Beselidhja e Re1 e Korintasve: Zbulimi i Shpirtit Shenjt
- 1 Edhe vetë, o vëllezër, kur erdha në mesin tuaj, nuk erdha për t`ju kumtuar misterin e Hyjit me fjalë të larta e me urti të stërholluar,
- 2 sepse nuk desha në mesin tuaj të di tjetër përveç Jezu Krishtit;dhe Atë të kryqëzuar.
- 3 Edhe vetë u paraqita në mes jush i ligshtë, me frikë e me tmerr të madh.
- 4 Fjalët e mia e predikimi im nuk ishin (fjalime) të stërholluara që mbushin mendjen me fuqi të urtisë njerëzore, por ishin dëftim i Shpirtit Shenjt dhe i fuqisë,
- 5 që feja juaj të mos themelohej në dijen e njerëzve, por në fuqinë e Hyjit.Zbulimi i Shpirtit Shenjt
- 6 Ne, në të vërtetë, shpallim dijen në mes të të përsosurve, por jo dijen e këtij shekulli, as të princave të kësaj bote të gjykuar për dënim,
- 7 por predikojmë dijen e Hyjit të fshehur në mister, atë që Hyji e kishte paracaktuar para shekujve për lumturinë tonë,
- 8 atë që asnjë nga princat e kësaj bote nuk mundi ta njohë; sepse, po ta kishin njohur, nuk do ta kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.
- 9 Por, siç thotë Shkrimi i shenjtë:`Çka syri nuk pa e veshi nuk dëgjoidhe në zemër të njeriut nuk hyri, atë ua bëri Hyji gati atyre që e duan.`
- 10 Hyji na e zbuloi këtë të vërtetë me anë të Shpirtit Shenjt: sepse Shpirti Shenjt depërton në gjithçka, edhe në vetë thellësinë e natyrës hyjnore.
- 11 E njëmend, kush prej njerëzve di çka është në njeri përveç shpirtit të njeriut që është në të? Kështu edhe çka është në Hyjin, askush nuk e di, përveç Shpirtit të Hyjit.
- 12 E ne nuk kemi marrë shpirtin e botës, por kemi marrë Shpirtin që vjen prej Hyjit që ta dimë me ç`dhurata na ka pajisur Hyji.
- 13 Këtë edhe e shpallim, jo me argumentime të mësuara nga dituria njerëzore, por me mësim të Shpirtit Shenjt, duke shtjelluar gjëra shpirtërore me terma shpirtërorë.
- 14 Njeriu thjesht natyror nuk i merr vesh gjërat që rrjedhin prej Shpirtit të Hyjit: ato për të janë marri dhe nuk është i aftë t`i kuptojë, sepse duhet të gjykohen në mënyrë shpirtërore.
- 15 Përkundrazi, njeriu shpirtëror i shqyrton të gjitha, por ai nuk mund të shqyrtohet prej askujt,
- 16 sepse:`Kush e njohu mendimin e Zotitpër ta mësuar Atë?`, por ne e kemi mendimin e Krishtit.