Beselidhja e ReRomakëve: Hyji dhe populli i zgjedhur
- 1 Them të vërtetën në Krishtin;nuk rrej dëshmitare kam ndërgjegjen time bashkë me Shpirtin Shenjt:
- 2 ndiej në zemër një trishtim të madh dhe dhimbje të vazhdueshme.
- 3 Po, do të dëshiroja unë vetë të isha i mallkuar, i ndarë prej Krishtit, në vend të vëllezërve të mi, në vend të bashkëkombasve të mi për kah gjaku.
- 4 Këta janë izraelitët! Atyre u përket adoptimi, Lavdia, Besëlidhjet, Ligji, kulti, premtimet;
- 5 të tyre janë edhe patriarkët, prej tyre, si njeri, është edhe Krishti, i cili është mbi çdo gjë, Hyji i bekuar në shekuj. Amen.
- 6 Por kjo s`do të thotë se fjala e Hyjit shkoi hupës: sepse nuk janë izraelitë të vërtetë të gjithë ata që rrjedhin prej Izraelit.
- 7 Po as nuk janë të gjithë fëmijë të Abrahamit vetëm pse rrjedhin prej tij. Pse u tha: `Pasardhësit e tu të vërtetë do të jenë ata që rrjedhin prej Izakut.`
- 8 Që do të thotë: nuk janë bijtë e Hyjit ata që lindin me lindje natyrore, por;vetëm bijtë e premtimit numërohen për trashëgimtarë.
- 9 Dhe njëmend, ja, fjala e premtimit: `Në këtë kohë do të vij dhe Sara do të ketë djalin.`
- 10 Madje jo vetëm kaq! Edhe Rebeka mbeti shtatzënë me një njeri të vetëm;me Izakun, atin tonë,
- 11 e binjakët ende nuk kishin lindur;pra, nuk kishin pasur kur të bëjnë as mirë as keq;por, që i pashlyeshëm të mbetej vendimi i zgjedhjes së lirë i Hyjit, jo në bazë të veprave, por të vullnetit të Atij që thërret
- 12 i qe thënë: `Djali i madh do t`i shërbejë të voglit`,
- 13 sikurse shkruan:`Jakobin e desha, Ezaun e urreva.`
- 14 Çka të themi atëherë? A mos ka padrejtësi te Hyji?Mos o Zot!
- 15 Sepse ai i thotë Moisiut: `Do të kem mëshirë për atë që dua të kem mëshirë, do të kem dhimbje për atë që dua të kem dhimbje.`
- 16 Kështu, pra, nuk është puna e atij që do ose e atij që sulet, por e Hyjit që bën mëshirë.
- 17 Sepse Shkrimi i shenjtë i thotë faraonit: `Pikërisht për këtë gjë të ngrita që ta dëftoj në ty fuqinë time dhe që të shpallet Emri im gjithkund mbi mbarë dheun.`
- 18 Kështu, pra, Hyji ka mëshirë për atë që do, e bën kokëfortë atë që do.Zemërimi dhe mëshira e Hyjit
- 19 Por atëherë do të më thuash:Pse [atëherë] ankohet? Kush është ai që mund t`i kundërshtojë vullnetit të tij?
- 20 O njeri, e kush je ti që do të hysh në rragatje me Hyjin? A thua ena ka të drejtë t`i thotë mjeshtrit: `Përse më bëre të tillë?`
- 21 Po a thua s`ka të drejtë vorbëtari mbi argjilën, që prej të njëjtës baltë të punojë një enë për përdorim bujar e një tjetër për përdorim jo bujar?
- 22 Po çka, nëse Hyji, duke dashur të dëftojë zemërimin dhe të shpallë pushtetin e vet i mbarti me duresë të patregueshme enët e zemërimit, të gatshme për t`i zhdukur,
- 23 me qëllim që ta bënte të njihej pasuria e lavdisë së tij kundrejt enëve të mëshirës, të cilat që më parë i bëri gati për lumturi,
- 24 kundrejt nesh, të cilëve na grishi jo vetëm nga hebrenjtë, por edhe nga paganët?
- 25 Kështu edhe në librin e Ozesë, thotë:`Një popull që s`ka qenë imi, do ta quaj, Populli im:kombësinë që s`ka qenë e dashura ime, do ta quaj:E dashura.`
- 26 Po edhe në vendin ku u qe thënë: `Ju nuk jenipopulli im`, do të quhen bijtë e Hyjit të gjallë.`
- 27 Edhe Isaia shprehet lidhur me Izraelin: Edhe pse bijtë e Izraelit do të jenë shumë si rëra e detit;Teprica do të shëlbohet;
- 28 sepse Zoti do ta plotësojë krejtësisht e me gatishmëri fjalën e vet mbi tokë.`
- 29 Isaia ka parafolur edhe kështu:Po të mos na e kishte ruajtur Zoti i Gjithësisë farën, do të ishim bërë si Sodoma, Gomorrës do t`i kishim përngjarë.Izraeli dhe Ungjilli
- 30 Çka të themi atëherë?Paganët që nuk e kërkuan drejtësinë, e fituan drejtësinë;mendoj drejtësinë që vjen prej fesë -;
- 31 ndërsa Izraeli, që kërkon një farë Ligji që mund të japë drejtësinë, i kaloi përbri.
- 32 Përse?Sepse drejtësinë nuk e priti prej fesë, por mendonte se do të rridhte nga veprat.
- 33 Zunë në thua në gurin e pengesës, siç është në Shkrimin e shenjtë:`Ja po vë në Sion gurin e pengesësdhe qetën në të cilën thyhet qafa.Porse ai që të besojë në të, nuk do të turpërohet.`