Beselidhja e ReRomakëve: Adami dhe Krishti
- 1 Të shfajësuar, pra, me anë të fesë, jemi në paqe me Hyjin nëpër Jezu Krishtin, Zotin tonë,
- 2 nëpër të cilin [me anë të fesë] fituam hirin, në të cilin tani jemi dhe me të cilin mburremi, sepse shpresojmë se do të kemi pjesë në lumturinë e Hyjit.
- 3 Madje, jo vetëm kaq! Ne mburremi edhe për vuajtjet, sepse e dimë mirë se vuajtja sjell qëndresën,
- 4 qëndresa na bën besnikë të sprovuar e besnikëria e sprovuar sjell shpresën,
- 5 e shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Hyjit u ndikua në zemrat tona me anë të Shpirtit Shenjt që na u dhurua.
- 6 Dhe njëmend, ndërkohë, kur ne ishim të pafuqi, Krishti, në kohën e duhur, vdiq për keqbërësit.
- 7 E pra, vështirë do të pranonte kush të vdesë për një njeri të drejtë;ndoshta për ndonjë njeri të mirë ndokush edhe do të merrte guxim të vdesë.
- 8 Por Hyji e dëftoi dashurinë e vet kundrejt nesh kështu: ndërsa ne ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.
- 9 E pasi tani ne jemi të shfajësuar me anë të gjakut të tij, është më se e sigurt se ai do të na shpëtojë nga dënimi.
- 10 Pra, në qoftë se u pajtuam me Hyjin në saje të vdekjes së Birit të tij;kur ende ishim armiqtë e tij, sa me më shumë arsye, njëherë të pajtuar, do të shëlbohemi me anë të jetës së tij!
- 11 Dhe, jo vetëm kaq! Ne e vëmë mburrjen tonë në Hyjin në saje të Jezu Krishtit, Zotit tonë, me anë të të cilit tani fituam pajtimin.Adami dhe Krishti
- 12 Për këtë arsye, sikurse me anë të një njeriu mëkati hyri në botë e, me anë të mëkatit, vdekja, dhe kështu vdekja kaloi në të gjithë njerëzit, sepse të gjithë njerëzit mëkatuan...
- 13 -në të vërtetë, edhe para Ligjit mëkati ishte në botë dhe, megjithëse nuk mund të mbahej për mëkat pasi ende nuk kishte Ligj,
- 14 prapë vdekja mbretëronte që prejAdamit e deri te Moisiu edhe mbi ata që nuk mëkatuan me mëkat të njëjtë si ai i Adamit, i cili është prototipi i Atij që do të vinte.
- 15 Por me dhuratën e hirit nuk ngjau si me mëkatin. Sepse, në qoftë se me mëkatin e një njeriu të vetëm, vdiqën të gjithë njerëzit, shumë më tepër u ndikua mbi të gjithë njerëzit hiri i Hyjit dhe dhurata e dhënë për hir të një Njeriu të vetëm;Jezu Krishtit.
- 16 E dhurata e hirit ka rrjedhim krejtësisht të ndryshëm nga ai i mëkatit të një njeriu të vetëm: gjyqi i shkaktuar prej mëkatit çon në dënim, kurse dhurata e hirit, pas shumë mëkatesh, jep shfajësimin.
- 17 Kështu, pra, nëse me anë të mëkatit të një njeriu të vetëm, mbretëroi vdekja;për shkak të një njeriu të vetëm;me më shumë arsye do të mbretërojnë në jetë ata që marrin begatinë e pamasë të hirit e të dhuratës së drejtësisë nëpër një të vetmin;Jezu Krishtin.
- 18 Prandaj, mëkati i njërit;dënim për të gjithë njerëzit, gjithashtu edhe drejtësia e Njërit;shfajësim që u jep jetën të gjithë njerëzve.
- 19 Vërtet, sikurse me padëgjesën e njërit, mëkatuan të gjithë njerëzit, po ashtu, me dëgjesën e Njërit;të gjithë njerëzit do të bëhen të drejtë.
- 20 Ligji erdhi që të shumëzohet mëkati; porse, kur u shumëzua mëkati, shumë më i begatshëm u bë hiri,
- 21 që, sikurse mëkati mbretëroi me vdekjen, po ashtu edhe hiri të mbretërojë me drejtësinë;për jetën e pasosur, nëpër Jezu Krishtin, Zotin tonë.