Beselidhja e Re2 e Korintasve: Pali mbron misionin e vet
- 1 Personalisht unë Pali ju përbej me butësinë e me mirësinë e Krishtit;unë që, kur jam para syve tuaj, jam i butë, por, kur jam larg jush, jam plot guxim
- ,2 ju bëj lutje, që kur të vij te ju të mos jem i ashpër me atë guxim, me të cilin dua të tregohem kundër atyre që mendojnë se ne jetojmë sipas parimeve të mishit.
- 3 Në të vërtetë, edhe pse jetojmë në trup, nuk luftojmë sipas parimeve të trupit,
- 4 sepse, armët e luftimit tonë, nuk janë armë lëndore, por armë të fuqisë së Hyjit të afta të shkatërrojnë kështjellat;ne rrëzojmë e hedhim për dhe sofizmat e njerëzve
- 5 si edhe çdo krenari që ngritet kundër pranimit të Hyjit e përkulim çdo njeri të arsyeshëm në dëgjesë ndaj Krishtit
- 6 dhe jemi të gatshëm të ndëshkojmë çdo padëgjesë kur të përsoset dëgjesa juaj.
- 7 Vërejini gjërat ashtu si janë: nëse ndokush është i mbushur mendjeje se është i Krishtit, edhe një herë le ta mendojë në vete këtë gjë: sikurse ai është i Krishtit;ashtu edhe ne jemi.
- 8 Po edhe nëse do të lëvdohesha pak tepër, për pushtetin që Zoti na e ka dhënë për ndërtimin tuaj;e jo për rrënimin;nuk do të kisha përse të skuqem.
- 9 Megjithatë, nuk dëshiroj të duket sikur ju shtie frikën me letrat e mia!
- 10 Sepse: Letrat e tij;thuhet;janë plot rreptësi e fuqi, kurse prania e tij me trup e dobët e fjalë të pavlera.
- 11 Le ta dijë mirë ai njeri se, siç jemi në fjalë me letra prej së largu, ashtu do të jemi të fuqishëm edhe me vepra, kur të vijmë atje.
- 12 Ne njëmend, nuk kemi guxim të barazohemi ose të krahasohemi me disa, të cilët e porosisin vetveten, porse, pasi ata vetveten e masin me vetvete dhe e krahasojnë vetveten me vete;nuk duket se janë të mençur.
- 13 Ne, përkundrazi, nuk do të lëvdohemi përtej masës, por me kufi, sipas masës me të cilën na e mati Hyji porsi masë, duke na mundësuar që të arrijmë te ju.
- 14 Sepse, ne nuk kërkojmë përtej asaj që na përket, thuajse nuk kemi arritur deri te ju. Pra, në të vërtetë, ne kemi mbërritur me Ungjillin e Krishtit më të parët te ju!
- 15 Nuk po lëvdohemi përtej masës, me frytet e huaja, por shpresojmë se, me rritjen e fesë suaj në ju;sipas rregullës sonë do të na rritet përherë fusha e veprimtarisë:
- 16 madje edhe përtej kufijve tuaj do ta shpallim Ungjillin, e jo të lëvdohemi me atë që u krye në fushën e veprimtarisë së të tjerëve.
- 17 `Ai që lëvdohet, le të lëvdohet në Zotin!`
- 18 Sepse nuk është i sprovuar ai që e porosit vetveten, por ai të cilin e porosit Zoti.