës sime del në pah e vërteta e Hyjit për lavdinë e tij, përse atëherë unë do të gjykohem si fajtor?
- 8 E atëherë përse: `të mos bëjmë të keqen që të vijë e mira`, si shpifin për ne disa gjasme ne mësojmë ashtu?Dënimi i të tillëve është i drejtë!Askush nuk është i drejtë
- 9 Çka atëherë? A kemi farë përparësie? Kurrfare! E vërtetuam më parë: të gjithë, hebrenj e grekë, janë nën pushtetin e mëkatit,
- 10 siç thotë Shkrimi i shenjtë:`Nuk ka njeri të drejtë, as vetëm një.
- 11 Nuk ka njeri të urtë, nuk gjendet asnjë që kërkon Hyjin.
- 12 Të gjithë e lanë rrugën, së bashku u prishën, askush nuk bën mirë -asnjë nuk gjendet!
- 13 Fyti i tyre është varr i hapur, me gjuhët e tyre mbjellin gënjeshtra, nën buzë kanë vrer shlligash;
- 14 goja e tyre është plot mallkime e hidhërim,
- 15 këmbët u vrapojnë për të derdhur gjak,
- 16 rrënime e mjerime në udhën e tyre,
- 17 udhën e paqes ata nuk e njohin.
- 18 Frikën e Hyjit nuk e kanë parasysh.
- 19 E ne mirë e dimë se gjithçka thotë Ligji, e thotë për ata që janë nën Ligj, që të mbyllet çdo gojë dhe mbarë bota të jetë fajtore para Hyjit.
- 20 Prandaj, me vepra të Ligjit askush s`do të mund të shfajësohet para tij, sepse me anë të Ligjit vetëm njihet mëkati.Shfajësimi i plotë me anë të fesë
- 21 Tani veç, pavarësisht nga Ligji, u dëftua vepra shëlbimtare e Hyjit, e dëshmuar prej Ligjit e prej Profetëve,
- 22 vepra shëlbimtare e Hyjit me anë të fesë në Jezu Krishtin për të gjithë ata që besojnë;pa farë dallimi,
- 23 sepse të gjithë mëkatuan dhe u përjashtuan nga lumturia e Hyjit
- 24 e me hirin e tij, të gjithë e fituan falas drejtësinë, në saje të shpërblimit që bëri Jezu Krishti.
- 25 Atë Hyji e caktoi të jetë, në saje të fesë, fli pajtuese me anë të gjakut të vet. Deshi kështu të tregojë drejtësinë e vet, sepse i la pa ndëshkuar mëkatet e mëparshme në kohën e durimit të vet
- 26 e në kohën e tashme e dëfton drejtësinë e vet për të qenë i drejtë e për të shfajësuar atë që është në fenë e Jezusit.
- 27 A ka, pra, arsye për t`u krenuar? Kurrsesi! Në saje të cilit Ligj? Në saje të veprave? Jo, por vetëm në saje të fesë!
- 28 Sepse ne mendojmë se njeriu shfajësohet me anë të fesë, pa veprat e Ligjit.
- 29 A thua Hyji është vetëm i hebrenjve? A nuk është gjithashtu edhe i paganëve? Po, edhe i paganëve!
- 30 Sepse është vetëm një Hyj: ai do të shfajësojë të rrethprerët për arsye të fesë e të parrethprerët me anë të fesë.
- 31 A e zhvleftësojmë me anë të fesë Ligjin? Prite Zot! Përkundrazi, e përforcojmë.