Beselidhja e ReGalatasve: Fryti i Shpirtit Shenjt dhe veprat e mishit
- 1 Krishti na liroi që të mbeteshim vërtet të lirë. Qëndroni, prandaj, e mos lejoni t`ju zënë në zgjedhën e skllavërisë!
- 2 Ja, unë, Pali, po ju them: në qoftë se rrethpriteni, Krishti më s`do t`ju vlejë asgjë!
- 3 Përsëri dua t`ju vë në dijeni: çdo njeri që rrethpritet, e detyron vetveten ta zbatojë mbarë Ligjin.
- 4 I këputët marrëdhëniet me Krishtin, ju që e themeloni shfajësimin në Ligj: keni rënë nga hiri.
- 5 Sepse ne nëpër Shpirtin Shenjt e presim me anë të fesë drejtësinë që e shpresojmë.
- 6 E njëmend, në Jezu Krishtin nuk vlen gjë as rrethprerja as parrethprerja, por;feja që vepron me dashuri.
- 7 Aq bukur vraponit! Po kush qe ai që ju pengoi e tani nuk i nënshtroheni më të vërtetës?
- 8 Një bindje e tillë me siguri nuk vjen prej Atij që ju grish!
- 9 Pak tharm e mbrun të gjithë brumin.
- 10 E, lidhur me ju, shpresoj në Zotin, se nuk do të meri një drejtim tjetër. E ai që ju turbullon, kushdo qoftë, do ta marrë dënimin.
- 11 E unë, o vëllezër, po ta predikoja gjithnjë rrethprerjen, përse do të vazhdonin të më salvojnë? Atëherë mbetka pa fuqi skandali i kryqit!
- 12 E bëftë Zoti e veten e gjymtofshin ata që mbjellin turbullime ndër ju!
- 13 Vërtet, vëllezër, ju jeni të grishur në liri! Por, kini kujdes që kjo liri të mos bëhet shkak të jetoni si do trupi, por;me dashuri shërbejini njëri-tjetrit!
- 14 Sepse i tërë Ligji përmblidhet në këtë urdhër: Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!
- 15 Nëse njëri-tjetrin nuk e lini në paqe me fjalë dhe ia breni njëri-tjetrit jetën me ngatërresa, hapni sytë: po e qitni fare njëri-tjetrin!Fryti i Shpirtit Shenjt dhe veprat e mishit
- 16 Dua të them: jetoni nën ndikimin e Shpirtit Shenjt e nuk do t`i kryeni dëshirat e mishit e të gjakut.
- 17 Sepse mishi e gjaku me dëshirat e veta i kundërshtojnë Shpirtit e Shpirti i kundërshton mishit e gjakut: këta të dy janë në kundërshtim me njëri-tjetrin që të mos bëni çka dëshironi.
- 18 E nëse ju prin Shpirti, nuk jeni të nënshtruar Ligjit.
- 19 Tashti, veprat e mishit e të gjakut janë të njohura. Ato janë: fëlligështia, papastërtia, shfrenia,
- 20 idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet,
- 21 zilitë, zdërhalljet, ndejat me pije e qejfe e të tjera si këto. Lidhur me këto po ju vë në dijeni që tani, siç jua thashë më parë: kush i bën këto, nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Hyjit.
- 22 Kurse fryti i shpirtit është: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirësia, mirësia, besnikëria,
- 23 butësia, përkormëria. Kundër këtyre nuk ka ligj.
- 24 Ata që janë të Krishtit [Jezus] e kryqëzuan trupin e vet bashkë me prirjet dhe dëshirat e ulëta.
- 25 Nëse jetojmë nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, edhe të udhëheqemi nën drejtimin e Shpirtit Shenjt.
- 26 Mos të jepemi pas lavdisë së kotë! Mos ta ngacmojmë njëri-tjetrin! Mos t`ia kemi smirë njëri-tjetrit!