Beselidhja e Re1 e Korintasve: Porositë e fundit dhe përshëndetjet
- 1 Për sa i përket mbledhjes së ndihmave për shenjtër bëni edhe ju si u kam urdhëruar kishave të Galacisë.
- 2 Të parën ditë të secilës javë, secili prej jush të ndajë sa të ketë mundur të kursejë, në mënyrë që të mos mblidhen vetëm kur të vij vetë.
- 3 Kur të vij do t`i dërgoj me letërpërcjellëse ata që ju t`i zgjidhni për ta çuar dhuratën tuaj në Jerusalem.
- 4 Po qe më mirë të shkoj edhe vetë, do të vijnë me mua.Planet e veprimtarisë
- 5 Te ju do të vij posa ta kaloj Maqedoninë. Maqedoninë vetëm do ta përshkoj
- 6 e te ju dua të ndalem, ndoshta edhe të dimëroj, që ju të përgatitni sa më lypet për vazhdimin e udhëtimit tim.
- 7 Dhe, vërtet, nuk doja t`ju shoh vetëm në kalim. Në të vërtetë, shpresoj se, me ndihmë të Zotit, do të qëndroj për disa kohë në mesin tuaj.
- 8 Deri për Rrëshajë do të qëndroj në Efes,
- 9 pasi m`u dha rasti i mrekullueshëm të veproj e kundërshtarët janë të shumtë.
- 10 Nëse vjen te ju Timoteu, kujdesuni që të jetë pa frikë në mesin tuaj, sepse kryen, porsi unë, veprën e Zotit.
- 11 Askush, pra, të mos e përbuzë. Jepini çka i lypet për udhëtim e të vijë në paqe te unë, sepse e pres unë e vëllezërit.
- 12 Për sa i përket vëllait Apol, mjaft e nxita të vijë te ju me vëllezër, por kurrsesi nuk deshi të vinte tani, por do të vijë kur të ketë rast të volitshëm.Porositë e fundit dhe përshëndetjet
- 13 Rrini zgjuar! Qëndroni të palëkundshëm në fe! Bëhuni burra! Jini të fortë!
- 14 Bëni gjithçka me dashuri!
- 15 Vëllezër, edhe një porosi: e dini se familja e Shtjefnës është fryti i parë i Akajës dhe se iu kushtua shërbimit të shenjtërve
- 16 nderojini të tillët dhe secilin që bashkëpunon dhe vepron për fe.
- 17 Jam shumë i kënaqur për ardhjen e Shtjefnës, të Fortunatit e të Ahaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj:
- 18 e qetësuan shpirtin tim dhe tuajin. Prandaj nderojini të tillët!
- 19 Ju përshëndesin kishat e Azisë. Ju përshëndesin së tepërmi në Zotin Akuila e Priska bashkë me kishën që bashkohet në shtëpinë e tyre.
- 20 Ju bëjnë të fala të gjithë vëllezërit. Përshëndeteni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.
- 21 Të fala me dorën time;Pali.
- 22 Kush nuk e do Jezu Krishtin, qoftëmallkuar!Marana tha!
- 23 Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju!
- 24 Ju dua të gjithëve në Jezu Krishtin.