Beselidhja e Re1 e Korintasve: Themelimi i Darkës së Zotit
- 1 Më përngjani mua, sikurse unë i përngjaj Krishtit.Si duhet të rrijë burri e gruaja në praninë e Hyjit
- 2 Ju lavdëroj që më kujtoni në gjithçka dhe që i ruani traditat ashtu si jua kam pasë mësuar.
- 3 Por dua që ta dini:kryetari i çdo njeriu është Krishti, kryetari i gruas është burri e kryetari i Krishtit është Hyji.
- 4 Çdo burrë që lutet apo profetizon me kokë të mbuluar, turpëron kryetarin e vet.
- 5 Çdo grua që lutet apo profetizon me kokë të zbuluar, turpëron kryetarin e vet: sepse është njësoj sikurse t`i kishte qethur flokët.
- 6 E po ndodhi që ndonjë grua nuk do ta mbulojë kokën, le të qethet; por, në qoftë se është turp për gruan ta qethë e ta rruajë kokën, atëherë le të mbulohet.
- 7 Përkundrazi, burri nuk ka nevojë ta mbulojë kokën sepse është shëmbëlltyra e lavdisë së Hyjit; ndërsa gruaja është nderi i burrit.
- 8 Sepse nuk është burri prej gruas, por gruaja prej burrit.
- 9 Dhe burri nuk u krijua për arsye të gruas, por gruaja për arsye të burrit.
- 10 Prandaj, gruaja duhet ta mbajë mbi kokë shenjën e vartësisë, për shkak të engjëjve.
- 11 Megjithëse, në Zotin, as s`është burri i pavarur nga gruaja e as gruaja nga burri.
- 12 Sepse, sikurse gruaja që është prej burrit, ashtu edhe burri lind prej gruas: e gjithçka vjen prej Hyjit.
- 13 Gjykoni ju vetë: a ka hije që gruaja të lutet para Hyjit me kokë të zbuluar?
- 14 Po a nuk ju mëson edhe vetë natyra, se nuk i ka hije mashkullit t`i lërë flokët e gjatë,
- 15 kurse për femrën flokët e gjatë janë nder, sepse [asaj] i qenë dhënë si mbulesë.
- 16 Por, në qoftë se ndokush mendon se ka të drejtë të kundërshtojë, le ta dijë se ky zakon nuk është ndër ne as në kishat e Hyjit.Shpërdorimi i Darkës së Zotit
- 17 E, pasi jam duke i dhënë këto vërejtje, nuk mund t`ju lavdëroj: bashkimet tuaja nuk po ju sjellin dobi shpirtërore, por më tepër dëm.
- 18 Më së pari po dëgjoj;e pjesërisht e besoj;se kur bashkoheni në Mbledhje paska mes jush mosmarrëveshje.
- 19 Njëmend, duhet të jenë ndër ju dasi, në mënyrë që të dalin në shesh [edhe] ata që ndër ju janë të krishterë të vërtetë.
- 20 Kur ju, pra, mblidheni së bashku kështu, kjo gjë nuk do të thotë se hani Darkën e Zotit,
- 21 pasi, secili, kur merr pjesë në Darkë, kërkon të hajë një herë ushqimin që ka sjellë me vete, kështu që, dikush mbetet i uritur e tjetri dehet.
- 22 Po a thua nuk keni shtëpi për të ngrënë e për të pirë? A mos doni të përbuzni Kishën e Hyjit e t`i turpëroni ata që nuk kanë? Çka t`ju them? T`ju lavdëroj? Në këtë gjë s`ju lavdëroj.Themelimi i Darkës së Zotit(Mt 26, 26-29; Mk 14, 22-25; Lk 22, 14-20)
- 23 Vërtet atë mësim që mora prej Zotit, atë edhe juve jua mësova, domethënë se Zoti Jezus, atë natë që po tradhtohej, mori bukën,
- 24 falënderoi, e theu dhe tha: Ky është Trupi im;për ju. Bëjeni këtë në përkujtimin tim!
- 25 Po ashtu, pasi u krye darka, mori edhe kelkun e tha: Ky Kelk është Besëlidhja e re në Gjakun tim. Bëjeni këtë, gjithsaherë që të pini, në përkujtimin tim!
- 26 Për të vërtetë, kurdo të hani këtë bukë e ta pini këtë kelk, lajmëroni vdekjen e Zotit, derisa Ai të vijë.Pjesëmarrja e padenjë në Darkën e Zotit
- 27 Prandaj, kushdo ha bukën ose pi kelkun e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i Trupit e i Gjakut të Zotit.
- 28 Për këtë arsye secili më së pari ta shqyrtojë mirë veten e veç atëherë të hajë prej kësaj Buke e të pijë prej këtij Kelku.
- 29 Sepse, kushdo ha e pi;në qoftë se nuk e dallon Trupin e Zotit prej ushqimeve të tjera hae pi dënimin e vet.
- 30 Ja, pra, arsyeja pse shumë prej jush janë të dobët, shumë të sëmurë, madje shumë edhe vdesin.
- 31 E pra, po ta shqyrtonim mirë veten, nuk do të dënoheshim.
- 32 E kur na gjykon Hyji, na edukon, që të mos dënohemi bashkë me botën.
- 33 Prandaj, vëllezërit e mi, kur të bashkoheni në Darkë, priteni njëri-tjetrin.
- 34 E, nëse ndokush është i uritur, le të hajë në shtëpi, në mënyrë që të mos bashkoheni për dënim.Të tjerat do t`i rregulloj kur të vij.