Beselidhja e Re2 e Korintasve: Vegime dhe zbulesa që pati Pali
- 1 Duhet të krenohem!? Punë kote! Pra, po ia nisi me vegime e zbulesa të Zotit.
- 2 E njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh;a ishte në trupin e vet: nuk e di; a ishte jashtë trupit, nuk e di;e di Hyji;ky njeri qe ngritur në të tretin qiell.
- 3 Dhe e di se ky njeri;a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di;e di Hyji
- 4 ka qenë ngritur në parajsë dhe ka dëgjuar fjalë të patregueshme, të cilat njeriu nuk guxon t`i përsëritë.
- 5 Për atë njeri të tillë do të krenohem e jo për vetvete nuk do të lëvdohem, përveç me ligështi (të mia).
- 6 Vërtet, po edhe të më mbushej mendja të lëvdohem, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën. Por nuk e bëj që ndokush të mos mendojë për mua më shumë se ç`sheh në mua ose ç`dëgjon prej meje.
- 7 Dhe që, të mos më rritet mendja për shkak të lartësisë së zbulesave, m`u dha në trup një ferrë;engjëlli i djallit;për të më rrahur që të mos krenohem.
- 8 Për këtë gjë tri herë iu luta Zotit të largohet prej meje.
- 9 Por Ai m`u përgjigj: Të mjafton hiri im, sepse fuqia përsoset në ligështi. Për këtë arsye me kënaqësi do të krenohem edhe më tepër me ligështitë e mia që të banojë në mua fuqia e Krishtit.
- 10 Prandaj kënaqemnë ligështi, në sharje, në vështirësi, në salvime e ngushticaqë më bëhen për shkak të Krishtit!Sepse, kur jam i ligshtë;atëherë jam i fortë.Kujdesi i Palit për kishën e Korintit
- 11 U bëra i marrë! Por ju më ngacmuat! E pra, u desh që ju të më porositni, sepse në asgjë nuk jam më i vogël se kryeapostujt, edhe pse nuk jam asgjë.
- 12 E pra, shenjat dalluese të apostullit u vërtetuan ndër ju: duresë e vazhdueshme në çdo provë, shenja të mrekullueshme, vepra të bindshme.
- 13 Dhe, njëmend, në çka mbetët pas kishave të tjera, përveç se unë nuk u bëra barrë për ju? Ma falni këtë padrejtësi!
- 14 Dhe, ja, tani jam gati të vij te ju për të tretën herë dhe nuk do t`ju bëhem barrë, sepse unë nuk e kërkoj pasurinë tuaj, por ju. Sepse fëmijët nuk janë të detyruar të fitojnë për prindër, por, përkundrazi, prindërit për fëmijët.
- 15 E unë me gëzim do të shpenzoj e do të shpenzohem për shpirtrat tuaj. Por, a thua, nëse ju dua më fort, do të duhem prej jush më pak?
- 16 Ani, në dashtë! Unë nuk u bëra barrë për ju, por kështu si jam dinak, ju zura ju me dredhi.
- 17 A thua ndoshta ju shfrytëzova me anë të atyre që i dërgova te ju?
- 18 Unë iu luta Titit dhe e dërgova bashkë me një vëlla. A mos ju shfrytëzoi Titi? A thua nuk ecëm të njëjtës udhë? A thua jo të njëjtave gjurmë?
- 19 Ndoshta kaherë mendoni se po mbrohemi para jush? Jo, por po flasim para Hyjit në Krishtin: të gjitha këto i thamë për ndërtimin tuaj, o fort të dashur!
- 20 Sepse trembem të mos ju gjej ndoshta, kur të vij, ashtu si dëshiroj t`ju gjej dhe se ju do të më gjeni ashtu sikurse ju nuk do të dëshironit: që rastësisht të mos ketë grindje, smirë, zemërime, rivalitete, të përfolura, spiunime, krenari, kryengritje;
- 21 që, përsëri, kur të vij ndër ju, Hyji im të mos më përvujtërojë e të më duhet të qaj për shumë prej atyre që mëkatuan që përpara e nuk iu larguan fëlligështisë, ndyrësisë e shfrenisë që bënë.