Beselidhja e Re1 e Korintasve: Dashuria
- 1 Po t`i flisja gjuhët e njerëzve e të engjëjve, por po të mos kisha dashurinë, do të isha porsi bronzi që kumbone porsi cimbali që tingëllon.
- 2 Po ta kisha dhuratën e profecisëe t`i dija të gjitha misterete të gjitha dituritë;po ta kisha edhe fenë e plotë, me të cilën të mund t`u ndërroja vend maleve, por po të më mungonte dashuria, s`do të isha asgjë!
- 3 Po ta ndaja lëmoshë mbarë pasurinë timedhe po ta jepja trupin tim të digjej, por, po të më mungonte dashuria, nuk do të më vlente asgjë!
- 4 Dashuria është zemërgjerë, është e dhimbshme, dashuria, nuk ka smirë, nuk mbahet me të madh, nuk krenohet
- 5 nuk është e panjerëzishme, nuk kërkon interesin e vet, nuk hidhërohet, nuk e mban mend të keqen,
- 6 nuk i kënaqet padrejtësisë, por i gëzohet të vërtetës.
- 7 Arsyeton gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka, duron gjithçka.
- 8 Dashuria nuk mbaron kurrë.Profecitë mbarojnë, rngjuhët shuhen, njohuritë marrin fund.
- 9 Sepse njohuria jonë është e kufizuardhe e kufizuar është profecia jonë.
- 10 Por, kur të arrijë përsosmëria, çka është e kufizuar do të marrë fund.
- 11 Kur isha fëmijëflisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë.Kur u bëra njeri i pjekur, flaka çka i përket fëmijërisë.
- 12 Vërtet, tani shikojmë si në pasqyrë e në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe-faqas!Tani njohuria ime është e kufizuar, atëherë do të njoh plotësisht, siç jam i njohur.
- 13 Tani, veç, mbetet feja, shpresa e dashuria këto të tria;porse më e madhja ndër to është dashuria.