Beselidhja e Re2 e Korintasve: Këshilla të tjera lidhur me mbledhjen e ndihmave
- 1 Lidhur me ndihmat në dobi të shenjtërve s`është nevoja t`ju shkruaj më gjatë.
- 2 Vërtet, e di gatishmërinë tuaj, për të cilën mburrem para maqedonasve: Akaja është gati që vitin e shkuar! Dhe gatishmëria juaj nxiti shumë të tjerë.
- 3 Megjithatë po i dërgoj vëllezërit që të mos hidhet poshtë në këtë pikëpamje mburrja jonë për ju, që të jeni të gatshëm, siç kam thënë që
- 4 nëse me mua vijnë maqedonas e ju gjejnë të papërgatitur, të mos koritemi ne;për të mos thënë ju;pikërisht në këtë gjë, me të cilën u mburrëm.
- 5 Prandaj, e kam çmuar për detyrë t`i dërgoj përpara vëllezërit që ta bëjnë gati dhuratën tuaj të premtuar që më parë e të jetë gati;si dhuratë bujarie e jo koprracie.
- 6 Sepse:Kush mbjell me horrjati, pak do të korrë, e kush mbjell me begati, me begati do të korrë.
- 7 Secili le të japë aq sa ia do zemra, jo i trishtuar e përdhuni, sepse: `Hyji e do atë që jep me gëzim.`
- 8 Hyji mund t`ju dhurojë çdo të mirë që gjithmonë të keni gjithçka mjaft për vete e t`ju teprojë gjithnjë për të ndihmuar çdo vepër të mirë,
- 9 siç është në Shkrimin e shenjtë: `Ai ndan me bujari, u jep skamnorëve; drejtësia e tij qëndron në amshim.`
- 10 Ai që mbjellësit i jep farën, ai do t`i japë edhe bukën për ushqim. Ai edhe juve do t`ju japë farë e do ta shumëzojë dhe do të bëjë të rriten frytet e drejtësisë suaj.
- 11 Kështu do të pasuroheni me çdo bujari, e cila me ndërmjetësinë tonë do ta lartësojë te Hyji himnin e falënderimit,
- 12 sepse kjo shërbesë ndihme nuk vlen vetëm për të përmbushur nevojat e shenjtërve, por edhe është plot falënderime të shumta ndaj Hyjit.
- 13 Besimtarët, duke e parë ndihmën tuaj, do ta lavdërojnë Hyjin për bindjen tuaj kundrejt Ungjillit të Krishtit dhe për bujarinë tuaj, me të cilën meri pjesë me ta e me të gjithë.
- 14 Ata do të luten për ju e do ta tregojnë dashurinë e madhe ndaj jush për arsye të begatisë së hirit që Hyji ka ndikuar në ju.
- 15 Lavdi Hyjit për dhuratën e tij të patregueshme!