Beselidhja e ReGalatasve: Apostujt e pranojnë Palin
- 1 Pastaj, pas katërmbëdhjetë vjetësh, përsëri u ngjita në Jerusalem bashkë me Baabën. Mora me vete edhe Titin.
- 2 Dhe u ngjita pse i nxitur nga një zbulesë. Ua parashtrova në këshillim;posaçërisht më të rëndësishëmve;Ungjillin që predikoj ndër paganë, që ndoshta të mos veproja ose të mos kisha vepruar kot.
- 3 Tashti, as Titi që ishte me mua, edhe pse grek, nuk qe shtrënguar të rrethpritej,
- 4 e kjo për shkak të vëllezërve të rrejshëm që e fusin hundën kudo, të cilët u futën padrejtësisht për të na e cenuar lirinë që na e jep Jezu Krishti;për të na bërë skllevër.
- 5 Këtyre as për një çast të vetëm nuk u lëshuam pe as nuk u nënshtruam që të ruhej e pacenuar e vërteta e Ungjillit ndër ju.
- 6 E ata që janë diçka;çka ata ishin dikur, unë s`i jap kësaj rëndësi -: Hyji nuk sheh kush është kush, këta njerëz me rëndësi në Kishë, kurrgjë nuk kërkuan të shtohet.
- 7 Por përkundrazi, ata panë se më qe besuar predikimi i Ungjillit ndër paganë, pikërisht sikurse edhe Pjetrit ndër të rrethprerë
- 8 pasi Ai që kishte vepruar në Pjetrin për apostullim ndër të rrethprerë, po ashtu kishte vepruar edhe në mua për të mirën e paganëve
- 9 dhe, duke njohur hirin që më qe dhënë, Jakobi, Kefa e Gjoni;që çmohen shtyllat e fesë;na i shtrinë të djathtat e veta, mua dhe Baabës, në shenjë të bashkësisë, kështu që ne të shkonim ndër paganë e ata ndër të rrethprerë.
- 10 Vetëm na porositën t`i kujtojmë të vobektët;gjë që jam kujdesuar ta bëj në mënyrë të veçantë.Pali i kundërshton Pjetrit
- 11 Kur Kefa erdhi në Antioki i kundërshtova ndër sy haptas, sepse e meritoi dënimin.
- 12 E njëmend, para se të arrinin disa njerëz prej rrethit të Jakobit, hante bashkë me paganë, por, kur erdhën ata, nisi të tërhiqej e të ndahej, pse i druante të rrethprerët.
- 13 Pas shembullit të tij shkuan edhe judenjtë e tjerë, kështu që edhe Baaba u gënjye prej shtirësisë së tyre.
- 14 Pra, kur pashë se nuk po ecnin drejtë sipas së vërtetës së Ungjilit, i thashë Kefës para të gjithëve: Nëse ti, që je hebre, jeton si paganët e jo si hebre, përse paganët i detyron të jetojnë si hebrenj?Hebrenjtë e paganët shëlbohen me anë të fesë
- 15 Ne jemi prej natyre hebrenj, e jo mëkatarë nga paganizmi.
- 16 Dhe e dimë [tashti] se njeriu nuk shfajësohet në saje të veprave të Ligjit, por vetëm në saje të fesë në Jezu Krishtin. Prandaj ne besuam në Jezu Krishtin, që ta fitojmë drejtësinë nga feja e Krishtit e jo nga veprat e Ligjit, sepse `askush nuk do të mund ta fitojë drejtësinë` me anë të veprave të Ligjit.
- 17 Por, nëse, duke kërkuar të fitojmë drejtësinë në Krishtin;doli në shesh se edhe ne jemi mëkatarë, a mos është atëherë edhe Krishti në shërbim të mëkatit?Prite Zot!
- 18 Porse, vërtet, në qoftë se përsëri ndërtoj, çka më parë rrënova, dëshmoj për vetvete se jam kundërvajtës.
- 19 Sepse, me anë të Ligjit, vdiqa për Ligjin që të jetoj për Hyjin; u kryqëzova bashkë me Krishtin;
- 20 jetoj, por jo më unë, në mua jeton Krishti. E këtë jetë që tani e jetoj në trup, e jetoj në fenë e Birit të Hyjit, i cili më deshi dhe e flijoi vetveten për mua.
- 21 Jo, unë nuk e hedh poshtë hirin e Hyjit, sepse, në qoftë se shfajësimi fitohet me anë të Ligjit, atëherë Krishti ka vdekur kot.